E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama nxjerr foton me Fevziun duke i tërhequr veshin: Kërko falje!

Korrieri nga Korrieri
10.01.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Rama nxjerr foton me Fevziun duke i tërhequr veshin: Kërko falje!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish ashpër gazetarit Blendi Fevziu për i cili akuzoi kabinetin qeveritar për udhëtime private jashtë vendit gjatë fundjavave, ndërkohë që në media shfaqen pamje të regjistruara inspektimesh.

Rama në një postim të radhës, shkruan se gazetari Fevziu paska gënjyer dhe nuk ka publikuar asnjë fakt që tregon se ministrat gjatë të shtunave e të dielave janë nëpër udhëtime dhe publikojnë infektime sikur janë në punë.

Kryeministri thotë se ajo ishte një shpifje dhe se gazetari duhej t’i kërkonte ndjesë publikut për gënjeshtrën me 7 bishta.

Rama ndalet edhe tek përmbytjet dhe çështja Balluku.

“Dhe për të shpjeguar çudinë e vet, ai tha se gjëra më të mëdha duhet të merrnin vëmendjen time, duke filluar nga “1/3 e Shqipërisë nën ujë” – vendi ynë ka 2,874,800 hektarë nga të cilat uji kishte mbuluar 13,160 hektarë, pra jo 1/3 po 1/217”, shkruan Rama.

Reagimi i PLOTË i Edi Ramës:

PRA, BLENDI FEVZIU KA GËNJYER FORT, kur duke e parë në sy publikun nga ekrani i Opinionit ai tha, “kam fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë… Ju’a garantoj!”

Duke reaguar ndaj postimit tim pa sjellë asnjë fakt mbi këtë akuzë të rreme ose shqip, shpifje, Fevziu braktisi jo thjesht deklarimin e dhënë me garancinë se zotëronte fakte, për plot 7 ministra, që sipas tij bënin marifetin e lartpërmendur.

Në të vërtetë ai braktisi publikun e tij dhe u mor në tym me videot e inspektimeve, përballjet e Trumpit me gazetarët, lirinë e tij për të udhëtuar në Amerikën Latine, gjëra që s’kishin asnjë lidhje me arsyen e me përmbajtjen e reagimit tim.

Pa asnjë pendesë për fajin e tij live ndaj publikut, Fevziu u shfaq i çuditur që unë reagova ndaj shpifjes së tij, për të cilën ai në fakt mirë mua, që s’më detyrohet asnjë shpjegim, po publikut të Opinionit duhet t’ia kërkonte një ndjesë për gënjeshtrën me 7 bishta.

Dhe për të shpjeguar çudinë e vet, ai tha se gjëra më të mëdha duhet të merrnin vëmendjen time, duke filluar nga “1/3 e Shqipërisë nën ujë” – vendi ynë ka 2,874,800 hektarë nga të cilat uji kishte mbuluar 13,160 hektarë, pra jo 1/3 po 1/217 – apo duke vazhduar me “krizën parlamentare të shkaktuar nga kërkesa e SPAKUT”, kur në fakt kriza parlamentare e Blendit është thjesht krizë e partisë së liderit të Fevziut dhe çunit të Bahri Falliut, sepse parlamenti është me pushimet e dimrit.

“Ministrat udhëtime private jashtë vendit, ndërkohë

Por unë nuk çuditem që Fevziu nuk i kërkon ndjesë publikut të tij për gjithë atë derr gënjeshtre absurde dhe denigruese, ndaj njerëzish që ai nuk ka detyrë t’i respektojë si kundërshtarë, po ka detyrimin të mos i baltosë kolektivisht duke nxitur urrejtje.  Nuk çuditem as që i zoti i Opinionit propagandon kundër qeverisë, me të njëjtat marzhe të llahtarshme gabimi në komunikimin e fakteve, si ai i Shqipërisë së mbuluar nga uji në 1/3 – e këtu Fevzo s’është as vetëm, as më i gabuari, po të kesh parasysh ca të tjerë që gënjejnë si derra të knaqun migjenianë ditë e natë.

Nuk çuditem nga asnjë çudi e mexhelisit politik e mediatik unë, sepse më shumë se sa të vërtetës që Blendi e synon kur shkruan libra si gazetar, Fevziu i Opinionit i shërben tenxheres së tij të potershme që duhet të bubullojë përnatë, e të gërrgërrojë sa më fort mes 700 tenxhereve simotra, që ziejnë në një garë të marrë se kush shkumëzon më shumë.

Poterja gjithçka, e vërteta asgjë. Asnjë çudi????????‍??

Para

Çfarë po ndodh? NASA njofton kthimin URGJENT të austronautëve nga hapësira

Pas

EMRI/ Stamponin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohet 46-vjeçari në Kamëz!

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia
Aktualitet

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.4k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?
Aktualitet

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?
Aktualitet

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Ju ka lënë mendja apo çfarë?” – Azerbajxhani kërkon të qetësojë gjakrat mes Izraelit dhe Turqisë

“Ju ka lënë mendja apo çfarë?” – Azerbajxhani kërkon të qetësojë gjakrat mes Izraelit dhe Turqisë

23.08.2026
10.4k
Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.4k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

23.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.