E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush ishte “XHEKU i FRIKSHËM”, ekzekutori i Elton Çiços që u vra në burgun famkeq të Koridhalosit!

Korrieri nga Korrieri
19.01.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Kush ishte “XHEKU i FRIKSHËM”, ekzekutori i Elton Çiços që u vra në burgun famkeq të Koridhalosit!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një shqiptar është sulmuar për vdekje në burgun famkeq të Koridhalosit në Greqi.

Viktima është identifikuar si Jani Aliaj, me pseudonimin “Xheku”, i shumëkërkuar në Shqipëri për vrasje.

Autori i sulmit është një shtetas grek, po i dënuar për vrasje.

49-vjecari nga Tepelena, i cili ndodhej i arrestuar në Greqi prej 31 dhjetorit 2024, është vrarë sot në burgun e Koridhalos duke u goditur me thikë nga një i burgosur grek në sektorin 3 të burgut.

Edhe autori, ashtu si Aliaj, rezulton i dënuar për vrasje. Policia greke ka nisur hetimet për ngjarjen duke mos përjashtuar faktin që ngjarje të jetë vrasje me pagesë.

Jani Aliaj rezulton person i kërkuar në Shqipëri, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Cicos në 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gjithashtu ai rezulton i kërkuar edhe për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, ku tentativa e vjedhjes së një sasie të madhe marijuane përfundoi me të plagosur.

Për atë ngjarje Aliaj kërkohej për tre akuza.

Gjithashtu Jani Aliaj, i cili u arrestua në 31 dhjetor 2024 me identitetin e rremë Aleksan Kreshnik, kërkohej në Greqi pasi ishte arratisur nga burgu i Korfuzit ku vuante dënim me burgim të përjetshëm, plus 2 vjet plus 12 muaj për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006.

Dënimi i përjetshëm në maj 2018 nga Gjykata dhe si ndodhi atentati i bujshëm

Burg përjetë në mungesë vendosi Gjykata në muajin maj të vitit 2018 për Jani Aliajn, në akuzë si i dyshuar për ekzekutimin e Elton Çiços më 1 maj 2016 në Tiranë, pranë ish-Bllokut, në lokal “De Niro”, pranë Stadiumit Dinamo.

Pas hetimeve, në akuzë për vrasjen u vu Jani Aliaj, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe hakmarrjes që dy personat kishin nisur mes tyre prej vitesh, që kur ishin në Greqi. Pista kryesore mbeten mosmarrëveshjet për çështjet e drogës dy dekada më parë. Dyshohet se Çiço kishte tentuar ta eliminonte disa herë Aliajn në Greqi dhe në Shqipëri. Në Tiranë dhe në Gjirokastër ai mbeti i plagosur dy herë.

Në dosjen e plotë të prokurorisë, theksohet se Jani Aliaj dhe Renato Milloshi ishin zyrtarisht dy personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Elton Çiçës në atë kohë, i ekzekutuar mbrëmjen e 1 majit në një lokal në qendër të Tiranës. Aliaj u arratis deri në kapjen e tij në Greqi, më 2024, ku priste ekstradimin, por edhe atje akuzohej dhe ishte i dënuar për krime të rënda.

Elton Çiço sipas prokurorisë dyshohet se ka qenë autori apo porositësi i disa ngjarjeve në shenjë hakmarrje për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të tij në qytetin e Tepelenës.

Kjo është arsyeja përse ai u ekzekutua me plumb në kokë në një nga zonat më të populluara të Tiranës teksa ishte në shoqërinë e një oficeri policie, një gazetari dhe një mjeku. Për fshehjen e armës së viktimës policia arrestoi oficerin e policisë dhe mjekun, por ata u lanë të lirë nga gjykata pak kohë më parë.

Disa nga provat e krimit sipas prokurorisë janë gjetur në një automjet tip “BMW X6” që përdorte Jani Aliaj dhe në shtëpinë me qira të të dashurës së tij në Tiranë.

Sipas dosjes së prokurorisë rezulton se 36-vjeçari nga Tepelena është ekzekutuar me dy plumba ndërsa lidhur me personalitetin e tij prokuroria e dyshohen atë si autor ose porositës i një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.

Zanafilla e këtyre ngjarjeve është dhunimi dhe grabitja e prindërve të Çiçës në Tepelenë më 30 mars të vitit 2015. Disa persona të maskuar kanë hyrë në banesën e prindërve të shtetasit Elton Çiça dhe pasi kanë ushtruar dhunë ndaj tyre u kanë vjedhur një sasi prej 5000 Eurosh dhe janë larguar.

Gjatë hetimeve në lidhje me këtë ngjarje janë identifikuar autorët e kësaj ngjarje të cilët kanë rezultuar të jenë shtetasit Ervis Imeri, Robert Rama, Sokol dhe Arben Jella.

Pas kësaj ngjarje dyshohet se shtetasi Elton Çiça ka nisur të hakmerret ndaj personave që dhunuan dhe grabitën prindërit e tij. Më 08.06.2015, rreth orës 20:00, në lagjen nr.17/1 të qytetit të Durrësit është vrarë me armë zjarri Robert Rama.

Më 12.07.2015, në automjetin e markës “Fiat”, model Cinquecento, me targa “AA 021 HD”, në përdorim të shtetasit Ervis Imeri është vendosur një sasi prej 600 gr lëndë eksplozive (tritol) e lidhur me një telefon, e gatshme për t’u shpërthyer. Aktivizimi i lëndës plasëse nuk është kryer sepse Ervisi Imeri e ka diktuar lëndën shpërthyese.

Më 07.12.2015, në Kombinat, si pasojë e shpërthimit të një lënde eksplozive është shkatërruar automjeti i “Golf”, me targa “AA 880 BX”, ku brenda ishte pronari, Elton Imeri, vëlla i Ervis Imerit. Si pasojë e shpërthimit Elton Ymeri është gjymtuar duke humbur një nga këmbët.

Sipas prokurorisë dyshohet që këto ngjarje të rënda kriminale e kanë pikënisjen nga ngjarja e datës 30.03.2015 e ndodhur në qytetin e Tepelenës, dhe se sipas tyre është hakmarrja e Elton Çiçës.

Në vijim të hetimeve policia ka njoftuar që viktima ka pasur një konflikt serioz me shtetasin Jani Aliaj, i plagosur me thikë në një burg në Greqi nga Çiço.

Jani Aliaj është tentuar të vritet rreth një javë para vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në Gjirokastër. Sipas informacionit të policisë autori i vrasjes së Elton Çiçës, ka zbritur nga një automjet Ford Focus, ngjyrë e errët, me targa të palexueshme.

Në parkingun e kompleksit të pallateve te ish-Parku është konstatuar e braktisur autovetura Ford Focus me targa AA560NX, për të cilën nuk interesohet njeri.

Këto prova janë konfirmuar edhe nga analizat e AND-së së një bishti cigareje të gjetur pranë vendit të ngjarjes si dhe nga qelizat e antenave telefonike.

Por pavarësisht prove, policia nuk ka mundur të gjejë ende autorët e dyshuar të vrasjes se Elton Çiçës.

Para

Call-centeri mashtrues tek “Atti Tower”, GJKKO lë në burg 8 të arrestuarit (EMRAT)

Pas

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Laç, vdes 25-vjeçari, dy të plagosur

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.