E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Balluku i bën nderin e dytë të jetës Bashkim Ulajt, i firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll!

Korrieri nga Korrieri
02.02.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Balluku i bën nderin e dytë të jetës Bashkim Ulajt, i firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në datën 16 janar 2026, Belinda Balluku i ka bërë nderin e dytë të madh të jetës biznesmenit Bashkim Ulaj. Nderi i parë ishte firmosja e koncesionit të rrugës Thumanë – Kashar.

Ndërkohë, në kulmin e procedurave ligjire në Kuvend dhe në Gjykatën Kushtetuese për imunitetin, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka firmosur pas një kalvari 13 mujor lejen e ndërtimit të resortit turistik “Blue Borgo”, i ndodhur në fshatin Baks Rrjoll, në Bashkinë Shkodër.

Ministrja me disa akuza mbi shpinë, ka sfiduar hapur çdokënd, nga banorët e zonës në Baks, të cilët u ngritën në protesta, prokurorët, deputetët apo edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Me një të rënë të lapsit, Balluku i dha biznesmenit Ulaj, plot 146 hektarë në zonën ranore në afërsi të Velipojës, teksa koha dhe mënyra e firmosjes së kësaj leje është tepër e dyshimtë.

VoxNews ka mësuar se, krerët e shtetit kanë ngurruar për muaj me radhë për të firmosur këtë leje gjigande, duke qenë se banorët e Baks Rrjoll kanë bërë padi në gjykatë dhe kallëzime në Prokurorinë e Posaçme për tjetërsime pronash.

Por, në këto kohë, ministrja Balluku nuk ka asgjë për të humbur, duke parë këmbënguljen e Prokurorisë së Posaçme për t’a vënë nën akuzë apo për t’i vendosur një masë shtrënguese sigurie.

EKSKLUZIVE/ Balluku i bën nderin e dytë të jetës Bashkim

Faksimile: Leja e ndërtimit e KKTU-së, për objektin ‘resort turistik Blue Borgo me 33 struktura akomoduese

Ministrat e linjës, sidomos ata të Mjedisit dhe Turizmit, kanë ngurruar për të vendosur firmën e tyre, nga frika e një hetimi të mundshëm të SPAK-ut.

Por, ja ku vjen sërish ministrja Balluku, e cila në një kohë shumë të trazuar, vendos emrin, vulën dhe firmën e saj.

Pas kësaj firme, Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur me shpejtësi këtë leje ndërtimit, për objektin “resort turistik blue borgo me 33 struktura akomoduese dhe shërbimi me 3 dhe 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, 1 strukturë akomoduese tip hotel me 1 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, 3 struktura social kulturore me 1 dhe 3 kate mbi tokë”, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues “Aba Blue Borgo”.

EKSKLUZIVE/ Balluku i bën nderin e dytë të jetës Bashkim

Në foto: Zona ku do të zhvillohet masterplani ka një sipërfaqe prej 146 hektarësh

Në dokumentet që ka hulumtuar VoxNews përcaktohet se zona ku zhvillohet masterplani ka një sipërfaqe prej 146 ha.

“Ekziston një rrugë e re lidhëse që kalon përmes zonës, duke e ndarë atë në një zonë të pjerrët me sipërfaqe 89 ha, dhe një zonë të sheshtë ku do të vendoset struktura akomoduese. Vendi është i aksesueshëm me lidhje ndërkombëtare dhe kombëtare me transport privat” thuhet në dokument.

Sipas saj, i gjithë totali i ndërtimit është përqëndruar në masterplanin e propozuar në zonën e sheshtë të pronës.

“Masterplani i propozuar ka një total ndërtimi mbi tokë prej 404,612.50 m2. Projekti parashikon zhvillimin e një kompleksi multifunksional në një zonë bregdetare, i cili përfshin një gamë të gjerë strukturash dhe shërbimesh të larmishme për të plotësuar nevojat e vizitorëve dhe banorëve” vijon dokumenti.

Pra, në një zonë gjigante me sipërfaqe prej 1,460,549.8 m2 do të vendoset ky resort.

EKSKLUZIVE/ Balluku i bën nderin e dytë të jetës Bashkim

Faksimile: Kompania e regjistroi lejen e ndërtimit në QKB në datën 23 janar 2026

Në një kohë që opinioni publik mbushej me lajmet e seancave në Këshillin e Mandateve, në Gjykatën Kushtetuese apo edhe vendime të Prokurorisë së Posaçme, ministrja Belinda Balluku ka vepruar me shpejtësi dhe ka fituar kohë që të firmosë “nderin” e dytë për Ulajn.

Në datën 23 janar 2026, kompania e Ulajt regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit lejen e ndërtimit të zbardhur nga KKTU.

Shoqëria “ABA Blue Borgo” i kërkoi QKB-së kërkesë për hapje të adresës sekondare të ushtrimit të aktivitetit.

Kërkesën e bëri administratorja Ledi Hysenaj, e cila kërkonte me ngum që të hapej adresa në zonën e Baks Rrjoll, Bashkia Shkodër.

Administratorja kërkonte të regjistronte lejen e ndërtimit për resortin “Blue Borgo”, “sipas lejes së
ndërtimit nr. 360/1 prot, datë 15.01.2026, të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit”.

EKSKLUZIVE/ Balluku i bën nderin e dytë të jetës Bashkim

Faksimile: Resorti është në pronësi të familjes dhe njerëzve të afërt të biznesmenit Bashkim Ulaj

VoxNews ka mësuar se kompania që do të ndërtojë resortin është regjistruar disa vite më parë në QKB. Janë bërë disa transaksione mes biznesmenit Bashkim Ulaj, i cili ka marrë dhe ka shitur disa aksione te familjarë dhe njerëz të afërt të tij.

Ka dyshime se transaksionet janë formale, ku në disa raste është edhe për të humbur gjurmët nga pronari fillestar.

Fillimisht, i besuari i tij Andri Kasneci e regjistroi kompaninë në emër të tij dhe pas nxjerrjes dhe kërkesave për leje në KKTU, aksionet i kanë kaluar më pas Bashkim Ulajt. /voxnews

Para

Atentati ndaj berber “COLIT” në Lezhë, reagon policia: Ja si u plagos Sokol Daci!

Pas

“E bëj për familjen”/ Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares!

Nga Kategoria

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.3k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet
Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.3k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.