E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“E bëj për familjen”/ Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares!

Korrieri nga Korrieri
02.02.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
“E bëj për familjen”/ Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.

Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të dyshuarit akuza të trafikimit ndërkombëtar të drogës, por për trafikimin e dhjetëra vajzave dhe grave nga Medellin dhe Bogota për t’u shfrytëzuar si punonjëse seksi në Shqipëri.

Me vullnet të plotë, por për ta mësuar më vonë se në cilin rreth të ferrit kanë hyrë duke ushtruar prostitucion, qindra vajza të reja edhe nga vende të tjera të Amerikës Latine ranë në rrjetën e trafikantit Lukas Betancur dhe babait të tij, cilësuar si shefat e njërit prej grupeve kriminale, që i përdori të gjitha metodat në industrinë e seksit të detyruar.

Gati 1 milionë euro llogaritet të jenë transferuar nga viktimat e tyre që punuan si eskorta në Shqipëri, që ushtruan prostitucion në të gjithë vendin, me viktima që u joshën dhe që mbetën në skllavërinë e shfrytëzimit të trupit, duke u qarkulluar më pas në Serbi, Kroaci dhe Spanjë.

Për Shqipërinë, ky fenomen po kthehet në një shqetësim, sidomos katër vitet e fundit.

Rrjeti i Betancur nuk është i vetmi. Vajza nga Venezuela, Ekuadori, Brazili, Ukraina, Kina, Afganistani, Turqia, Rumania regjistrohen përditë në dosjet e policisë shqiptare, në të cilat përshkruhen të dhëna tronditëse.

Forma e parë: joshja përmes mashtrimit për një jetë më të mirë apo marrja peng nga një borxh i pakthyer; kaq mjafton që këto të reja, duke nisur nga 19 vjeç e deri në 40 vjeç, herë si masazhatore e herë të reklamuara me dëshirë, ushtrojnë prostitucion në një botë të padukshme, por sidoqoftë të dalë hapur në faqe eskortash.

“Quhem Valentina, erdha këtu me një mikeshë që është personi që më sugjeroi të udhëtoja në Shqipëri. Në Kolumbi, ajo ishte praktikisht një mikeshë e shtëpisë sime, ndaj dhe vendosa të vij me të. Nuk e dija që do vija për këtë punë dhe që dënohej ligjërisht. Na priste një kontakt i saj; nuk isha e informuar që prostitucioni është i ndaluar dhe ndaj pranova t’ma prejnë biletën. Kisha nevojë për para dhe, mbi të gjitha, kisha besim tek mikeshja ime.

Trafikanti, kur mbërritëm këtu, na paralajmëroi se me punën që do bënim mund të kishim probleme me ligjin, se duhet të bënim kujdes, dhe madje ai e kërcënoi mikeshën time kur na gjeti apartamentin. Na gënjyen të dyjave. Kemi ardhur në një vend për të cilin nuk njihnim asgjë. Ditën kur na erdhi policia në apartament ishte një shok për mua.

Në Kolumbi, prostitucioni është i lejuar, ndaj kur erdha në Shqipëri nuk e dija që policia do të trokiste në derë. Puna ime e vërtetë në Kolumbi ishte estetika, por kam një fëmijë për të rritur dhe katër anëtarë të tjerë të familjes që jetonin vetëm me rrogën time. Minimumi jetik në Kolumbi nuk mjafton për asgjë.

Trafikantët më bindën se këtu bëhen para dhe ndaj erdha; kisha synimin që kur të kthehesha në Medellín të kisha qendrën time estetike. Unë qëndrova katër muaj në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe unë nuk munda të paguaja as qeranë e familjes time atje, sepse paratë nuk i shihja as kur paguheshin, as kur i merrnin. Unë në të gjithë këtë histori jam një viktimë, sepse në Shqipëri prostitucioni qenka krim; tani ne kemi probleme me drejtësinë dhe shefi është në burg”.

Historia e 23-vjeçares është e njëjtë me atë të vajzave të tjera të arrestuara në së paku 75 operacione brenda një viti në Shqipëri.

Shumë prej tyre, në çastin që marrin avionin në vendlindje, e dinë se në këmbim të parave do të punojnë si punonjëse seksi.

Prezantohen si ekspertë, që paguhen me orë ose ditë. Pa emrin real dhe me një identitet të rremë, vajzat pa emër serviren përmes platformave dixhitale në vitrinat virtuale./tch

 

Para

Balluku i bën nderin e dytë të jetës Bashkim Ulajt, i firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll!

Pas

Zbardhet biseda mes Epstein dhe Lajçak: Nuk e dinë si jam në aksion…

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

29.09.2026
10.4k
Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.