E mërkurë, 26 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Diplomatët shqiptarë në rrezik, brenda një viti do të merren në provim nga Spiropali

Korrieri nga Korrieri
10.02.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
“Duket sikur ju kanë rrahur”, Spaho thumbon Spiropalin pasi Belinda Balluku e bëri për “2 lekë” disa ditë më parë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ishte sot në komisionet parlamentare për të prezantuar një ligj të ri për shërbimin e jashtëm, që ajo me zell e prezantoi si një iniciativë që do i zbardhë faqen Shqipërisë dhe do të ofrojë mundësi karriere për këdo, në meritë.

Ndërsa dokumenti synon zyrtarisht rregullimin e karrierës diplomatike, një pikë specifike në fund të tij – neni 68, pika 3 – po ngre alarme për një valë të mundshme largimesh të diplomatëve profesionistë dhe hapjen e dyerve për prurje të pastra politike.

Neni 68, i cili titullohet “Dispozita kalimtare”, fsheh në pikën e tij të tretë një detyrim që mund të ndryshojë rrënjësisht fizionominë e trupës sonë diplomatike. Sipas këtij neni, të gjithë punonjësit aktualë të Shërbimit të Jashtëm “duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre”.
Ky proces duhet të përfundojë brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Në tekstin e projektligjit, “procedurat dhe kriteret e testimit” nuk janë të përcaktuara. Ato lihen në dorë të një akti nënligjor që do të miratohet më vonë. Kjo “pabesi” ligjore krijon një terren të pasigurt për diplomatët e karrierës, pasi:nuk dihet se kush do t’i hartojë pyetjet, kush do të jetë komisioni vlerësues dhe cilat do të jenë standardet e kalueshmërisë. Çdo diplomat që nuk kalon këtë testim “të paqartë” rrezikon të mbetet jashtë sistemit, duke i ndërprerë karrierën e ndërtuar ndër vite.

Pika më kritike u ngrit nga opozitarët është se ky testim mund të shërbejë si një filtër politik. Duke larguar diplomatët aktualë përmes një procesi testimi ku rregullat caktohen “gjatë lojës”, krijohen vakanca të menjëhershme në sistem.

“Le të jetë gruaja e filanit apo kunata e dikujt tjetër, le të kalojë testimin dhe të hyjë, ky nuk është nepotizëm”,-ju tha Spiropali sot kritikëve.

Projektligji i jep kompetenca të gjerë Ministrit dhe Akademisë Diplomatike (e cila është nën varësi direkte të Ministrit) për të administruar këto testime. Pa kritere ligjore të forta dhe me një rregullore që pritet të miratohet jashtë vëmendjes së Kuvendit, ekziston frika se Shërbimi i Jashtëm do të mbushet me individë që gëzojnë mbështetje politike, duke anashkaluar parimet e profesionalizmit dhe meritës që ligji pretendon se mbron.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet ligji i mëparshëm nr. 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm”. Kjo lëvizje ligjore e zhvesh trupën diplomatike nga mbrojtja që gëzonte më parë, duke i vendosur ata përballë një “testi besnikërie” të maskuar si test aftësie.

Ndërsa 12 muajt e parë pas botimit në Fletoren Zyrtare do të jenë vendimtarë, pyetja mbetet: A po shkojmë drejt një diplomacie të karrierës apo drejt një administrate që ndryshon sipas ngjyrave të pushtetit?

Para

Salianji thirrje për protestën e opozitës kundër Ramës ndërsa cilësohet i vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike

Pas

U dënua me një vit burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici

Nga Kategoria

Ermal Beqiri mbetet në burg në Francë, mediat franceze: Biznesmeni milioner kishte bërë foto me Macron gjatë vizitës zyrtare në Tiranë
Aktualitet

Ermal Beqiri mbetet në burg në Francë, mediat franceze: Biznesmeni milioner kishte bërë foto me Macron gjatë vizitës zyrtare në Tiranë

25.08.2026
10.3k
“Ethet e Nilit” në Korçë, a duhet të kemi frikë? – ISHP: Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat
Aktualitet

“Ethet e Nilit” në Korçë, a duhet të kemi frikë? – ISHP: Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat

25.08.2026
10.3k
U arrestua për spiunazh, Fatmir Sheholli i dha 1 mijë euro Milaim Zekës për të publikuar materiale nga shërbimi sekret serb
Aktualitet

U arrestua për spiunazh, Fatmir Sheholli i dha 1 mijë euro Milaim Zekës për të publikuar materiale nga shërbimi sekret serb

25.08.2026
10.3k
Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar
Aktualitet

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

25.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.4k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!

Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!

24.08.2026
10.4k
Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.4k
Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

23.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.4k
Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

23.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.