E mërkurë, 26 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Drogë nga ‘jugu në veri’, goditet banda në Elbasan: Arrestohen 4 persona, sekuestrohen kanabis dhe armë (EMRAT-VIDEO)

Korrieri nga Korrieri
12.02.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Drogë nga ‘jugu në veri’, goditet banda në Elbasan: Arrestohen 4 persona, sekuestrohen kanabis dhe armë (EMRAT-VIDEO)
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një grup kriminal që shiste lëndë narkotike në disa qytete të vendit, nga veriu në jug, ndërsa në pranga kanë rënë katër persona. Të arrestuarit janë: Arben Guçe, Elion Qeva, Fran Pjetra dhe Mark Muraca.

Sipas hetimeve, 4 anëtarët e grupit, siguronin dhe transportonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e saj në disa qytete të vendit, nga veriu në jug, si dhe trafikimin jashtë territorit të Shqipërisë.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se Muraca i kishte vënë në dispozicion një automjet Pjetrit me qëllim transportimin e lëndës narkotike. I arrestuari Arben Guçe, i cili po drejtonte një automjet, ka tentuar të arratiset dhe ka dëmtuar një automjet të policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, 2 automjete dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas disa javësh hetime operacioni policor i koduar “Jug & Veri”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 shtetas, të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëve.

Gjithashtu, vihet në pranga një tjetër bashkëpunëtor, i cili ka vënë në dispozicion automjetin e tij, në të cilin u gjet lënda narkotike Cannabis Sativa.

Gjatë ndërhyrjes, njëri nga drejtuesit e automjetit (i arrestuar), ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka dëmtuar mjetin e shërbimit të Policisë.

Sekuestrohen 41 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, 2 automjete dhe 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një hetimi disa javor me metoda speciale hetimi, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Jug & Veri”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. G., 31 vjeç,
E. Q., 29 vjeç,
F. P., 35 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur ndalimi me iniciativë i shtetasit: M. M., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se ka vënë në dispozicion automjetin e tij shtetasit F. P., me qëllim transportimin e lëndës narkotike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe transportonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e saj në disa qytete të vendit, nga veriu në jug, si dhe trafikimin jashtë territorit të Shqipërisë.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në unazën e qytetit të Elbasanit, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka dëmtuar mjetin e shërbimit të Policisë.

Nga kontrolli në automjetin me drejtues shtetasin A. G. dhe pasagjer shtetasin E. Q., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, së bashku me 32 fishekë luftarakë, e cila dyshohet se do të trafikohej.

Ndërsa në automjetin tip “Volksëagen Golf”, me drejtues shtetasin F. P., u gjet dhe u sekuestrua 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila dyshohet se transportohej me qëllim trafikimin drejt Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë.

Shtetasi F. P. dyshohet se ka transportuar lëndën narkotike nga Shkodra drejt Elbasanit, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, 2 automjete dhe 2 aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Para

“E kuptuam që diçka nuk shkonte”/ Masakra me 10 të vdekur në Kanada, nxënësi tregon momentet e tmerrit: Përdorëm tavolinat për…

Pas

I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergei Hasanapapa

Nga Kategoria

Ermal Beqiri mbetet në burg në Francë, mediat franceze: Biznesmeni milioner kishte bërë foto me Macron gjatë vizitës zyrtare në Tiranë
Aktualitet

Ermal Beqiri mbetet në burg në Francë, mediat franceze: Biznesmeni milioner kishte bërë foto me Macron gjatë vizitës zyrtare në Tiranë

25.08.2026
10.3k
“Ethet e Nilit” në Korçë, a duhet të kemi frikë? – ISHP: Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat
Aktualitet

“Ethet e Nilit” në Korçë, a duhet të kemi frikë? – ISHP: Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat

25.08.2026
10.3k
U arrestua për spiunazh, Fatmir Sheholli i dha 1 mijë euro Milaim Zekës për të publikuar materiale nga shërbimi sekret serb
Aktualitet

U arrestua për spiunazh, Fatmir Sheholli i dha 1 mijë euro Milaim Zekës për të publikuar materiale nga shërbimi sekret serb

25.08.2026
10.3k
Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar
Aktualitet

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

25.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

25.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Ermal Beqiri mbetet në burg në Francë, mediat franceze: Biznesmeni milioner kishte bërë foto me Macron gjatë vizitës zyrtare në Tiranë

Ermal Beqiri mbetet në burg në Francë, mediat franceze: Biznesmeni milioner kishte bërë foto me Macron gjatë vizitës zyrtare në Tiranë

25.08.2026
10.3k
‘Pasqyrë Albania’ – Rama: Qytetarët do t’i ndjekin ankesat në kohë reale, do dihet kush i mban peng

‘Pasqyrë Albania’ – Rama: Qytetarët do t’i ndjekin ankesat në kohë reale, do dihet kush i mban peng

25.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k

Boom-i Javës

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.4k
Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

23.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.