E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Procedura e përshpejtuar për ligjet e integrimit: Detyrim apo rrezik për transparencë?

Korrieri nga Korrieri
17.03.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Pritshmëritë e sesionit të ri parlamentar! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po hyn në një fazë intensive dhe kërkon miratimin e një numri të madh ligjesh për përafrimin me legjislacionin europian. Përballë këtij presioni kohor, Kuvendi i Shqipërisë ka propozuar ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, që parashikojnë përdorimin e një procedure të përshpejtuar për ligjet që lidhen me integrimin europian.

Në praktikë, kjo do të thotë se një numër i madh ligjesh që përafrojnë legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Europian mund të miratohen në Parlament në një kohë shumë më të shkurtër se procedurat normale parlamentare. Megjithatë, organizatat e shoqërisë civile paralajmërojnë se ky mekanizëm mund të krijojë më shumë probleme sesa zgjidhje.

Organizatat ngrenë shqetësimin se procedura mund të zbatohet automatikisht, pa një vlerësim parlamentar rast pas rasti për urgjencën e çdo projektligji dhe pa i dhënë kohën e mjaftueshme për shqyrtim. Në praktikë, kjo mund të çojë në një situatë ku një numër i madh ligjesh, shpesh teknikisht komplekse dhe me ndikim të gjerë institucional apo ekonomik, miratohen pa debat të mjaftueshëm parlamentar dhe pa konsultim publik.

Një nga shqetësimet më të mëdha lidhet me mungesën e një afati minimal për shqyrtimin e projektligjeve në komisionet parlamentare. Nëse një projektligj kalon me procedurë të përshpejtuar pa një periudhë të përcaktuar shqyrtimi, deputetët mund të kenë shumë pak kohë për t’u njohur me përmbajtjen e tij. Kjo situatë rrezikon të dobësojë funksionin e parlamentit si institucion kontrolli dhe debati mbi legjislacionin.

Blerjana Bino nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) shprehet se ndryshimet e propozuara mund të ndikojnë në transparencën dhe cilësinë e procesit legjislativ.

“Procesi i integrimit europian kërkon jo vetëm miratim të shpejtë të legjislacionit, por edhe standarde të larta të konsultimit publik, shqyrtimit parlamentar dhe përfshirjes së aktorëve të interesit. Procedurat e përshpejtuara mund të jenë të nevojshme në raste të caktuara, por kur përdoren shumë shpesh ose bëhen praktikë e zakonshme, ato mund të kufizojnë hapësirën për debat dhe analizë të thelluar. Ligjet që lidhen me reforma të rëndësishme kërkojnë kohë për t’u shqyrtuar mirë, për të dëgjuar ekspertët, shoqërinë civile dhe grupet e interesit dhe për të vlerësuar pasojat e tyre.”

Mungesa e garancive për konsultim publik

Një tjetër shqetësim i ngritur nga organizatat e shoqërisë civile lidhet me mungesën e garancive për konsultimin publik. Ndryshimet e propozuara në rregulloren parlamentare nuk përmbajnë dispozita të qarta që detyrojnë komisionet parlamentare të konsultohen me ekspertët, organizatat e shoqërisë civile apo sektorët që preken nga ligjet.

Erida Skendaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehet se procedura e përshpejtuar dëmton konsultimin publik, i cili është i rëndësishëm veçanërisht për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së.

“Ndihmon në përthithjen e tij nga qytetarët dhe në përshtatjen e tij me zhvillimin social dhe ekonomik të vendit. Aq më tepër kur ky përafrim po zhvillohet me inteligjencë artificiale, ka shumë rëndësi testimi i tij përpara miratimit, përmes një konsultimi cilësor dhe të gjithanshëm.”

Sipas ekspertit Erjon Tase nga Akademia Politike, përfshirja e grupeve të interesit është thelbësore për cilësinë e legjislacionit. Ai argumenton se bizneset, eksportuesit dhe sektorë të tjerë që preken nga ligjet duhet të kenë mundësinë të japin kontributin e tyre për mënyrën se si legjislacioni do të zbatohet në praktikë.

“Në shumë raste, vetë legjislacioni europian parashikon edhe periudha tranzitore për zbatimin e rregullave të reja, të cilat duhet të diskutohen me aktorët që do të ndikohen drejtpërdrejt prej tyre. Grupet e interesit nuk duhet të jenë pas derës duke pritur momentin kur ligji të paraqitet në Parlament. Është detyrë e Kuvendit të krijojë mekanizma të rinj ose të përforcojë mekanizmat ekzistues, për t’i njoftuar dhe për t’i përfshirë në kohë.”

Për Blerjana Binon, përfshirja e shoqërisë civile dhe e grupeve të interesit është shumë e rëndësishme, sepse ndihmon që procesi legjislativ të jetë më transparent, më i informuar dhe më i besueshëm për publikun.

Shqetësimet për konsultimin publik nuk janë vetëm teorike. Organizatat e shoqërisë civile sjellin si shembull procesin e ndryshimeve në Kodin Penal të Shqipërisë në fund të vitit të kaluar.

Sipas tyre, edhe pse u zhvilluan konsultime formale, shumë nga rekomandimet e organizatave nuk u reflektuan në tekstin final të ligjit. Kjo ka krijuar perceptimin se konsultimi publik shpesh mbetet një procedurë formale dhe jo një proces real që ndikon në vendimmarrje.

Ekspertët kërkojnë gjithashtu më shumë transparencë për mënyrën se si klasifikohen projektligjet që kalojnë me procedurë të përshpejtuar. Sipas tyre, publiku, media dhe organizatat e interesuara duhet të kenë mundësi të identifikojnë qartë cilat ligje po shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar, mbi çfarë baze procedurale është marrë vendimi dhe cilat dokumente shpjegojnë urgjencën dhe përputhshmërinë me legjislacionin europian.

Më 13 mars 2026, një grup organizatash të shoqërisë civile depozituan një draft-propozim në Kuvendin e Shqipërisë, ku sugjerojnë disa masa për të balancuar nevojën për shpejtësi me standardet demokratike të procesit ligjvënës.

Mes tyre kërkohet që procedura e përshpejtuar të mos zbatohet automatikisht, por të kërkojë një vendim të arsyetuar parlamentar për çdo projektligj. Po ashtu propozohet vendosja e një periudhe minimale shqyrtimi në komisione prej të paktën 10 ditësh pune.

Gjithashtu kërkohet detyrimi për konsultim publik edhe në rastet e procedurës së përshpejtuar, rritja e transparencës për dokumentet që shoqërojnë projektligjet, si dhe forcimi i rolit të komisioneve parlamentare sektoriale në shqyrtimin e ligjeve që lidhen me procesin e integrimit europian./Ida Ismalaj, acqj.al

Para

Malaj kritikon projektin e Porto Romanos: U bllokua porti pa qenë gati alternativa, vendimmarrje me gabime serioze

Pas

Anulohet procedura për “Niko Dovanën”, si dështoi projekti i Stadiumit të ri të Durrësit

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.3k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia
Aktualitet

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.3k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?
Aktualitet

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?
Aktualitet

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
VIDEO/ Dalin pamjet e papublikuara të arrestimit të “El Chapos”: Njerëzit e mi kanë marrë porosi të mos bëjnë gjë nëse kapem

VIDEO/ Dalin pamjet e papublikuara të arrestimit të “El Chapos”: Njerëzit e mi kanë marrë porosi të mos bëjnë gjë nëse kapem

23.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.