E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

3-vjeçarja ‘maja e ajsbergut’/ Vërshojnë denoncimet për dhunën në kopshte

Korrieri nga Korrieri
09.11.2023
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
3-vjeçarja ‘maja e ajsbergut’/ Vërshojnë denoncimet për dhunën në kopshte
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 Rasti i dhunimit të 3-vjeçares në kopshtin “Stinët” në Tiranë, të cilës iu thye këmba nga edukatorja, teksa ishte në orarin e gjumit të drekës, ka qenë vetëm maja e ajsbergut mbi gjendjen që është sot sistemi arsimor dhe edukimi i brezave të rinj. Të miturën nuk e dhunoi vetëm edukatorja, e dhunoi dhe drejtoresha e kopshtit që tentoi fshehjen e lajmit, e dhunuan dhe punonjësit e policisë në komisariatin e policisë numër 1 që neglizhuan denoncimin e prindërve të vogëlushes, apo ca më keq pranuan rryshfet nga pronarët e kopshtit.

E dhunuan dhe institucionet e tjera, që linin të lulëzonte një kopsht, ku prindërit besuan rritjen e qindra fëmijëve, i cili funksiononte në ilegalitet të plotë. E jo në ndonjë zonë të humbur periferike, por në mes të Tiranës, pak metra larg drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit. Rasti që mori përmasat reale të trajtimit, vetëm pas denoncimit në emisionin Stop, ku prindërit përveç përballjes për shëndetin e të miturës në spitalin e Traumës, u përballën dhe me mungsën e reagimit të institucioneve, ka shërbyer për dhjetëra denoncime të tjera.

Në kopshtin “Stinët” dhunimi i 3-vjeçares nuk ishte rasti i parë. Në protestën e thirrur nga aktivistë të shoqërisë civile, një ditë pas publikimit të rastit, prindër të ndryshëm pranuan se situata të tilla kishin ndodhur dhe më herët. Ndërkohë që edukatorja Majlinda Dehima ishte larguar nga një kopsht në zonën e Freskut pikërisht se kishte dhunuar një tjetër fëmijë të mitur. Rasti pritet që të publikohet po sot në emisionin STOP. E megjithatë, pas largimit nga kopshti publik, Dehima ishte punësuar te ‘Stinët’, ku mbrëmjen e djeshme u publikuan edhe pamjet, sesi ajo ofentonte të voglën me fjalë fyese si “sharabajgë’, përpara se ti thyente këmbën.

Ndërkohë sot një rast i rëndë është publikuar nga JOQ, bëhet fjalë për dhunimin e një 5-vjeçare në qytetin e Durrësit, po në ambientet e një kopshti. Vogëlushja Soleil shkonte prej tre vitesh ne kopshtin privat të quajtur “Kinder” dhe është bërë viktimë e dhunës së edukatoreve disa herë.

Rasti i parë i dhunës ndaj Soleit është regjistruar në Korrik, ku edukatore Mirela e këtij kopështi e kishte mbyllur në banjo dhe i kishte shkulur flokët. Në lidhje me rastin ka bënë në dijeni drejtoreshën e kopështit teksa ajo i ka thënë se në banjë nuk kanë kamera.

Rasti i dytë është regjistruar në Shtator, ku edukatore Adelina e ka qëlluar me shpullë dhe shenjat e dukshme të dhunës kanë shënjuar fytyrën e brishtë të vogëlushes. Mamaja e vajzës është shprehur se ka parë pamjet filmike të kamerave kur ndaj 5 vjeçares është ushtruar dhunë por institucioni nuk i ka lejuar t’i marrë.

Ajo ka vënë në dijeni Danielën, drejtoreshën e kopshtit për rastin teksa kjo e fundit i ka thënë se edukatore Adelina është pushuar nga puna. Kjo e fundit i ka kërkuar falje mamasë së vajzës pasi i ka dërguar foton e shenjave të gishtave në fytyrën e vajzës. Pas asaj dite sqaron e ëma ajo nuk e ka dërguar më vajzën në atë kopsht, ndërkohë që situata e ka kapur në një moment delikat jetësor, pasi ishte dy ditë përpara lindjes së dytë.

“Fëmija im nuk është më në atë kopësht që nga dita e shpullës. Dhe për atë kopësht kam shkuar edhe në Polici për drejtoreshën e kopështit pasi ajo ka ngritur denoncim ndaj vëllait dhe bashkëshortit tim për presion dhe ne aty e kemi denoncuar dhe gjpja OPGJ do shkonte të merrte pamjet gjë që nuk u bë më mbrapa. Dhe jo se e kemi lënë pas dore por unë dy ditë pas ngjarjes kam lindur fëmijën tjetër dhe ka ngelur kjo gjë kështu. Fëmija im që nga ajo ditë nuk ka shkuar më në atë kopësht!”, sqaron mamaja e të miturës, ndërkohë që dhe një nënë tjetër në koment, ndaj të njëjtin shqetësim për kopshtin në fjalë, ndërsa thotë se vajza e saj ra pre e bullizmit.

“Vajza ime u bullizua në këtë kopësht, u etiketua me fjalë ofenduese nga Daniela e cila si administratore, eshte nje grua arrogante dhe pasi i shikoi femijet si biznes, filloi me arrogance. Do doja disa gjera mos ti komentoja, pasi gjendja stresuese qe ajo mua me shkaktoi, ishte plage shume e mqdhe per mua. Madje pasi e hoqa vajzen nga Kopshti Kinder, me beri block edhe mua si nene, edhe instagramit te nje engjelli 4 vjecar, a thua se me blockun ndaj vajzes sime, mund te fshihte perbindeshin e brendshem”, shkruan një tjetër nënë.

Para

I porsalinduri që u braktis në bodrum humbet jetën në maternitet

Pas

Mori 20 mijë lekë për t’i dhënë 4 vota PS-së, 8 muaj burg për Gëzim Paplekajn

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.3k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.