E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Bela urdhëron tatimorët, presion dhe shantazh ndaj bizneseve të familjes së Spiropalit, ajo reagon me të “qara” në Facebook

Korrieri nga Korrieri
17.04.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Bela urdhëron tatimorët, presion dhe shantazh ndaj bizneseve të familjes së Spiropalit, ajo reagon me të “qara” në Facebook
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Duket se përplasja mes Elisa Spiropalit, Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, e rreshtuar hapur në një krah, ka hyrë në një fazë pa kthim. Këtë të premte, ish-kryetarja e Kuvendit ka artikuluar një nga kritikat më të forta ndaj asaj që ajo e përshkruan si rrëshqitje e “partisë shtet” drejt një strukture të ngurtë dhe të kontrolluar. Sipas saj, një parti e gjallë po zëvendësohet nga një mekanizëm “fosil”, ku vendimmarrja filtrohet përmes emërimeve të errëta dhe “drejtorokracia” ka zëvendësuar politikën me besnikëri administrative.

Lexuar përtej rreshtave, ky është një nga sulmet më të drejtpërdrejta ndaj Edi Ramës nga një figurë e lartë e së njëjtës mazhorancë, në të njëjtën linjë alarmi që më herët ka artikuluar edhe Arben Ahmetaj për mënyrën e përdorimit të pushtetit dhe fondeve publike. Por ndryshe nga ai, Spiropali duket se vë theksin tek degradimi i demokracisë së brendshme dhe tek kapja e segmenteve të shtetit nga struktura që operojnë përtej ligjit.

Në këtë pikë, sinjalet bëhen më konkrete. Kur ajo flet për institucione që nuk veprojnë më sipas ligjit, por sipas vullnetit të një pakice, dhe që kthehen në instrumente presioni, nënkuptimi është i qartë: përballë nuk është më një shtet funksional, por një mekanizëm që mund të përdoret kundër kujtdo, biznesi, media apo individi.

Sipas burimeve në media, këto deklarata lidhen edhe me episode konkrete. Flitet për kontrolle të ushtruara nga tatimet ndaj bizneseve të afërta me Spiropalin, të ndërmarra me urdhra që, sipas pretendimeve, lidhen me njerëz të emëruar nga Belinda Balluku. Madje, punonjës të administratës kanë shprehur pakënaqësi për zbatimin e urdhrave që i konsiderojnë të motivuara politikisht.

Vetë ish-ministrja e ka përforcuar këtë narrativë, duke folur për institucione që përdoren si “hanxharë” presioni dhe për një administratë që detyrohet të zbatojë urdhra të paligjshëm nën trysninë e eprorëve. Në të njëjtën kohë, ajo denoncon edhe sulmet mediatike të parapërgatitura, që sipas saj financohen dhe orkestrohen për të goditur kritikët brenda radhëve.

Në këtë klimë, përplasja merr edhe një dimension tjetër: ambicien për rritjen e rolit të Belinda Balluku në hierarkinë e PS-së, me mbështetjen e Edi Ramës. Pikërisht kjo lëvizje, që synohet të kalojë pa zhurmë, duket se ka nxitur tensionin dhe reagimin publik të Spiropalit, e cila nuk ka zgjedhur heshtjen, pavarësisht presioneve.

Para

Masakra e Borshit, arrestohet në Belgjikë autori, Nasi Hodo

Pas

Si “kofini pas të vjelave” – IMT shemb farmacinë pa leje që bllokoi rrugën e zjarrëfikëseve tek pallati që u dogj

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

“Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë” – PS i përgjigjet Veliajt pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në Asamblenë e socialistëve

11.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

11.11.2026
10.4k
“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

15.11.2026
10.4k
Doktor Ilir Alihemehmeti, më fal që s’të votoj dot në 11 maj!

Ilir Alimehmeti gati të kandidojë për PD-në, për Bashkinë e Tiranës

11.11.2026
10.4k
Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
11.2k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.