E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Dumani: Dogja magazinën e perdeve për Florenc Çapjan, se pronarët kishin refuzuar t’i paguanin gjobën. “Punën e bëra për të krijuar besim tek ta” 

Korrieri nga Korrieri
11.11.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Dumani: Dogja magazinën e perdeve për Florenc Çapjan, se pronarët kishin refuzuar t’i paguanin gjobën. “Punën e bëra për të krijuar besim tek ta” 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nuredin Dumani, njeriu që ka pranuar të tregojë disa prej krimeve të kryera në Shqipëri, duke lidhur kontrata vdekje me anëtarë të grupeve kriminale në vend, ka treguar detaje të reja në takimet që ka kryer në vitin 2020 me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën.

Në dëshmitë e reja që ka dhënë para prokurorëve të SPAK, i penduari ka rikonfirmuar qëndrimin e tij të parë, duke treguar se lidhjen e tij me Florenc Çapjan, e ka bërë pikërisht Eljo Bitri, tashmë i arrestuar në Hollandë për llogari të SPAK.

Sipas të penduarit, Çapjat i kanë kërkuar takim pasi dyshonin se Dumani, kishte marë pjesë në goditjen me armë ndaj tyre. Por në fakt sipas tij, qëllimi i vërtetë i tyre, ishte për ta rekrutuar dhe përdorur kundrejt pagesës për goditjen e Sokol Sanxhaktarit dhe njerëzve të Suel Çelës

Ripyetja e Dumanit është kryer për shkak të administrimit të një sërë bisedash të reja të aplikacionit “SKY”, ku siç tregon ai të gjitha komunikimet për punë vrasjesh me Florenc Çapjan, i ka kryer në telefon të kriptuar “Sky”.

SPAK në këtë periudhë është duke verikuar thëniet e Dumanit me bisedat në “SKY” që ai ka kryer me eksponentë të ndryshëm në Elbasan, Shkodër, Durrës, Tiranë, Fier etj.

Në dëshminë e tij të re, Dumani, ka treguar se veç marëveshjes kundrejt 200 mijë euro që ka lidhur me Florenc Çapjan, për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, dhëndërin e Qazim Sejdinit, Florenci i ka kërkuar dhe dy punë të tjera kriminale.

Vrasjen e dy vëllezërve në Elbasan dhe djegien e një magazine perdesh që ndodhej në zonën e Fushë-Mbretit. Djegia e magazinës është bërë kundrejt një vlere prej 5 mijë eurove.

Djegien e magazinës, Dumani tregon se e kanë kryer në vitin 2020 së bashku me Eljo Bitrin dhe Ervis Çaushollin alias “Vis Korçari”. Ky i fundit ishte shofer i një makine të marë me qëra, ndërsa Bitri dhe Dumani ishin zjarrvënësit.

Të dy së bashku ata hodhën 5 litra benzinë, sasi e cila sapo mori flakë rrezikoi të diqte dhe vetë Eljo Bitrin.

Shkak për djegien e këtij biznesi, ishte se Çapjat i kishin vendosur gjobë financiare, por dy vëllezërit pronarë kishin refuzuar të paguanin, ndaj dhe duhej të ndëshkoheshin me shkatërimin e biznesit.

“…këtë punë e kam bërë, për të krijuar besim te Çapjat, me idenë që unë jam i gatshëm të punoj me ju…”-ka treguar i penduari.

Në dëshminë e siguruar nga “Ora News” i penduari Nuredin Dumani tregon se:

“…dua të s’qaroj se, në vitin 2020 me porosi të Florenc Çapjas unë bashkë me “Vis Korçarin” dhe Eljo Bitrin, kemi djegur një magazinë perdesh. Personat që kishin këtë magazinë ishin dy vëllezër që merreshin me tregtim tekstilesh. Këtyre personave Çapjat, ju kishin vënë gjobë, ata nuk e kishin paguar gjobën dhe këta na dhanë ne 5 mijë Euro për djegjen e magazinës…”.

Më tej Nuredin Dumani, ka shpjeguar para prokurorëve të SPAK se teksa janë afruar në zonën ku ndodhej magazina e perdeve, dy targat e makinës i kanë mbuluar me gazetë, me qëllim mos identifikoheshin nga kamerat e zonës apo ndonjë rroje.

“…ne të tre bashkë, unë, Eljo dhe Visi shkuam atë natë te vendi ku ishte magazina diku në afërsi të zonë së Fushë-Mbretit, por se mbaj mend mirë pasi ishte dhe natë rreth orës 22:00 ose 23:00. Vendin unë se dija më parë se ku ndodhej. Natën e ngjarje Visi kishe marrë një makinë tip Merceds Benz, C Class 2007-2008, ngjyrë hiri, për të cilin më tha se e kishte marrë me qera. Arritëm te vendi ku ndodhej magazina e tekstileve. Me vete kishkim edhe një bidon 5 kg me benzinë. Gjithashu, kishim edhe një armë pisoletë “Glock” që e mbante Visi.Para se të shkonim te vendi ku ishte magazina i mbuluam targat e makinës me gazetë, duke lënë të pa mbuluar vetëm shkronjën e parë dhe të fundit të targës, kjo pasi nuk e mbulonte gazeta…”.

“…Visi na dërgoi deri te magazina dhe na priti me makinën ndezur.Vendi ku ndodhej magazina ishte benda një hapësire të madhe të rrethuar me avlli brenda së cilësh ishin mesa mbaj mend 3 ose 4 magazina. Te hyrja e portës në krahun e djathtë ishte vendqëndrimi (kabina) e rojes. Brenda përveç magazinave kishte edhe mjete mallrash si kamjona dhe furgona. Magazina që ne kishim objektiv për ta djegur ishte në fund të kësaj hapsire në formë drejtkëndore e ndërtuar me murë dhe e mbuluar me soletë betoni (ishin mgazina të vjetra të kohës së Enverit). Kur shkuam pranë magazinën nuk kishim se si të futeshim brenda pasi kishte dhe kamera dhe sistem alarmi. Pasi e gjetëm se ku ishte magazina, Eljo donte të hapte derën por dera bënte zhurmë. Më pas i thash Eljos që ta hidhnim benzinën nga dritarja e magazinës. E shtymë dritaren dhe ajo u hap pasi nuk ishte e mbyllur nga brenda. Eljo e derdhi të gjithë benzinën nga dritarja, por muri nga brenda poshtë në fund të dyshemesë kishte një të çarë dhe benzina kishte dalë edhe jasht aty ku ishim ne nën këmbët tona…”-tregon Dumani.

Ky i fundit se në përpjekje për ti vënë zjarrin benzinës, Eljo Bitri, ka marë dhe vetë flakë në pjesën e këmbëve. Fikjen e tyre, siç tregon i penduari e ka bërë Dumani.

  • KATASTROFA NUK NDALET/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro 

“…pasi Eljo e ndezi benzinën mori edhe vetë flakë, pasi poshtë këmbëve të tij kishte rrjedhur benzina nga brenda jashtë. Më pas u hodha direkt dhe e fika flakën që kishte Eljo nga këmbët dhe u larguam të dy me vrap. Jashtë po na priste Visi me makinë. Më pas ikëm të tre dhe mua më dërgoi Eljo në Durrës me makinën e tij “Mercedes Benz CLS”,pasi unë nuk kisha patentë. Këtë punë e bërë për të krijuar besim te Çapjat, me idenë që unë jam i gatshëm të punoj me ju…”.

Para

E RËNDË në Elbasan/ Elektriçisti humb jetën në kabinën elektrike! 

Pas

Reshjet e borës në Qafë Thorë, Rama ndan pamjet: Autoritetet ndërhynë menjëherë 

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

29.09.2026
10.4k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.