E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Hinka e Bradasheshit” në Elbasan kthehet në makth për qytetarët/ Radhë kilometrike dhe qarkullim i paralizuar drejt juglindjes!

Korrieri nga Korrieri
01.05.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
“Hinka e Bradasheshit” në Elbasan kthehet në makth për qytetarët/ Radhë kilometrike dhe qarkullim i paralizuar drejt juglindjes!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mesdita e kësaj të premteje është shoqëruar me një situatë të rënduar trafiku në aksin kombëtar që lidh Tiranë me Elbasan, ku prej orës 12:00 e në vijim qarkullimi i automjeteve në segmentin nga “Tuneli i Krrabës” deri në Rrethrrotullimi i Bradasheshit paraqitet tejet i ngadalësuar.

Shkak kryesor i kësaj situate është fluksi i jashtëzakonshëm i automjeteve që lëvizin nga kryeqyteti drejt juglindjes së vendit, një fenomen i përsëritur thuajse çdo fundjavë, sidomos gjatë sezonit pranveror dhe veror kur qytetarët zgjedhin të largohen nga Tirana drejt zonave turistike dhe qyteteve të tjera.

Në veçanti, problematika më e madhe paraqitet në zonën e njohur si “Hinka e Bradasheshit”, në dalje të autostradës drejt Elbasanit, ku krijohen radhë kilometrike automjetesh dhe bllokime të shpeshta.

Kjo pikë është kthyer në një nyje problematike për qarkullimin, duke sjellë vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve dhe shpeshherë tension në rrugë.

Pavarësisht pranisë së Policisë Rrugore në terren, menaxhimi i situatës mbetet i vështirë për shkak të kombinimit të disa faktorëve, mes të cilëve mungesa e standardeve të plota të infrastrukturës rrugore, ngushtimi i saj në Dopaj, hyrje-daljet e pakontrolluara dhe volumi i lartë i mjeteve në një segment relativisht të kufizuar.

Nga ana e policisë rrugore u është bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin manovrat e rrezikshme, ndërsa sugjerohet përdorimi i alternativave të tjera rrugore ose planifikimi i lëvizjeve jashtë orareve të pikut për të evituar bllokimet e gjata.

Situata e krijuar rikthen edhe një herë në vëmendje nevojën për ndërhyrje më të thella infrastrukturore dhe zgjidhje afatgjata, me qëllim përmirësimin e qarkullimit në një nga arteriet më të rëndësishme rrugore të vendit.

Para

Nga “skllav seksual” te “asnjë provë”. Si u njollos shqiptarja e sukseshsme Lorna Hajdini nga etja për sensacion

Pas

Marina amerikane përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar minat iraniane në Hormuz

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.