E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Durrës Marina/ “Projekti Strategjik” ‘gllabëron’ 42 mln euro nga shitja e apartamenteve në ajër

Korrieri nga Korrieri
14.05.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Durrës Marina/ “Projekti Strategjik” ‘gllabëron’ 42 mln euro nga shitja e apartamenteve në ajër
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Projekti strategjik i marinës së Jahteve në Durrës, që u reklamua si një investim prej 2 miliardë eurosh, dhe po zhvillohet në zonën ku sot ndodhet Porti i Durrësit, të paktën në dy vitet e para, po e siguron kapitalin për ndërtimin e tre godinave të para nga shitja e apartamenteve me parapagim.

“Durrës Marina sha”, kompania që po menaxhon projektin strategjik të Marinës së jahteve në Durrës, sipas të dhënave nga bilanci, ka arkëtuar nga klientët rreth 4.17 miliardë lekë (rreth 42 milionë euro) në periudhën 2023-2024, kryesisht nga shitja e apartamenteve “në ajër”.

E dhëna bëhet e ditur në bilancin e vitit 2024 të kompanisë, ku zëri “Detyrime nga kontratat me klientë” është 4.17 miliardë lekë, ose rreth 42 milionë euro, duke u dyfishuar në raport me 2023-n, kur ishte dhe viti i parë që filloi aktivitetin. Ky zë, sipas bilancit, përfshin: “detyrimet nga kontratat me klientët janë detyrime për të transferuar njësitë ndërtimore tek klientët për të cilat Shoqëria ka marrë një parapagim”.

Megjithatë, kompania ka deklaruar të ardhura zero, sepse “të ardhurat do të njihen në momentin e dorëzimit të njësive të banimit, fillimisht në vitin 2025”. “Shoqëria ka arritur në konkluzionin që të ardhurat nga shitja e pronave njihen në një moment në kohë kur transferohet kontrolli, në përgjithësi me përfundimin e pronës dhe pranimit nga ana e klientit”. Humbjet ishin 522 milionë lekë në 2024-n, nga 612 milionë lekë në 2023-n.

Ndonëse ky është një investim që ka përfituar, përjashtime nga taksat, madje dhe atë të infrastrukturës, si dhe ka marrë një sipërfaqe të madhe prone falas për zhvillim, investitori, në dy vitet e para të të aktivitetit, vetëm sa ka mbledhur para nga shitja e apartamenteve në “ajër”.

Kompania u paraqit si investitore, por ajo rezulton se po i arkëton paratë nga parapagimet e klientëve, të cilat janë një “komponent i rëndësishëm i financimit”, siç thuhet në raport. “Përgjithësisht, Shoqëria arkëton parapagime afatgjata nga klientët. Shoqëria ka arritur në përfundimin që për këto kontrata kemi përfshirjen e një komponenti të rëndësishëm të financimit”.

Të ardhurat e mbledhura deri tani duket se janë të mjaftueshme për të financuar shenzimet e ndërtimit në vitin 2024. Shoqëria raporton në bilanc se kostot e ndërtimit për vitin 2024 ishin rreth 3.4 miliardë lekë, ose rreth 35 mln euro (Kostot e ndërtimit 1,9 mld lekë; Kostot e zhvillimit 899 milionë lekë; Kostot e infrastrukturës për ndërtesat 28 milionë lekë; Inventare të tjerë 563 milionë lekë). Këto kosto janë të lidhura me tre godinat e para, A01, A02, A04, të cilat janë aktualisht në ndërtim e sipër.

Shitja e apartamenteve në zonën ku do të zhvillohet projekti strategjik u njoftua që në fund të vitit 2022.

Që nga ajo kohë kompania ka hapur disa herë procesin e shitjes së godinave të ndryshme, teksa çmimi është rritur vazhdimisht, duke arritur në mbi 3000 euro/m2, nga rreth 1500-1600 euro që nisën shitjet në fillim.

Durrës Marina pritet të hapë shitjet në ajër edhe për 2 godina; Çmimet i kalojnë 3 mijë euro/m²

Shitjet, jo vetëm që filluan pa u marrë leja e ndërtimit, por në kontratë parashikohej që dhe 40% e vlerës së apartamenteve do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit e ndarë në 20% e çmimit të blerjes që paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Shitjes; 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.

Projekti “strategjik”

Durrës Marina Sha. u krijua nё Tirane si njё shoqёri aksionare mё datё 30 Janar 2023. Aktiviteti i saj është zhvillimi i pasurive të paluajtshme, për përdorime të ndryshme, në përputhje me Master Planin e kompanisë Durrës Marina, si dhe operimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të ndryshme të biznesit në përputhje me Planin e Biznesit të projektit Durres Yachts & Marina.

Shoqëria është pajisur me Status të ‘’Investim/Investitor Strategjik’’ për projektin e investimit ‘Durrës Yachts & Marina’, për një periudhe 20 vjeçare, sipas Marrëveshjes Kuadër Jahtet dhe Marina Durrës mes Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development dhe Albanian Seaports Development Company, të nënshkruar më 30 janar 2023.

Pasuria mbi të cilën do të zhvillohet projekti është në pronësi të Albanian Seaport Development Company.

Referuar marrëveshjes se zhvillimit mes Durrës Marina Sha dhe Albanian Seaport Development company datë 19 Korrik 2023, pasuria do të jetë në dispozicion të zhvilluesit të projektit duke respektuar afatet e dorëzimit të specifikuara në kontratë.

Eagle Hills Real Estate Development zotëron 67% të aksioneve në Durrës Marina, ndërsa kompania që përfaqëson palën shqiptare, Albanian Seaports Development Company, mban 33% të aksioneve.

Kompania Eagle Hills Real Estate Development, përfaqëson në investim biznesmenin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar. Kjo kompani ka bërë një rritje kapitali prej 7 milionë eurosh në korrik 2023, që mbeti i pandryshuar dhe në 2024.

Pala shqiptare ka kontribuar me tokën ku do të ndërtohet kompleksi rezidencial Durrës Marina. Në muajin shkurt 2023, qeveria shqiptare i transferoi aksionerit shqiptar një listë me 281 prona shtetërore për një sipërfaqe totale prej 818 mijë m2, sipërfaqe që do të përdoret në funksion të projektit.

Përveç ofrimit të truallit, qeveria shqiptare do të çlirojë kompaninë nga detyrimi për pagesën e taksës së ndikimit të infrastrukturë dhe fondit të strehimit social, që vlerësohen në rreth 7% të vlerës së parashikuar të shitjeve.

Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma.

Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Projekti parashikohet të ketë një vlerë prej rreth dy miliardë eurosh, por vetëm një pjesë e vogël e tij do të financohet me kapitalet e investitorit kryesor, Mohamed Alabbar. Pjesa më e madhe e kompleksit rezidencial do të financohet nga shitja e pronave që para ndërtimit të tyre dhe eventualisht nga burime të tjera, si financimet bankare.

I gjithë projekti pritet të gjenerojë në 35 vjet rreth 3.2 miliardë euro të ardhura. Nga shuma totale e të ardhurave, 2.26 miliardë euro, ose 70% e totalit të të ardhurave do të gjenerohet nga shitja e apartamenteve.

Kompania: Zona e projektit shumë e ndotur

Në raportin e aktivitetit 2024, kompania pranon se po përballet me sfidat e ndotjes në zonën ku po zhvillon projektin, si më poshtë:

1) Studimet e kryer tregojnë nivel të lartë të ndotjes në zonën e plazhit për shkak të veprimtarisë aktuale të portit dhe të depozitimit qymyrit.

2) Nivelet e sipërme të tokës u konstatuan se ishin shumë të kontaminuara.

3) Për të pasur cilësinë e dëshiruar të plazhit, u krye një model ushtrimi me valë, i cili tregoi se shtrirja ekzistuese e plazhit kërkon mbrojtje dhe bonifikimin e tokës.

4) Më pas janë kryer teste të cilësisë së ujit të cilat treguan sasi të larta të lëndëve të ngurta dhe mbetjeve të bimëve për shkak të shkarkimeve të ujërave të zeza në tokë, duke përkeqësuar më tej cilësinë e ujit.

“Shoqëria është shumë e kujdesshme ndaj mjedisit dhe si një zhvillues global që u përmbahet standardeve ndërkombëtare, beson fuqimisht se është detyra e Shoqërisë që të mbrojë mjedisin”, thuhet në raport. /Monitor

Para

Dy ushtarakë shqiptarë triumfojnë në SHBA, fitojnë garën ‘Best Warrior’ të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit

Pas

Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.