E premte, 21 Gusht, 2026

Përjashtohet nga radhët e policisë i besuari i Ilir Prodës, Ulian Shpataraku

104
NDARJE
10.4k
SHIKIME

Ulian Shpataraku përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit!

Sipas informacioneve të siguruara nga burime të sigurta, Ulian Shpataraku është përjashtuar nga radhët e Policia e Shtetit.

Shpataraku më herët ka mbajtur detyrën e asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.

Burime bëjnë me dije se fillimisht ai u pezullua nga detyra më 4 mars 2026, me urdhër të drejtorit të komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga. Raportohet se shkaku i pezullimit ishte “mosparaqitje në mënyrë të rregullt në detyrë”.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, tashmë është marrë edhe vendimi për përjashtimin përfundimtar të Shpatarakut nga radhët e uniformave blu./infonews.al

Nga Kategoria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Boom-i Javës