E diel, 13 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Të dhënat e censit të ri, INSTAT: Mbi 245 mijë shqiptarë në varfëri ekstreme, nuk përballojnë dot as jetesën minimale

Korrieri nga Korrieri
28.05.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Mbi 1 milion shqiptarë vuajnë nga varfëria! 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mbi 10% e popullsisë që jeton në Shqipëri është në vështirësi shumë të mëdha për të përballuar jetesën e përditshme sipas të dhënave nga databaza e INSTAT të rishikuara me censin e ri të popullsisë 2023.

Sipas të dhënave zyrtare të Anketës së Të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, përqindja e familjeve që deklarojnë se e sigurojnë jetesën me shumë vështirësi ka rënë nga 18.0% që ishte në vitin 2021, në 10.2% në vitin 2024.

Ky përmirësim statistikor nuk erdhi nga niveli i jetesës, po nga kalibrimi i të dhënave bazuar mbi strukturën e re demografike të Censit. Duke iu referuar të dhënave të reja aktualisht në Shqipëri janë rreth 245,015 individë që vuajnë nga varfëria e skajshme.

Treguesi u përllogarit përmes vetë-deklarimit dhe perceptimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve mbi të ardhurat e tyre.

Një familje në këtë fashë “jetoj më shumë vështirësi” nënkupton se ajo përballet çdo ditë me privime materiale tejet të mprehta.

Këta individë përjetojnë një pamundësi totale për të përballuar qoftë edhe një shpenzim minimal të papritur, siç mund të jetë një emergjencë shëndetësore apo një defekt i thjeshtë shtëpiak, duke qenë se nuk zotërojnë asnjë lloj kursimi.

Ky grup karakterizohet gjithashtu nga vonesa të vazhdueshme dhe të përsëritura në pagimin e faturave të detyrueshme utilitare si energjia elektrike, uji apo qiraja e banesës, duke bashkëjetuar vazhdimisht me ankthin dhe rrezikun e ndërprerjes së këtyre shërbimeve jetike për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet në kohë.

Përtej faturave, varfëria e skajshme prek në mënyrë të drejtpërdrejtë cilësinë e ushqyerjes dhe shëndetit, ku familjet e këtij grupi shpesh detyrohen të kursejnë në nevojat më elementare biologjike.

Kjo do të thotë se ata e kanë të pamundur të sigurojnë një vakt të plotë me mish, peshk ose ekuivalentë të paktën një herë në 2 ditë, duke u mjaftuar me një dietë të varfër ushqimore. Gjatë muajve të dimrit, ky presion financiar transferohet te pamundësia për të mbajtur shtëpinë ngrohtë mjaftueshëm, çka ndikon direkt në shëndetin e fëmijëve dhe të moshuarve që jetojnë në këto mjedise.

Kjo pjesë e popullsisë e ka mjaft të vështirë të përballojë zëvendësimin ose blerjen e pajisjeve elektro-shtëpiake më bazike si një lavatriçe apo një frigorifer funksional.

Sipas të dhënave 245,015 shqiptarët shumë të varfër kërkojnë ndërhyrje të targetuara, pasi kjo shtresë e ka të pamundur të përfitojnë nga rritja e përgjithshme ekonomike e vendit pa pasur politika specifike mbështetëse. /monitor.al

Para

Biznesmeni izraelit Ron Yeffet në gjykatën e Miamit: Si humba 30 mln dollarë në Shqipëri, ngaqë paditësi tha se kisha mik Ramën

Pas

Vendimi për Veliajn që mund të trazojë politikën: Gjykata e Lartë përballë provës së parë të kursit të ri për paraburgimet

Nga Kategoria

Ik dhe eja, ministrat që as në lagje nuk i njohin
Aktualitet

Ik dhe eja, ministrat që as në lagje nuk i njohin

12.09.2026
10.3k
Ndahet nga jeta profesori Albert Karriqi
Aktualitet

Ndahet nga jeta profesori Albert Karriqi

12.09.2026
10.3k
Urdhri i Hitës për strukturat në Tiranë, Korçë dhe Dibër: Goditni grupet kriminale dhe kapni personat në kërkim
Aktualitet

Urdhri i Hitës për strukturat në Tiranë, Korçë dhe Dibër: Goditni grupet kriminale dhe kapni personat në kërkim

12.09.2026
10.3k
Rama lëshon Ballukun: Ta zgjidhë vetë çështjen me drejtësinë, unë nuk e mbroj dot
Aktualitet

Rama lëshon Ballukun: Ta zgjidhë vetë çështjen me drejtësinë, unë nuk e mbroj dot

12.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit, muajin Gusht!

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit, muajin Gusht!

08.09.2026
10.4k
Video/ Kush i vodhi 160 mijë dollarët që u dhuruan me ‘GoFoundMe’ për nënën File dhe djalin e saj të sëmurë?!

Video/ Kush i vodhi 160 mijë dollarët që u dhuruan me ‘GoFoundMe’ për nënën File dhe djalin e saj të sëmurë?!

10.09.2026
10.4k
Spahiu u emërua ministre e Shëndetësisë, ish-ministrja e Arsimit do t’i zërë karrigen në Kuvend

Spahiu u emërua ministre e Shëndetësisë, ish-ministrja e Arsimit do t’i zërë karrigen në Kuvend

08.09.2026
10.4k
“O Ramë, ku i ke shokët?”/ Qeveria miraton pallatin 12-katësh të ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës

“O Ramë, ku i ke shokët?”/ Qeveria miraton pallatin 12-katësh të ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës

07.09.2026
10.4k
SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

11.09.2026
10.4k
Aksident me vdekje në Lezhë

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit, muajin Gusht!

07.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

Nuk do ta njihni! Zegjine Çaushi shfaqet e transformuar në Parlament, gazetarët habiten: Zegjineja është kjo?

08.09.2026
10.4k
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.