E enjte, 17 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Me Erdogan jemi si vëllezër” – Rama flet për CNN turk: Do bashkëpunojmë me Turqinë, në industrinë mbrojtëse

Korrieri nga Korrieri
10.07.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
“Me Erdogan jemi si vëllezër” – Rama flet për CNN turk: Do bashkëpunojmë me Turqinë, në industrinë mbrojtëse
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për CNN turk, ku ka folur për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, situatën në Ballkan, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe zhvillimet në sektorin e turizmit.

Rama vlerësoi Samitin e NATO-s, duke theksuar se ai konfirmoi vendosmërinë e krahut evropian të aleancës për të përballuar sfidat e sigurisë.

“Nuk mendoj se kishte një vendim të vetëm më të rëndësishëm. Samiti tregoi se krahu evropian i NATO-s ka ndërtuar një strukturë shumë të fortë ushtarake dhe është i vendosur të modernizojë forcat e tij për t’iu përgjigjur kërcënimeve,” u shpreh ai.

Kryeministri shqiptar vlerësoi gjithashtu organizimin e samitit nga Turqia, duke theksuar se mikpritja dhe profesionalizmi i treguar lanë përshtypje pozitive tek të gjithë pjesëmarrësit.

Duke folur për raportin me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Rama e cilësoi atë si një mik shumë të afërt dhe një partner strategjik për Shqipërinë.

“Marrëdhënia jonë është vëllazërore. Ai është një mik shumë i ngushtë dhe ka bërë përpjekje të mëdha për ta çuar partneritetin mes Shqipërisë dhe Turqisë në një nivel strategjik,” deklaroi Rama.

Sipas tij, Erdogan është shumë i interesuar për zhvillimet në Ballkan dhe luan një rol të rëndësishëm në nismat për paqe dhe stabilitet në rajon.

Rama konfirmoi se Shqipëria pritet të jetë mikpritëse e Samitit të ardhshëm të NATO-s.

Ai shpjegoi se, edhe pse kjo nuk u përfshi në komunikatën përfundimtare, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka bërë të ditur se samiti do të zhvillohet në Shqipëri, ndërsa mbeten për t’u finalizuar vetëm çështjet e planifikimit.

Bashkëpunimi me Turqinë në industrinë e mbrojtjes

Kryeministri theksoi se bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve është shumë i mirë dhe shprehu gatishmërinë që kompani të tjera turke të investojnë në industrinë shqiptare të mbrojtjes.

“Do të mirëprisnim më shumë kompani turke që të zhvillonin aktivitetet dhe produktet e tyre në Shqipëri,” tha ai.

Duke komentuar nismën për Platformën e Paqes në Ballkan, Rama nënvizoi se presidenti Erdogan është shumë i angazhuar për rajonin.

Sipas tij, organizimi i samitit të liderëve në kuadër të kësaj platforme varet nga vendimmarrja e Presidentit turk.

Në intervistë, Rama foli edhe për debatet rreth projektit turistik në zonën e Zvernecit, duke theksuar se ende nuk ekziston një projekt përfundimtar.

Ai tha se kritikat mjedisore janë të mirëpritura, por vendimmarrja do të mbështetet në vlerësimet e ekspertëve dhe jo në debatet politike.

I pyetur për atletet e bardha që kanë tërhequr vëmendje në samitet ndërkombëtare, Rama u përgjigj me humor, duke thënë se ato janë shumë më komode se këpucët klasike, edhe pse ndonjëherë nevojiten të dyja.

Para

Policia publikon masat për koncertin e Kanye West: Ja rrugët që bllokohen

Pas

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Laç, viktima mbante katër mbiemra

Nga Kategoria

Rasti i Ante Gotovinas, si shpresë për krerët e UÇK – Si u shpall i pafajshën në Apel gjenerali kroat, pasi u dënua nga Haga
Aktualitet

Rasti i Ante Gotovinas, si shpresë për krerët e UÇK – Si u shpall i pafajshën në Apel gjenerali kroat, pasi u dënua nga Haga

16.09.2026
10.3k
A shuhet dënimi i ish luftëtarëve të UÇK-së duke shkrirë Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë?!
Aktualitet

A shuhet dënimi i ish luftëtarëve të UÇK-së duke shkrirë Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë?!

16.09.2026
10.3k
Oligarku Samir Mane paraqitet në SPAK , kokaina e grupit Koçeku dhe toka në Palasë apo dosja Balluku ?
Aktualitet

Oligarku Samir Mane paraqitet në SPAK , kokaina e grupit Koçeku dhe toka në Palasë apo dosja Balluku ?

16.09.2026
10.3k
Shqipëria, prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkan, i varur nga importi dhe pa rezerva strategjike
Aktualitet

Shqipëria, prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkan, i varur nga importi dhe pa rezerva strategjike

16.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mashtrime me call center/ SPAK godet grupin në Tiranë! (Ekzekutohen 8 masa sigurie, 3 në kërkim)

Mashtrime me call center/ SPAK godet grupin në Tiranë! (Ekzekutohen 8 masa sigurie, 3 në kërkim)

10.09.2026
10.4k
Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

11.09.2026
10.4k
‘Pagat’ në SPAK/ 20 nëpunës gjykatash dhe unionet kallëzojnë Ministrinë e Financave!

‘Pagat’ në SPAK/ 20 nëpunës gjykatash dhe unionet kallëzojnë Ministrinë e Financave!

10.09.2026
10.4k
Vilat në Dhërmi dhe Palasë, gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Vilat në Dhërmi dhe Palasë, gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

12.09.2026
10.4k
Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni

Trafikanti shqiptar i shpëton burgut në Angli: E dashura ime vuan nga depresioni

14.09.2026
10.4k
Tension në ujërat ndërkombëtare, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Tension në ujërat ndërkombëtare, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

15.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
“Ika në Gjermani pas vrasjes”, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

“Ika në Gjermani pas vrasjes”, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

14.09.2026
10.4k
Vrasja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

Vrasja e Franc Konomit, i biri: Kanë dashur të më vrasin edhe mua dy herë

14.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.