Në protestën e 54-të të zhvilluar para Kryeministrisë, mes pjesëmarrësve ishte edhe ish-futbollisti i njohur shqiptar Halit Gega.
“Mirëmbrëma vëllezër dhe motra. Jam Halit Gega, ish-futbollist, rebel që kur kam lindur. Jam krenar për nga i kam rrënjët, jam prej Malësisë së Gjakovës”, u shpreh ai para protestuesve.
Duke folur për kryeministrin Rama, Gega bëri dallim mes tij dhe babait të kryeministrit, Kristaq Rama.
“Ky është djali i Kristaq Ramës, nuk ka qenë burrë i keq Kristaq Rama. Ky që është kryeministri është i vitlindjes ’64. Ky është burrë i poshtër, po të isha si ky, do e kisha dhënë në vend jetën”, deklaroi ai.
Gega vijoi fjalën e tij duke e akuzuar Ramën për qëndrime politike të së kaluarës dhe duke e cilësuar si “të pabesë”.
“Jam shqiptar o i pabesë që ia kalon edhe Ramiz Alisë. Ti ia kalon edhe Enver Hoxhës. Jam shqiptar dhe vdes për Shqipërinë”, tha ish-futbollisti.
Halit Gega është një nga figurat e njohura të futbollit shqiptar ndër vite, ndërsa pjesëmarrja e tij në protestë u shoqërua me duartrokitje nga një pjesë e protestuesve të pranishëm.















