E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Mashtroi me dokumente, përjashtohet – Tenderi 700 mijë euro zbulon lidhjet mes Rakip Sulit dhe firmës “Bonus”!

Korrieri nga Korrieri
27.07.2026
në Aktualitet
A A
Mashtroi me dokumente, përjashtohet – Tenderi 700 mijë euro zbulon lidhjet mes Rakip Sulit dhe firmës “Bonus”!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Tenderët e Bashkisë së Kamzës kanë qenë tepër të dyshimtë, me paratë që hidhen lumë për rrugë dhe infrastrukturë, me justifikimin e ndërtimit të një “qyteti të ri”, por që dy kryetarët e fundit, Xhelal Mziu dhe aktuali Rakip Suli janë vënë në qendër të vëmendjes dhe verifikimeve. Nëse Mziu ia ka hedhur paq deri më tani, me disa denoncime sporadike në prokurori, kryetari aktual Suli, i njohur me nofkën “Kipja”, vijon që të firmosë vetë apo të udhëzojë vartësit për të vënë firmën mbi tendera tepër të dyshimtë, të paracaktuar dhe me kritere tepër të dyshimta.

Vox News ka hulumtuar dokumentet e një tenderi me vlerë 700 mijë euro, të cilat janë bërë në mënyrë tepër të dyshimtë, madje ka pasur indicie tepër të mëdha se gjithçka po realizohej që të shpallej fituese kompania “Bonus”. Bëhet fjalë për procedurën e ndërtimit të disa rrugëve, teksa që nga koha e shpalljes e deri në njoftimin e fituesit, letrat kanë qenë të dyshimta, ku Suli ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë që t’a fitonte kjo kompani, e cila ka marrë edhe punë të tjera në atë zonë.

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, në vitin 2025 Bashkia e Kamzës hapi tenderin me objekt “ndërtim rrugët Bathore, Valias, Laknas” me një vlerë prej 67,954,583 lekë ose rreth 700 mijë euro. Kërkohej një firmë që të bënte këto punime për 115 ditë, ndërkohë që në procedurë morën pjesë mbi 10 kompani dhe fitues doli një firmë e njohur për Rakip Sulin, firma Bonus Shpk, e cila kishte bërë edhe disa punë të tjera në atë zonë.

Ende pa u shpallur fituesi, një nga kompanitë që donte të merrte pjesë në atë procedurë, Almo, i kundërshtoi në KPP, pasi disa kritere ishin “qepurë” në mënyrë të tillë që vetëm një firmë t’i fitonte. Komisioni vendosi të pranojë pjesërisht ankesën, ndërkohë që detyroi Bashkinë e Kamzës që të rregullonte kriteret. Dyshimet janë se sërish Kipja dhe të tijtë i bënë sërish me të njëjtën metodë, që të fitonte firma e preferuar, Bonus. Tenderi në fjalë ka zbuluar lidhjet mes firmës në fjalë dhe krerëve të Bashkisë së Kamzës, madje edhe të vetë kryetarit Rakip Suli, i cili hap procedura dhe fitues dalin të njëjta kompani.

Por, skandali thellohet më tej për shkak se e njëjta kompani që u shpall fituese u skualifikua nga tenderët për shkak se ka paraqitur dokumente false në këtë tender. Në muajin korrik 2026, Agjencia e Prokurimit Publik nxori një njoftim për të lajmëruar masat ndaj kësaj kompanie, nga e drejta për të fituar kontrata publike.

Dyshimet janë se Bonus keqinformoi për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit me objekt “ndërtim rrugët Bathore, Valias, Laknas”, të zhvilluar nga Bashkia Kamëz. “Procedimi administrativ ndaj operatorit ekonomik ‘Bonus’ ka nisur bazuar në informacionin periodik të shkëmbyer me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore”.

Sipas saj, në përfundim të procedimit administrativ të nisur, u arrit në konkluzionin se ndodheshim në kushtet e nenit 78/1/a të LPP, ku parashikohet se ‘Agjencia e Prokurimit Publik përjashton një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vjet për keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rre?? për qëllime kualifikimi”. Në fund, kjo kompani u skualifikua nga e drejta për të fituar kontrata publike, për 6 muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, Bonus ka fituar një sërë tenderash publikë për punë ndërtimi, kryesisht rrugë, kanale ujitëse dhe punime infrastrukturore, pjesën më të madhe në Bashkinë e Kamzës. Po në vitin 2026 ka fituar procedurën për të ndërtuar rrugët në Paskuqan e Bathore me vlerë 700 mijë euro, ka fituar në vitin 2022 për të ndërtuar rrugën “Shen Gjergji” dhe “Ali Pashë Gucia” me vlerë 60 milionë lekë, po në Kamëz. Rezulton se kompania ka fituar dhe projekte të tjera më të vogla për sistemime rrugore dhe kanale ujitëse në Bashkitë Dibër dhe Bulqizë.

Para

“Balluku”, SPAK kërkon më shumë kohë për hetimet. Të mërkurën Gjylit e Elezit u komunikohen vendimet për zgjatjen e afateve

Pas

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehajn

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

180 ditë nga zgjedhjet, opozita ende pa kandidat për Tiranën. PD mes Alimehmetit dhe Binajt, por pa një strategji të qartë

180 ditë nga zgjedhjet, opozita ende pa kandidat për Tiranën. PD mes Alimehmetit dhe Binajt, por pa një strategji të qartë

10.11.2026
10.4k
PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

14.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

11.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.