E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Dallaveret me Valon Ademin dhe Ballukun, Behgjet Pacolli u kërkon shqiptarëve qindra miliona euro në Arbitrazh për Aeroportin e Vlorës

Korrieri nga Korrieri
05.08.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Dallaveret me Valon Ademin dhe Ballukun, Behgjet Pacolli u kërkon shqiptarëve qindra miliona euro në Arbitrazh për Aeroportin e Vlorës
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Behgjet Pacolli ka reaguar sërish pasi kompania “MABCO Constructions” mori zyrtarisht shkresën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për nisjen e procedurës së zgjidhjes së kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Përmes një deklarate publike, Pacolli bëri të ditur se kompania do ta dërgojë çështjen në arbitrazh ndërkombëtar, duke e konsideruar këtë si rrugën e vetme të mbetur për mbrojtjen e të drejtave të saj.

Sipas tij, MABCO kishte zgjedhur për më shumë se një vit dialogun institucional dhe ishte përpjekur të shmangte një konflikt juridik ndërkombëtar me shtetin shqiptar.

Pacolli pretendon se gjatë kësaj periudhe kompania është përballur me tentativa për tjetërsimin e kuotave, vendime gjyqësore kontradiktore dhe përjashtimin nga administrimi i investimit.

Ai deklaroi gjithashtu se MABCO-s i është bllokuar fizikisht hyrja në kantier, ndërsa institucionet shtetërore nuk kanë ndërhyrë për rivendosjen e aksesit dhe vijimin e punimeve.

Sipas Pacollit, pengesat janë krijuar në momentin kur aeroporti ndodhej në fazën përfundimtare dhe pranë procesit të certifikimit.

Ai kundërshton argumentet e paraqitura nga Ministria e Infrastrukturës, duke pretenduar se vonesat që po përdoren për zgjidhjen e kontratës janë pasojë e bllokimit të punimeve.

Pacolli tha se shkresa e ministrisë përmban pretendime që, sipas vlerësimit të kompanisë, nuk përputhen me dokumentacionin dhe gjendjen faktike të projektit.

MABCO pretendon se që prej gushtit 2025 i ka kërkuar ministrisë autorizimin e një auditimi të pavarur ndërkombëtar teknik dhe financiar për investimet e kryera në aeroport.

Sipas deklaratës, kërkesat për auditim janë refuzuar ose kanë mbetur pa përgjigje.

Pacolli ngriti gjithashtu pretendimin se kallëzimet penale të paraqitura nga kompania për veprime të dyshuara të kundërligjshme nuk janë trajtuar nga institucionet kompetente.

Ai argumenton se nisja e procedurës për zgjidhjen e koncesionit bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, kontratën koncesionare dhe marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës për mbrojtjen e investimeve.

“Unë nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë pasojat e veprimeve ose mosveprimeve të disa zyrtarëve”, shkroi Pacolli.

Ai shtoi se në arbitrazh MABCO do të paraqesë të gjitha faktet, provat dhe dokumentacionin që disponon për realizimin e investimit dhe pengesat e pretenduara.

“Nuk kam dyshim se ky proces do të nxjerrë në dritë të vërtetën”, deklaroi Pacolli, duke e cilësuar arbitrazhin si pasojë të veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shqiptare.

Para

Dyshohet për një dëm që shkon në miliona euro, drejtori i Portit të Durrësit merret në pyetje në Kosovë

Pas

Ermal Beqiri në kërkim, KESH i dha 10 mijë euro

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

29.09.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.