Në Kuç, krejt ndryshe nga herët e tjera, nuk u mbajt “memorandumi” ku Rama parashikon rezultatet zgjedhore, por një mbledhje e tensionuar ballë kryebashkiakëve që kundërshtojnë hartën e re territorial. E nisi fjalën ministri i pushtetit lokal Ervin Demo, për të vijuar aty këtu, me atë laptopin që mbart brenda “studime të thelluara” të shkencave ekzakte dhe shoqërore, njohësi i mirë i kulinarisë, Arbian Mazniku, njëkohësisht bashkëkryetar i refornës terriotriale, për të kulmuar me qëndrimet e udhëheqësit Edi Rama…
Për një lek i bëri kryebashkiakët që kanë ngritur kryet për të mos u shkrirë si bashki, veçanërisht atë të Poliçanit, Dimali dhe Divjakës. Të tre u përfsjinë në një debat të fortë, ku veçanërisht Ramës nuk i del dhe nuk do i dalë inati me atë skenën e djegies masive të teserave të PS-së nga anëtarët e kësaj force politike kryesisht në Poliçan. Po kush qe reagimi? Flakë për flakë. Kryebashkiakët nuk janë më si më parë, kokëulur, të “kastruar” në mendime, apo edhe lolo kur “Rama i dikurshëm” i vinte në lojë. Ata mbajtën qëndrim, veçanërisht Adriatik Zotko i Poliçanit dhe Juliana Mema e Dimalit.
Çudia e Ramës ishte sesi pati reagime nga kreybashkiakt. Aq sa urdhëroi që të dy të dilnin jashtë, si Zotkaj ashtu edhe Mema u larguan, por jo me kokën ulur, madje me tonet të ngritura, aq sa dy krahët e Ramës, Mazniku dhe Demo shtangën tërësisht.
Mazniku është autori i draftit final që pritet të shojë në Parlament për miratim, ku parashikon shkrirjen e 15 bashkive të vendit. Të 15 bashkitë konsiderohen si “të lodhura”, bashki të vogla pa shumë të ardhura, por vetëm kompjuteri portaiv iI Maznikut mund të deshifrojë sesi shkrihet Patosi dhe mbijeton Roskoveci, sesi bie Poliçani, por jo Vau i Dejës dhe shumë të tjera.
Tashmë duket se Rama do të tërhiqet përfundisht nga kjo ide, pasi nuk mund të lejojë edhe një tjetër reagim lokal, nga jo pak por 15 bashki. Arsyet sesi do e justifikojë këtë tërheqje ai i ka të gatshme, pasi nuk është hera e parë që kur ndjen “erën e frikës” di të tërhiqet.
Pas katër orësh monolog, kryeminisri Edi Rama u largua, duke lënë pas zgritjen e zërit dhe qartësinë e pasigurisë personale. E kuptoi edhe më qartë se të tijët po e lënë. Jo se morali i tyre është i lartë, jo se duart e tyre janë të pastra, jo se koha do u japë të drejtë, ko se alleshverishet e tyre lokale do të mbyllen lehtë, por janë “marinarët e parë” të anijes që po mbytet me kapitenin “pirat” që ende bërtet, po e kuptuar se e përplasi anijen në shkëmbinj…
Gjithashtu ata që sot po ngrenë zërin duan të ikin me një fije dinjiteti, për të mos u bërë nesër shenjestër e preferuar e domateve apo vezëve. Kuçi këtë herë nuk qe mbledhje e memorandumit ku kryeministri letrën njëpërdorimshme të tavolinës e kthen në “dokument”, duke dhënë shifrat për secilin qark nga fitorja në fitorje… /boldnews
















