E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj përdor logon e Bashkisë Tiranë kundër prokurorit Ols Dado, ankimon në Apel vendimin që nuk e legjitimoi kundër njeriut që e arrestoi

Korrieri nga Korrieri
13.08.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Padia e Veliajt për Olsi Dadon/ Hidhet shorti në gjykatën administrative, ja kush do e shqyrtojë çështjen
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin që refuzoi shqyrtimin në themel të padisë së tij kundër prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Në një deklaratë të shpërndarë në emër të Veliajt dhe Bashkisë Tiranë, konfirmohet se kryebashkiaku kërkon që Apeli të shqyrtojë pretendimet e tij për pavlefshmërinë e dekretit të emërimit të Dados si prokuror në vitin 2008.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit 2025, nën hetim nga SPAK për akuza që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave, ndërsa Ols Dado është një prej prokurorëve që ka hetuar çështjen ndaj tij.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë e rrëzoi më herët padinë pa hyrë në themelin e pretendimeve, duke vlerësuar se Veliaj nuk kishte legjitimim aktiv dhe interes të drejtpërdrejtë ligjor për të kundërshtuar dekretin e emërimit të prokurorit.

Veliaj kundërshton këtë arsyetim dhe pretendon se gjykata ka shmangur verifikimin e ligjshmërisë së emërimit të Dados.

Sipas qëndrimit të tij, Ols Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe ishte emëruar prokuror pasi ushtronte profesionin e noterit, pa plotësuar, sipas Veliajt, kushtet ligjore përjashtimore që kërkoheshin në atë kohë.

“Thelbi i çështjes është i thjeshtë: a mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit një person që pretendohet se është emëruar në kundërshtim me kriteret urdhëruese të ligjit?”, thuhet në deklaratë.

Mbrojtja e kryebashkiakut pretendon se bëhet fjalë për një rast të mundshëm “pavlefshmërie absolute” të aktit të emërimit, e cila, sipas saj, mund të konstatohet nga gjykata pavarësisht kohës që ka kaluar.

Veliaj e lidh gjithashtu çështjen me hetimin penal ndaj tij, duke argumentuar se një prokuror që ka ushtruar pushtetin penal ndaj një personi duhet të mund t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor lidhur me ligjshmërinë e statusit dhe kompetencave të tij.

Padia fillestare u depozitua në janar 2026 kundër Presidentit të Republikës për periudhën kur ishte nxjerrë dekreti, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Ols Dados, me kërkesën për shfuqizimin e aktit të emërimit të vitit 2008.

Tashmë çështja kalon në Gjykatën Administrative të Apelit, ku Veliaj kërkon rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe hapjen e shqyrtimit në themel të pretendimeve për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit të SPAK.

Para

Pamje spektakolare të eklipsit diellor nga Shqipëria

Pas

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Nga Kategoria

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.3k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet
Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.3k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k
Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.