E enjte, 5 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Investigim

INVESTIGIMI/ Ndërrohen drejtorët, jo skema/ ARRSH i jep 14.3 mln euro pa rivalë kompanisë së Artan Sakos, nën lupën e SPAK

Korrieri nga Korrieri
10.09.2026
në Investigim, Slider
A A
INVESTIGIMI/ Ndërrohen drejtorët, jo skema/ ARRSH i jep 14.3 mln euro pa rivalë kompanisë së Artan Sakos, nën lupën e SPAK
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka dhënë kompanisë “2 T” një kontratë me vlerë 1.3 miliardë lekë, ose rreth 14.3 milionë euro, për mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Juglindor.

Kontrata do të zgjasë katër vjet dhe përfshin rehabilitimin dhe mirëmbajtjen periodike të disa prej rrugëve kryesore në juglindje të vendit. Por ajo që ngre pikëpyetje është mënyra se si është zhvilluar procedura: në garë është paraqitur vetëm kompania “2 T”.

Në mungesë të çdo rivali, ARRSH-ja, e drejtuar nga Ami Kozeli, e ka shpallur fituese kompaninë e Artan Sakos. Oferta e paraqitur arrin në rreth 99.95% të fondit limit, duke konsumuar pothuajse të gjithë shumën e vendosur në dispozicion.

Pra, për një kontratë katërvjeçare me vlerë 14.3 milionë euro pati vetëm një ofertues dhe thuajse asnjë kursim nga fondi limit. Këto të dhëna ngrenë pikëpyetje nëse mungesa e konkurrencës lidhet vetëm me mosinteresimin e kompanive të tjera apo me kushtet e vendosura në procedurë.

Tenderi merr një rëndësi më të madhe për shkak të historikut të kompanisë fituese. “2 T” dhe bashkëpronari i saj, biznesmeni Artan Sako, kanë përfunduar në vëmendjen e SPAK-ut gjatë hetimeve për kontratat e infrastrukturës rrugore dhe lëvizjet financiare të lidhura me to.

Sako është marrë në pyetje nga SPAK më 19 nëntor 2024, ndërsa në fund të janarit 2026 agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “2 T”.

Në fokusin e hetuesve kanë qenë disa procedura me vlerë dhjetëra milionë euro, përfshirë kontrata për segmente të Unazës së Madhe të Tiranës. Një prej tyre është tenderi rreth 23 milionë euro për Lotin 7 të Unazës së Jashtme, ku rezulton e përfshirë edhe kompania “2 T”.

Sipas të dhënave të kontratave publike, vetëm gjatë pesë viteve të fundit kompania ka përfituar mbi 110 milionë euro nga institucionet shtetërore, duke u kthyer në një prej përfituesve të mëdhenj të fondeve të infrastrukturës.

Hetimet për tenderat e rrugëve përfshijnë edhe ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, i arrestuar në mars 2024 dhe i akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Dosja e tij ka nxjerrë në pah marrëdhëniet mes zyrtarëve të Autoritetit Rrugor dhe kompanive private që merrnin kontrata publike.

Por edhe pas largimit të Berberit dhe ndryshimit të drejtuesve, mënyra e zhvillimit të tenderave vijon të prodhojë të njëjtën pamje: kontrata me vlera të larta, konkurrencë minimale dhe oferta shumë pranë fondit limit.

Sot ARRSH-ja drejtohet nga Ami Kozeli, një tjetër ish-vartës i Belinda Ballukut. Pikërisht nën drejtimin e tij, institucioni i ka dhënë 14.3 milionë euro kompanisë “2 T”, në një procedurë ku nuk pati asnjë ofertues tjetër dhe ku çmimi fitues ishte thuajse i barabartë me shumën maksimale të parashikuar.

Fakti që një biznesmen merret në pyetje apo që kompania e tij kontrollohet nga organet hetimore nuk provon fajësi dhe nuk e përjashton automatikisht subjektin nga tenderat. Megjithatë, kur një kontratë e tillë jepet me vetëm një ofertues dhe pa kursim real të fondit, ARRSH-ja ka detyrimin të shpjegojë se si u garantua konkurrenca dhe përdorimi me eficiencë i parave publike.

Në fund, bëhet fjalë për 1.3 miliardë lekë nga fondet publike dhe për një institucion që prej vitesh është shoqëruar nga hetime dhe akuza për mënyrën e dhënies së kontratave të rrugëve.

Drejtuesit e ARRSH-së ndërrohen, por tenderat vazhdojnë të fitohen pa rivalë, me oferta në kufijtë e fondit limit dhe shpesh nga të njëjtat kompani. Nëse ky model përsëritet pavarësisht emrit që qëndron në zyrën e drejtorit, atëherë problemi nuk është vetëm te drejtuesit, por te skema që vazhdon të funksionojë pas tyre. Gazeta Korrieri

Para

Vangjel Tavo hedh në “kosh” milionat e FSHZH, 6.4 milionë euro për fasadat e Dhërmiut 8 vjet pas investimit të parë

Pas

“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

Nga Kategoria

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari
Aktualitet

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?
Botë

Votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA thanë: Mjaft më. A është ky fillimi i fundit për Trump?

05.11.2026
10.4k
Tragjedia në Elbasan, një grua humb jetën nën rrënoja, pronari i banesës zhduket pas shpërthimit që shembi pallatin
Aktualitet

Tragjedia në Elbasan, një grua humb jetën nën rrënoja, pronari i banesës zhduket pas shpërthimit që shembi pallatin

05.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Trump humbet Kongresin, por fajin nuk e ka ai: “Po të isha unë në garë, do të kishim fituar”

Trump humbet Kongresin, por fajin nuk e ka ai: “Po të isha unë në garë, do të kishim fituar”

05.11.2026
10.4k
“Hajdutë, hajvanë”/ Një grup i vogël protestuesish kthehen te Kryeministria, policia nuk lejon bllokimin e rrugës

“Hajdutë, hajvanë”/ Një grup i vogël protestuesish kthehen te Kryeministria, policia nuk lejon bllokimin e rrugës

31.10.2026
10.4k
Donald Trump ndërpret ndihmën 4 mld dollarë për Izraelin: S’kanë më nevojë

Donald Trump ndërpret ndihmën 4 mld dollarë për Izraelin: S’kanë më nevojë

04.11.2026
10.4k
Veliaj e përmendi si të përzgjedhurin e Ramës për Bashkinë e Tiranës, reagon Arbër Hajdari: Larg qoftë të më punësojë Lali Eri

Veliaj e përmendi si të përzgjedhurin e Ramës për Bashkinë e Tiranës, reagon Arbër Hajdari: Larg qoftë të më punësojë Lali Eri

03.11.2026
10.4k
Lufta në Ukrainë: Rusia humbi mbi 54 mijë ushtarë në tetor?

Lufta në Ukrainë: Rusia humbi mbi 54 mijë ushtarë në tetor?

02.11.2026
10.4k
Emrat/ Nga Ramë Geci te Paqsor Buzi e Artan Sako, kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku”

Emrat/ Nga Ramë Geci te Paqsor Buzi e Artan Sako, kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku”

31.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

Biseda mes Veliajt dhe Gogut është regjistruar? Ndreca: “Do të ishte shumë mirë”

04.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.