E enjte, 5 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi: Nga lufta e 1999-ës, në politikë e 27 vite më pas fajtorë në Hagë

Korrieri nga Korrieri
17.09.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi: Nga lufta e 1999-ës, në politikë e 27 vite më pas fajtorë në Hagë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpallën sot fajtorë për krime lufte. Sot Gjykata Speciale në Hagë i dënoi për ndalim të paligjshëm të 385 personave, trajtim mizor, torturë dhe vrasjen e 96 prej tyre. Krahas dënimit dhe përshkrimit të provave për dhunë brutale të konstatuara në prilli të vitit 1998 dhe qershorit 1999, veç pjesëmarrjes në UÇK: Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi, janë katër nga figurat historike që ushtruan detyrën si deputet, kryeminisët, ministër e president.

Në 2020 ish-krerët e UÇK përfunduan në qelitë e Hagës, por ajo që lanë pas ndër vite, ishte kontributi për Kosovën, një shtet i pavaruar!

Hashim Thaçi, lindi më 24 prill të vitit 1968 në Skënderaj në Kosovës, vendi ku e pati zanafillën Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Ai iu bashkua UÇK-së në vitin 1993, ndërsa në vitin 1999 u bë një nga udhëheqësit kryesor të ushtrisë.

Thaçi u bë udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila fitoi pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e vitit 2007 në Kosovë. Një vit më vonë, Thaçi shpalli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008. Në vitin 2016, ai u zgjodh President i Kosovës.

Ai e dha dorëheqjen nga posti i Presidentit në vitin 2020 pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ngritën një aktakuzë me dhjetë pika kundër Thaçit dhe të tjerëve, duke i akuzuar ata për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë përfshirjes së tyre më UÇK-në.

Sot me 16 shtator 2026 u dënua me 25 vite burg nga trupi gjykues në Hagë.

Jakup Krasniqi, lindi më 1 janar 1951 në Drenas të Kosovës. Në vitet 1981 ai u arrestua për arsye politike nga pushtuesi serb, pasi si petagog filloi veprimtarinë politike në ilegalitet. Në 1991 ai u lirua dhe një vit më vonë u zgjodh deputet në parlamentin e Kosovës.

Krasniqi u bë Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë periudhës 1998-1999 dhe u përfshi aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së gjatë luftës. Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar në periudhën 1999- 2000 u zgjodh ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ndërsa në mars të vitit 2002 deri në dhjetor 2004, ai mbajti postin e ministrit në Ministrinë e Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës. Në nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës, ndërsa sot më 16 shtator 2016 u dënua me 25 vite burg nga Gjykata në Hagë.

Kadri Veseli, lindi më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Veseli u angazhua në lëvizjen studentore në Kosovë gjatë viteve 1988-1990, e cila kërkonte të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtën politike, përfshirë edhe të drejtën për pavarësi të Kosovës. Gjatë luftës, Veseli ishte i lidhur me strukturat e inteligjencës së UÇK-së, e njohur si Shërbimi Informativ i UÇK-ose ndryshe Zbulim-Kundër, deri në fund të luftës kur u shndërrua në të ashtuquajturin Shërbimi Informativ i Kosovës ose SHIK.

Gjithashtu ai ishte pjesë e rrethit drejtues të organizatës. SHIK-u zyrtarisht përmbylli misionin në vitin 2008 kur Kadri Veseli shpalli shpërbërjen e saj. Në fund të vitit 2012, Kadri Veseli u bashkua me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa në 27 janar 2013 u bë zëvendëskryetar i partisë. Veseli u votua Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës më 8 dhjetor 2014, pas dorëheqjes së Jakup Krasniqit.

Veseli u bë edhe kreu i partisë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit në vitin 2016 për shkak se Thaçi u emërua President i Republikës së Kosovës. Një vit më vonë, më 7 shtator 2017, Veseli rizgjidhet sërish Kryetar i Kuvendit. Në vitin 2020, ai u padit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë Luftës së Kosovës dhe u transferua në paraburgim në Hagë. Sot me 16 shtator 2026 u dënua me 18 vite burg nga Gjykata e Hagës për krime lufte.

Rexhep Selimi, lindi më 15 mars 1971 në Skënderaj të Kosovës. Selimi doli publikisht si themelues dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së më 28 nëntor 1997. Pas luftës, ai vijoi angazhimin politik në Kosovë. Gjatë viteve 1999- 2000 ka qenë Ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.

Nga viti 2000 deri në 2003 Rexhep Selimi ka qenë Komandant i Akademisë së Mbrojtjes dhe Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës në TMK. Rexhep Selimi mban mbi supe gradën gjeneral major. Edhe pas luftës, Selimi ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe për vite me radhë ishte pjesë aktive e jetës politike të vendit.

Në vitin 2010, ai i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje dhe zgjidhet deputet tri herë radhazi, përkatësisht në Legjislaturën IV, V dhe VI, dhe zgjedhjet e fundit në vitin 2020, para se të thirrej në Hagë. Rexhep Selimi ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcave Speciale të Kosovës. Rexhep Selimi u transferua në paraburgim në Hagë në nëntor 2020, ndërsa gjykimi filloi në prill 2023. Selimi është shpallur fajtor sot më 16 shtator 2026 nga trupi gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke u dënuar me 13 vite burg.

Nga luftëtarë për liri, në poste për formimin e shtetit të pavarur të Kosovës, sot ish-krerët e UÇK-së në bankën e të akuzuarve në Hagë i bashkon vendimi ‘fajtor’.

Para

Dyshohet se ‘zhduku’ 900 shishet e verës, arrestohet Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

Pas

Wesley Clark pas dënimit të Thaçit: I shokuar nga vendimi, nuk pashë prova për krime lufte

Nga Kategoria

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari
Aktualitet

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut
Aktualitet

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k
Republikanët drejtojnë gishtin e fajit nga Trump pas disfatës në zgjedhje
Botë

Republikanët drejtojnë gishtin e fajit nga Trump pas disfatës në zgjedhje

05.11.2026
10.4k
Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”
Aktualitet

Studentët ndryshojnë organizimin e protestave, tubime vetëm dy herë në javë: “Nuk tërhiqemi, autokracia do të bjerë si diktatura”

05.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqipëria në krizë energjetike, KESH tret miliarda për të furnizuar vendin me energji

Shqipëria në krizë energjetike, KESH tret miliarda për të furnizuar vendin me energji

04.11.2026
10.4k
Arrestohet pronari i Alta Bankës, Davor Macura i afërt me pushtetin e Vuçiç

Arrestohet pronari i Alta Bankës, Davor Macura i afërt me pushtetin e Vuçiç

03.11.2026
10.4k
Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

05.11.2026
10.4k
Strategia e re e Ramës për mediat: Raca e bardhë dhe Hëna u krijuan nga alienët, brenda 2030-ës jemi në Mars

Strategia e re e Ramës për mediat: Raca e bardhë dhe Hëna u krijuan nga alienët, brenda 2030-ës jemi në Mars

02.11.2026
10.4k
Shpërthimi në Elbasan, humbet jetën 83-vjeçari që jetonte në banesën ngjitur (asfiksohen 8 persona të tjerë)

Shpërthimi në Elbasan, humbet jetën 83-vjeçari që jetonte në banesën ngjitur (asfiksohen 8 persona të tjerë)

04.11.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

Makinat e vjetra në Shqipëri, gati të dalin nga tregu për tre vite (plani i Qeverisë)

03.11.2026
10.4k
Bashkë me Ergys Agasin arrestohet edhe i besuari i Ilir Prodës: Si u ndoqën nga Elbasani deri te Plepat

“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit

31.10.2026
10.4k
VENDIMI/ Kur nis shpërndarja e bonusit për pensionistët

Premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

28.10.2026
10.5k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

04.11.2026
10.4k
Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

Edi Rama shpall Erion Veliajn puçist: Financoi protestat e dhunshme

31.10.2026
10.4k
Thanë se e sulmoi ariu, zbulohet fati tragjik i Urim Fikut

Detaje të reja: Djali fshiu pamjet e kamerave pas vra sjes së babait

05.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.