Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti i Lëvizja Bashkë, Redi Muçi ka ironizuar deputetët socialistë që sipas tij kishin një plan të mirëmenduar për t’u shpëtuar vezëve që pritej të hidheshin nga protestuesit, ndërsa ka ironizuar edhe Zegjine Çaushin për look-un e ri.
Muci, ka deklaruar se “ilaçi” i vetëm për mllefin e shqiptarëve dhe protestat që vijojnë prej tashmë 110 ditësh në Tiranë e jo vetëm, është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Redi Muçi: E nis me një urim për sesionin e ri, uroj të jetë më i shkurtri në histori dhe të jetë i fundit i kësaj qeverie dhe partie të deligjitimuar që ka uzurpuar shtetin shqiptar.
Niko Peleshi: Ju tërheq vëmendjen për gjuhë të papërshtatshme dhe seksiste.
Ndërkohë deputetja dëgjohet teksa i thotë “Ulu mo ulu, se na hape barkun, psikopat!”
















