Kryeministri Edi Rama citohet t’u ketë kërkuar deputetëve socialistë mbështetjen për reformën territoriale, duke u përcjellë një mesazh të prerë përpara votimit të sotëm në Kuvend.
Sipas një burimi, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Rama është shprehur: “Kush nuk voton reformën territoriale sot, le të ikë”.
Mbledhja e socialistëve, e zhvilluar në sallën e Kuvendit, ka përfunduar përpara shqyrtimit të projektligjit për ndarjen e re territoriale.
Diskutimi dhe miratimi i projektligjit të propozuar nga socialistët janë parashikuar në rendin e ditës së seancës së sotme. Mesazhi i atribuar Ramës shton presionin ndaj deputetëve të PS për të votuar në mbështetje të nismës.
















