E diel, 23 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Koktej virusesh” në Europë, fluks të infektuarish në spitalet italiane

Korrieri nga Korrieri
05.01.2024
në Aktualitet, Botë
A A
“Koktej virusesh” në Europë, fluks të infektuarish në spitalet italiane
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Autoritetet shëndetësore në vendet evropiane janë në gatishmëri të shtuar për shkak të “koktejit” të viruseve, teksa rastet e Covid-19, të gripit dhe infeksioneve të tjera virale respiratore janë në rritje.

Urgjencat dhe pavijonet në spitalet italiane janë nën presion për shkak të shtimit të rasteve me grip. Sipas të dhënave të organeve kompetente, ka një rënie të numrit të rasteve me koronavirus. Megjithatë, diagnozat e gripit me komplikime të sistemit të frymëmarrjes dhe rastet me pneumoni vazhdojnë të rriten. Po ashtu, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar pasi viruset po përhapen në masë dhe jo vetëm tek pacientët e moshuar.

Javën e fundit rastet me Covid-19 ranë me 16%, por sipas shumë profesorëve të virologjisë, kjo rënie mund të jetë për shkak të numrit më të ulët të analizave të kryera gjatë pushimeve. Kjo do të thotë se mund të shënohet një rritje e re në ditët në vijim.

Sa i përket urgjencës spitalore, shumica dërrmuese e pacientëve me simptoma dhe komplikime të ngjashme me gripin janë qytetarë të moshuar. Nga Milano në Romë dhe Napoli, pritja për të kryer një vizitë te mjeku konsiston në disa orë deri në marrjen e shërbimit.Matteo Bassetti, shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin San Martino në Xhenova, theksoi se ky është gripi sezonal më i keq i 20 viteve të fundit, për sa i përket shkallës së transmetimit.

Sipas shifrave të fundit, më shumë se një milion italianë janë infektuar me grip, ndonëse kulmi i rasteve, i cili pritet ndoshta brenda javës së ardhshme, ende nuk është regjistruar.

Situata në Spanjë

Pesë rajone spanjolle kanë njoftuar rivendosjen e masës që e bën të detyrueshëm përdorimin e maskave në institucionet shëndetësore, pas një rritjeje të ndjeshme të rasteve me COVID-19 dhe gripit gjatë periudhës festive.

Rajoni i Valencias pa që shkalla e infeksioneve të frymëmarrjes të rritet në 1,501 raste për 100,000 banorë midis 26 dhjetorit dhe 1 janarit, barra e dytë më e lartë në vend për atë javë, pas Castilla La Mancha.

Krerët e autoriteteve shëndetësore në Valencia rekomanduan që qytetarët që shfaqin simptoma, si dhe stafi shëndetësor, apo të afërmit dhe miqtë në dhomat e pritjes, të mbajnë maska ​​​​për të evituar infektimin.

Ata gjithashtu lanë të hapur mundësinë që ky rregull të shtrihet edhe në zona të tjera ku janë të përqendruara grupet vulnerabël.

Po ashtu është këshilluar që qytetarët në përgjithësi të mbajnë maska ​​në vende publike, veçanërisht në ato të mbyllura.

Spanja ishte ndër vendet e fundit evropiane që hoqi masat e mbajtjes së maskave pas pandemisë COVID-19, me qytetarët që u kërkohej t’i mbanin ato në transportin publik deri në shkurt të vitit të kaluar dhe në qendrat shëndetësore dhe farmacitë deri në korrik.

Javën e fundit të dhjetorit, në qendrat shëndetësore parësore të vendit u regjistruan 953 raste për 100 mijë banorë me sëmundje akute të frymëmarrjes, krahasuar me 922 një javë më parë, ndërkohë që ritmet e shtrimeve shënuan rritje të dukshme krahasuar me një vit më parë.

Ministria e Shëndetësisë e vendit ka thirrur autoritetet rajonale shëndetësore në një takim dhe, sipas mediave spanjolle, do të propozojë vendosjen e masave të detyrueshme në të gjithë vendin javën e ardhshme.

Para

Vizion Plus mbyll ‘Al Pazar” të Agron LLakajt 

Pas

Ligji i ‘Investimeve Strategjike’ propozohet të shtyhet për herë të tretë

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.