E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Katet pa leje, oligarku Pëllumb Salillari bën kurban vëllanë. S’do bëjë burg për shkak të moshës

Korrieri nga Korrieri
14.02.2024
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
Katet pa leje, oligarku Pëllumb Salillari bën kurban vëllanë. S’do bëjë burg për shkak të moshës
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Katet pa leje, oligarku Pëllumb Salillari bën kurban vëllanë. S’do bëjë burg për shkak të moshës

Lulzim Salillari, vëllai i biznesmenit Pëllumb Sallilari, është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës.

Sipas prokurorisë, ai akuzohet për një rast ndërtimi pa lejë nga shoqëria “Salillari”, në zonën e kopshtit zoologjik në kryeqytet. Nën akuzë janë dhe zyrtarë të tjerë të firmës që zotërohet nga biznesmeni i afërt me qeverisë, Pëllumb Salillari.

Hetimet kanë konstatuar se firma “Salillari” kishte marrë lejë nga bashkia e Tiranës në vitin 2020 për të ndërtuar një godinë me 6 kate mbi tokë, përveç parkimit.

Por, ajo që rezultoi nga kontrolli në terren i autoriteteve dy vite më pas, ishte se godina ishte ngritur jo 6, por 7 kate, me një shtesë ndërtimi rreth 2.500 m2 pa leje.

Kontrollet në pallatin e “Salillarit” sipas prokurorisë, erdhën pas disa denoncimeve të banorëve të zonës për ndërtim pa leje.

“Në datën 6 Korrik 2022, shërbimet e Postës së Policisë Farkë pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë janë njoftuar nga salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në portalin e policisë së shtetit ‘Komisariati Dixhital’ ka disa njoftime nga banorë të zonës së kopshtit Botanik rruga ‘Bilal Sina’, Njësia administrative Nr.13 Tiranë, ku thuhej së subjekti ‘Salillari’ shpk po ndërton pallate pa leje”, sqaron prokuroria.

Nga ana e tij, Lulzimi, një ish ushtarak në pension, nuk do të bëjë burg për shkak të moshës. Me shumë gjasa, Lulzimi do dënohet me shërbim prove nëse Pëllumbi nuk do të ndërhyjë te gjyqtari.

Sipas të njëjtave burime, në pjesën e përparme të pallatit në krahun përball kopshtit zoologjik u gjet e fiksuar në një llamarinë e afishuar leja e ndërtimit nr.prot X-13444/6 datë 27.11.2020, lëshuar nga Bashkia Tiranë. Aty thuhet se punimet kryhen nga shoqeria “Salillari” shpk dhe do të ndërtohet një godinë banimi e shërbimi 1,4 dhe 7 kate me 1-5 kat parkim dhe shërbim nëntokë, me afat kryerjen e punimeve 60 muaj si dhe një foto e pamjes së jashtme të projektit të godinës.

Referuar aktit të konstatimit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, rezulton se gjatë kontrollit të ushtruar në objektin me leje ndërtimi nr.X-13444/6 datë 27.11.2020 të objektit “Godinë banimi dhe shërbime 1,4 dhe 6 kat me 1-5 kat parkim dhe shërbime nëntokë, u konstatua ndryshim nga projekti i miratuar duke realizuar sipërfaqe shtesë në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit. Sipas lejes, sipërfaqja totale ndërtimore mbi tokë është 10516.29m2, ndërsa në terren u konstatua 12960.41m2 – pra 2444.12m2 shtesë ndërtimi pa leje.

Referuar lejes së ndërtimit me nr.prot X-13444/8 datë 27.11.2020 të Bashkisë Tiranë për objektin e sipërcituar me subjekt ndërtues “Salillari” shpk, rezulton se leja e ndërtimit është “Godinë banimi dhe shërbimi 1,4 dhe 6 kate, me 1-5 kat parkim dhe shërbim nëntokë”.

Para

Po kjo çudi kështu?! As policia dhe as inspektoratet nuk i panë katet pa leje të oligarkut Salillari dhe Arben Malokut!

Pas

“Gjeji lekët ku të duash ose do të zhduk”/ Zbardhet dëshmia e mjekut që kërcënohej nga Altin Çoku: I kam dhënë 4 mijë euro

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.4k
BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.