E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

20-vjeçari që u nis për një jetë më të mirë, por përfundoi te ‘Trauma’

Korrieri nga Korrieri
19.02.2024
në Aktualitet, Fokus
A A
20-vjeçari që u nis për një jetë më të mirë, por përfundoi te ‘Trauma’
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga Anila Hoxha

Në të njëjtën ditë kur presidenti i vendit të tij Hassan Sheikh Mohamud sipas agjensive të huaja ankohet se ju vështirësua hyrja në samitin dy ditor të vendeve të Afrikës, Mursal Mahamoud lufton në intubim me vdekjen.

Në spitalin e Traumës në Tiranë. Pa askënd pranë, përveç mjekëve që në atë dhomë spitali, marrin e japin analizat dhe çdo sekond që kalon, duke bërë gjithçka që ta shpëtojnë.

Mursal Mahamoud është një 20-vjeçar që për shkak të konflikteve në Somalinë e tij, tensioneve historike midis vendeve fqinje vendosi të lërë vendin e tij. Mori rrugën e gjatë, qindra orë ferri në një ikje pa destinacion.

Udhëtim i pambarimtë derisa ai rrëzohet e dëmtohet rëndë. Me gjithë kohën që ka kaluar mbetet e paqartë se si u rrëzua dhe ku. Gjallë e ka mbajtur ëndërra që kishte, mbërritja e pa realizuar për të, Gjermania.

Mes diagnozave që nuk po e ngrinin më në këmbë, që ai të vazhdonte arratinë e tij, jeta e tij u zhvendos në qëndrën e Mbyllur të Karecit dhe më pas në spital.

Në Karec ai kishte fatin e çdo emigrant të paligjshëm që pret radhën ta kthejnë pas, vend pas vendi derisa të mbërrijë në atdhe. Ajo pritje për tu kthyer në Somalinë e tij, ja la vendin pritjes tjetër për ta ngritur në këmbë.

Në këto ditë bosh, pa njerëz, pa familjen, pa një fjalë në gjuhën e tij, me vetminë më të madhe dhe vetëm 20 vjeç, Mursal njihej si djali i dhomës numër 4, kati i dytë.

Profesor Lutfi Dervishi më pat njoftuar një ditë për të duke më shkruar “Një i ri nga Somalia, prej dy -tre muajsh është tek trauma. Një histori rrënqethëse njerëzor”.

Prej ditësh isha vendosur në kërkim të tij.

Kush është? Cfarë i ka ndodhur? A ka njerëz pranë?

Telefonata në policinë qëndrore. Në policinë kufitare. Policitë lokale në kufi me Greqinë.

Derisa më ra në dorë gjurma e tij e parë, e Mursal, emigrantit nga Somalia që ngeci në Ballkan dhe ndryshe nga qindra të tjerë që zgjedhin Mesdheun si rrugën e vdekjes, ai u end në shtigje tokësore me shpresën se diku do hapej një portë për të.

“Rezulton se ky shtetas së bashku me tetë emigrantë të tjerë është kapur nga shërbimet e kufirit Kapshticë , më datë 13/08/2023. Shtetasi ka patur dëmtime në shtyllën kurrizore, fillimisht është dërguar në spitalin e Korcës dhe më pas në Tiranë.

Janë kryer procedurat përkatëse”, shkruan oficeri kufitar. Në Spitalin e Traumës, Mursal ju tha mjekëve se ishte rrëzuar dhe dëmtuar rëndë.

Në shtator mjekët ndërhynë dhe mjeku Fatos Olldashi përmend kartelën e të riut dhe cdo përpjekje me shpirt që mjekët patën. Komplikacionet ju shfaqën.

Në dhjetor 2023, nga qendra e mbyllur e Karecit ku mbahen emigrantët që përdorin Shqipërinë si urë kalimi drejt Europës ai u soll sërisht për një ndërhyrje urgjente. Duhej të largonin matërialet që I kishin vendosur në shtyllën kurrizore.

U përballën me një situatë jo të mirë. Për pacientin dhomës e dhomës katër, pa askënd vec mjekëve që ndjekin me pikëllim se çfarë ndodh me jetën e një njeriu, nisin dhe dërgohen shkresa ngado.

Njoftohet Ministria e Shëndetësisë.

Pacientët flasin me njëri tjetrin, ja tregojnë se atje është një djalë i ri, vetëm dhe vetëm si ai janë dhe mjekët.

Një ndër ta edhe mjeku Arben Zenelaj, i cili është një nga më të mirët jo vetëm në vend po në Evropë, që pret ta kryejë ai ndërhyrjen e radhës. Ai rri duke numëruar orët që ikin dhe i përkthen me jetën e një djali që merr frymë tanimë në intubim.

“Plaga nuk u mbyll dhe po bën hemorragji-thotë me trishtim. Kam shkruar- shton- kërkoj ndihmë ta shpëtojmë. Ka nevojë për protezë endovaskulare dhe kjo gjë bëhet në spitalet private”.

Mbase secili nga ne mendon se Mursal mund të kishte qenë një i afërm i yni, ose vetë ne. Diku nëpër kohë, në ndonjërin nga vitet e vështira, një nga njerezit tanë të dashur mund të jetë gjendur nëpër rrugë ferri, duke ikur, pa u ndalur, duke vrapuar larg nga atdheu, larg nga nëna, larg nga shtëpia.

Sa më larg nga Shqipëria jonë për njëmijë arsye. Duke rrezikuar pa fund, herë me gomone, herë me kamionë, me letra false, nëper rrugë të ashpra, të vështira dhe të errëta…

Para

Hakerat “rrëzojnë” kompaninë ONE Albania , sekretet e shqiptarëve dalin sheshit

Pas

Gazetari flet për 5 vrasësit më të rrezikshëm të Shqipërisë: Lista duhet ribërë!

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

ANALIZA: Putini ka “zgjuar” Gjermaninë. Një ditë Rusia do të pendohet për NATO-n 

Përshkallëzohen tensionet mes Berlinit dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman dhe i kujton Luftën e Dytë Botërore

27.09.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Lidhja Vlora Hyseni-Ergys Agasi dhe rënia e numrit të vrasjeve, gazetari zbulon shkaqet: Mori krimin nën kontroll!

29.09.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.