E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Pallati pa rrjeta dhe mbrojtëse, punëtori vdes pasi ra nga lartësia te Latif Miha , arrestohet Gerald Krrashi , vëllai i viktimës kërkon drejtësi

Korrieri nga Korrieri
27.05.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Pallati pa rrjeta dhe mbrojtëse, punëtori vdes pasi ra nga lartësia te Latif Miha , arrestohet Gerald Krrashi , vëllai i viktimës kërkon drejtësi
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pallati pa rrjeta dhe mbrojtëse, punëtori vdes pasi ra nga lartësia te Latif Miha , arrestohet Gerald Krrashi , vëllai i viktimës kërkon drejtësi

Adrian Fejzullahu, 53-vjeçari, i cili humbi tragjikisht jetën këtë të hënë në vendin e punës, në një pallat në ndërtim kishte vetëm 5 ditë që kishte filluar punë. Ai ishte nisur si çdo ditë, pa e ditur se kjo e hënë do të ishte dhe dita e fundit e jetës.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një pallat në ndërtim e sipër nga kompania “Andi Konstruktion”. Në momentin që ka rënë nga kati i 7 i pallatit, Fejzullahu ka qenë duke ngritur kovat me llaç.

53-vjeçari vdes në vendin e punës! Pallati në pronësi

Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është fakti se administrator i komanisë që po ndërton pallatin, është Latif Miha, i cili është dhe nënkryetar i shoqatës së ndërtuesve, por dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Miha është 100% aksioner i kompanisë.

53-vjeçari vdes në vendin e punës! Pallati në pronësi

LATIF MIHA 100% AKSIONER I KOMPANISË “ANDI KONSTRUKSION”

Pavarësisht se mban dhe detyrën e kreut të shoqatës së ndërtuesve, i cili duhet të ishte dhe shembull i respektimit të rregullave në punë, në fakt e vërteta është ndryshe. Siç mund të shihet dhe nga fotot, kompleksi ku humbi jetën 53-vjeçari mëngjesin e sotëm nuk ka as rrjetë mbrojtëse dhe as skela. 

53-vjeçari vdes në vendin e punës! Pallati në pronësi

PAMJET NGA PALLATI KU PO NDËRTOHET, NUK KA AS RRJETË MBROJTËSE AS SKELA

Mdërkohë në një prononcim për Report Tv, vëllai i viktimës ka deklaruar se ata kërkojnë drejtësi. Sipas tij, i ati i pronarit të pallatit u kishte thënë se kompania është e gatshme që të mbulojë shpenzimet, ndërsa shton se pas denoncimit të bërë prej tyre janë arrestuar vetëm dy perosna. 

Vëllai i viktimës: Më mori në telefon shoferi i ambulancës nga telefoni i vëllait, pasi i kisha rënë më herët në celularë. Gjithë jetën ka punuar në ndërtim por prej një jave punonte në Kinostudio. Pasi më thirri shoferi i ambulancës e më tha është në gjendje të rëndë. Pastaj më tha se është e te morgu se ka vdekur. Kur shkova unë e gjeta të vdekur, ishte bërë sallatë, hemorragji e brendshme. Këto thonë i siguruar, po ku ta dimë ne, ata ashtu thonë. Ne kërkojmë drejtësi nga shteti. Shkuam dhe bëmë denoncimin te komisariati nr.4, pronarin e teknikun i ka arrestuar policia. I ati i pronarit na erdhi te shtëpia na tha që i marrim ne përsipër shpenzimet, do paguajmë varrimin. Jo, unë nuk kam nevojë për shpenzimet. Duam drejtësi si ka lënë gruan dhe nënë 80 vjeç. Nuk ia di emrin se nuk u prezantua, tha jam babai i pronarit të firmës. Tha do u mbuloj shpenzimet, i thashë nuk kam nevojë. Te morgu nuk kam gjetur asnjë person nga firma ndërtuese.

Ndërkohë faktin se në kantier nuk kishte kushte pune e ka pranuar dhe Inspektoriati i Punës. Në një prononcim për Abc News, përgjegjësi i inspektimit, Armando Loga tha se në objekt kishte mungesë skelash. 

Armando Loga: Sapo morën vesh lajmin kemi qenë në objekt ku ndodhi incidenti. Kemi marrë të gjitha të dhënat, është bllokuar objekti. Është marrë masë urgjente dhe janë pezulluar të gjitha punimet në atë objekt. Punojnë vetëm ata që po merren me masat e sigurisë, ngritjen e skelave për të parandaluar incidente që mund të ndodhin në të ardhmen. Nga pamja fizike kishte mungesë të skelave. Procesi i inspektimit tashmë bëhen në portalin e inspektimit, çdo dokument që vërtetohet nga inspektorët nuk kanë asnjë mundësi ta shmangin apo tjetërsojnë sepse ngarkohet menjëherë në portal dhe nuk tolerojnë dot subjektin.

Vetëm këtë muaj në vend kanë humbur jetën 5 punëtorë në vendin e punës. Në 21 Maj në minierën e Martaneshin humbi jetën minatoriArmand Peshku, dhe po në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj. Në 9 Maj në Shëngjin humbi jetën pasi ra nga lartësia punëtori i ndërtimit Emiljano Frroku, ndërsa dy ditë më pas në Shëngjin humbi jetën në punë punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni. Ndërsa sot Adrian Fejzullai. Të gjitha rastet bashkohen në një pikë…në mosrespektimin e rregullave në punë. Deri më tani nuk ka asnjë reagim serioz nga institucionet që kanë përgjegjësi për kushtet e punëtorëve, por mbi të gjitha për jetën…

Arrestohet Gerald Krrashi

Gerald Krrashi, përgjegjës i kompanisë nënkontraktore që kryente punimet në pallatin ku humbi jetën këtë të hënë 53-vjeçari Adrian Fejzullai është vënë në prangat e Policisë së Tiranës. Raportohet se ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave në punë, me pasojë vdekjen”. Fejzullai kishte 5 ditë që kishte filluar punë në kompaninë “Andi Konstruksion”, e cila është në pronësi të Latif Mihës, i cli mban dhe detyrën e nënkryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve.

Etiketat: Andi konstructionlatif miha
Para

Çfarë do ndodhë me kreditë e MCA&Final? Zbardhet plani, ripagim me këste te bankat

Pas

Bea Kallaku harron Xhensilen dhe lidhet me bukuroshen e Përputhen?

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

11.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

13.11.2026
10.4k
PS-PD bëhen bashkë kundër popullit: Protesta nuk i do, ata imponohen me kartonët

PS-PD bëhen bashkë kundër popullit: Protesta nuk i do, ata imponohen me kartonët

12.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
11.2k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.