E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Konflikti në burg/ Rrëfehet Admir Tafili: Me Beharin u zumë për 20 mijë euro, negociova me Enver Bajrin, por… 

Korrieri nga Korrieri
31.05.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Konflikti në burg/ Rrëfehet Admir Tafili: Me Beharin u zumë për 20 mijë euro, negociova me Enver Bajrin, por… 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pas Genc Tafilit, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në pyetje edhe Admir Tafilaj, i dënuari tre herë me burgim të përjetshëm. Ai ka dëshmuar me atë që dinte lidhur me konfliktin që ka pasur i vëllai me “të fortin” e Shkodrës, Behar Bajrin. Marrja në pyetje është bërë në ambientet e burgut më datë 11 prill. Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për “OraNeës”, Tafilaj, ka konfirmuar dëshminë e Gencit duke treguar se shkak i konfliktit me Behar Bajrin është bërë një borxh prej 20 mijë euro, që njerëzit e Beharit në Shkodër kishin mbetur borxh në një nga pikat e basteve të drejtuar nga Dorian Duli. Kaq ka mjaftuar dhe me palëve ka nisur përplasja.

Në dosjen “Metamorfoza” zbulohet se për të shuar konfliktin, edhe pse në burg, ka ndërhyrë edhe Admir Tafili, i cili ka negociuar dhe me vëllain e madh të Beharit, Enver Bajri. Por negociatat nuk kanë zgjidhur asgjë. E gjithë kjo situatë ka çuar palët që edhe kur kanë dalë nga burgu, si Behar Bajri dhe Genc Tafilaj, të mbajnë pozicione të ftohta dhe ti ruhen njëri-tjetrit.

“…dua të them se unë këtë person (Behar Brajoviq) e kam njohur që në vitin 1996. Kemi qenë të afërm me njëri-tjetrin kemi shkuar e qëndruar me netë të tëra në shtëpitë e njëri-tjetrit, këto marrëdhënie kanë qenë të afërta deri në vitin 2010 mesa më kujtohet, kohë në të cilën kemi qenë në të njëjtin sektor në burgun e Lezhës. Më pas me këtë shtetas kam bërë debat, për shkak të një borxhi që ky pra, Behari, nuk i njohu shokut tim Dorian Duli. Vëllai im Genc Tafilaj ka takuar nga afër shtetasin Enver Bajri të vëllain e Beharit, ku i ka kërkuar shumën e borxhit të lënë në pikat e basteve që administroheshin nga shoku ynë Dorian Duli, me sa më kujtohet shumë mund të ketë qenë 20-25 000 dollarë apo euro, nuk jam i qartë. Nisur nga këto biseda të mësuara si nga vëllai im Genci ashtu edhe nga vetë Dorian Duli, se njerëzit e Behar Brahoviç (Bajri) ranë dakord të shlyenin me këste këto borxhe, që kujtoj se mund të jenë dhënë vetëm njëherë rreth 1000 dollarë amerikanë. Më vonë kam mësuar se Dorin Duli, ka shkuar edhe ja ka kërkuar edhe Sokol Dulit, i cili ishte menaxher i basteve të Dorit, ky i fundit nuk e mori përsipër kthimin e kësaj shume. Debatet për kthimin e kësaj shume i kam bërë në burgun e Lezhës edhe ku jam prishur përfundimisht me atë pra, Behar Bajrin. Për shkak të afrimitetit që kishte me Dorian Dulin me Gencin, nga ky i fundit kam mësuar edhe për faktin që Behari kërkonte të më dëmtonte edhe Dorian Dulin, vetëm sepse ishte lidhje e jona. Genci, që në këtë moment më ka mbajtur mëri edhe mua për shkak të Beharit, dhe kujtoj që këtu unë kam kontaktuar edhe me Enver Bajrin, ku i kam kërkuar që të kthejë borxhet e lëna nga njerëzit e tyre në pikat e basteve të Dorit, sepse po më vendosnin në debate edhe me vëllain tim. Dua të shtoj se Genci më ka thënë disa herë se Behari është shpreh në burg apo edhe jashtë se Behari do që të më dëmtojë apo godas mua. Genci edhe pasi është liruar në vitin 2017 më ka thënë që ruhet nga Behari e njerëzit e tij se duan të më bëjnë dëm. Po ashtu edhe Dori me telefonata apo edhe në takime që kam pasur me të si në burgun e Lezhës ashtu edhe të Elbasanit në takimet që kam pasur me të, të cilat mund të verifikohen në regjistra…,”-tregoi ai.

Kjo përplasje brenda burgut nuk u harrua me aq. Por në vitin 2021, Bajri u vendos që ta ekzekutonte duke e ndjekur ditën që kishin shkuar në varrimin e Indrit Rrajës. Megjithatë atë ditë atentati nuk u krye, edhe pse në shënjestër ishte edhe Ibrahim Lici, një tjetër armik i përbetuar i fisit Bajri.

Para

SKANDALI me abuzimet në ujësjellësin e Vlorës, Balluku i paralajmëron: Dosjet gati, do i çoj vetë në SPAK! 

Pas

“Vite jete plot gëzime”! Tritan Kalo: Pushoi së rrahuri zemra e gruas sime

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k
Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

Votat për Sara Milën në këmbim të ndihmës ekonomike? Dosja zbulon si u përjashtuan 55 familjet pas sigurimit të mandatit

11.11.2026
10.4k
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s/ Kush është Alice Huang, gruaja në qendër të spiunazhit SHBA-Kinë

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s/ Kush është Alice Huang, gruaja në qendër të spiunazhit SHBA-Kinë

11.11.2026
10.4k
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

11.11.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

“Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë” – PS i përgjigjet Veliajt pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në Asamblenë e socialistëve

11.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.