E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Pse Arben Ndoka donte të vriste Leksin e Druve?

Korrieri nga Korrieri
13.06.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Pse Arben Ndoka donte të vriste Leksin e Druve?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Emisioni në Shënjestër në News24 i gazetares Klodiana Lala ka trajtuar mbrëmjen e sotme personazhin e njohur si ‘Leksi i Druve’, emri i vërtetë i të cilit është Aleks Ndreka.

Në Lezhë dhe ca më tej, ai ishte personazhi të cilit sa herë dikush kishte nevojë t’i referohej, ai ishte gjithmonë i gatshëm aty të vendoste në dispozicion të gjithë arsenalin e tij të njohjeve dhe të parave.

Por edhe të shërbente si informator për punët e pista të disa grupeve kriminale, që kishin filluar të ngrinin krye ndaj njëri-tjetrit.

Sidomos pas disa vrasjeve të rëndësishme që kishin ndodhur në zonë, ky dyshimet ishin se gisht në këto ekzekutime, apo pjesëmarrës në një formë apo tjetër ishte edhe ai vetë.

Aleks Ndreka, apo i njohur ndryshe si ‘Leksi i Druve’, u arrestua së fundmi me urdhër të SPAK, në Milano, në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku tashmë në pranga apo në kërkim janë disa nga personazhet më të rëndësishëm të krimit në Shqipëri.

47-vjeçari dyshohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal si edhe në sigurimin e kushteve për të kryer vrasje.

Policia e Shtetit: Shtetasi Aleks Ndreka, 47 vjeç, i akuzuar në kuadër të megaoperacionit ‘Metamorfoza’, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si edhe për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, u arrestua së fundmi në qytetin e Milanos në Itali, ku edhe është arrestuar provizorisht.

Ndalimi i tij u bë i mundur falë informacionit të shkëmbyer midis Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, ku edhe u sigurua vendndodhja e këtij shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ku nga policia italiane u mundësua lokalizimi dhe kapja e tij në qytetin e Milanos, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Ku për këtë shtetas më datë 23 Korrik 2023, GJKKO, ka caktuar masën e arrestit me burg për veprat e mësipërme penale”.

Pse Arben Ndoka donte të vriste Leksin e Druve?

Sipas të dhënave të siguruara nga dosja hetimore në ngarkim të tij dhe të personave me të cilët ai vepronte, të zbërthyera tashmë edhe nga bisedat e çkoduara në SKY ECC, del se Aleks Ndreka, apo ‘Leksi i Druve’ është një nga personat kyç,

Familja e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, e dyshonte si një nga strehuesit e vrasësve të njeriut të tyre, në këtë rast vëllait të ish-ligjvënësit, Aleksandër Ndoka, i cili u ekzekutua në fundin e vitit 2017, vetëm pak metra larg pragut të banesës së tij në Lezhë.

Ku sipas bisedave tashmë të zbërthyera midis grupit të tij, pasi Arben Ndoka, nuk po mundej të mbyllte llogaritë me Durim Bamin, një tjetër i fortë nga zona e Niklës në Fushë-Krujë, për të cilin kishte krijuar bindjen se kishte marrë pjesë në vrasjen e të vëllait, ai njëkohësisht po përpiqej të hiqte qafe edhe ‘Leksin e Druve’

Emri i vërtetë i të cilit është Aleksandër Deda ose Aleks Ndreka.

Objektiv që në një fare mënyre ata arritën t’i afroheshin në fillim të dhjetorit të vitit 2020, ku edhe e lanë të plagosur shënjestrën e tyre.

Dosja hetimore: “Më datë 1 Dhjetor 2020, Policia Lezhë u njoftua se në aksin rrugor Milot-Lezhë, është qëlluar me armë zjarri ndërsa ishte në drejtimin e mjetit të tij, ‘Range Rover’, shtetasi Aleksandër Deda (Aleks Ndreka).

I cili për pasojë ka pësuar dëmtime në trup, ku pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Lezhës, më pas është dërguar në Qendrën e Traumës në Tiranë”.

Zbulimet e mëtejshme të SKY ECC, treguan se organizator i kësaj prite të armatosur ndaj ‘Leksit të Druve’ ishte Arben Ndoka.

Dhe si pjesëmarrës në këtë plan ai kishte thirrur pranë vetes edhe nipin e tij Samuelin, djalin e vëllait të tij të vrarë, dhëndrin Arjan Tuku dhe Vinsent Tukun.

Dosja hetimore: “Provat faktojnë që Arben Ndoka është porositësi i atentatit të organizuar ndaj Aleks Ndrekës, ku për këtë qëllim ai ka angazhuar edhe shtetasit Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vinçens Tuku si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Arsyeja për të cilën do të kryhej kjo vrasje është se Arben Ndoka akuzon Aleks Ndrekën si personin që ka strehuar vrasësit e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka, vrarë më datë 9 Dhjetor 2017 në Lezhë”.

Para

GJKKO dënon me 1 vit burg ish kryetaren e bashkisë së Libohovës! 

Pas

Talenti që Silvinjo e ndoqi me aeroplan qenka shqiptar! Ja reagimi i tij në rrjetet sociale (FOTO) 

Nga Kategoria

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike
Aktualitet

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

18.11.2026
10.4k
‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë
Aktualitet

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

18.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë
Aktualitet

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

13.11.2026
10.4k
Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

14.11.2026
10.4k
“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.