E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“I ngacmoi mamanë “Canos”, i “PENDUARI” Tafani: Tregtari Çajup Selimi, u vra për nder!

Korrieri nga Korrieri
17.06.2024
në Aktualitet, Slider
A A
“I ngacmoi mamanë “Canos”, i “PENDUARI” Tafani: Tregtari Çajup Selimi, u vra për nder!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë është kryer vetëm për çështje nderi.

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan alias Marjus Tafani në dëshminë që ka dhënë për hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbuloi se tregtari kishte ngacmuar seksualisht mamanë e njërit prej anëtarëve të grupit të tyre.

Bëhej fjalë për Erisiano Abedinin, i cili njihej gjithashtu me nofkën “Cano”.

Pasi kishte marrë vesh se çfarë kishte ndodhur Abedini kishte takuar Laert Haxhiun për ta ndihmuar që të vriste personin që e kishte prekur në “sedër”.

Më shumë detaje nga dosja e tij ka zbuluar gazetari Elton Qyno, i cili në një artikull për “OraNews” shkruan se Tafani ishte lidhur me Haxhiun përmes Lulzim Arapit, të cilin e kishte njohur në burg. Në një darkë në Dajt, ku të pranishëm ishin Erisiano Abedini, Ligor Romaçka alias “Golja”, Klajdi Taullau dhe Lulzim Arapi, Laert Haxhiu e kishte pyetur: A do të punosh me mua!?

 Përgjigjia ka qenë pozitive dhe në atë moment i riu nga Lushnja ka marrë 1 mijë euro…si para xhepi. Si test të parë kishte vendosjen e tritolit tek shtëpia e Erion Çukut, pasi ky i fundit i kishte 3-4 mijë euro borxh Laertit. 

“…tritolin e kisha unë dhe e kisha marrë në Delvinë para disa kohësh, me qëllim për ta shitur por më kishte mbetur në shtëpi dhe prandaj e kam përdorur për këtë ngjarje. Pasi bëra këtë ngjarje, Laerti më dha disa para, që ti kisha si para xhepi diku te 200 Euro…”-ka treguar Tafani. Pas këtij krimi, Tafani është larguar në një bazë të grupit në qytetin e Elbasanit…kam shkuar në Elbasan me makinë dhe aty ka ardhur e ma ka marrë Laerti me “Golen” dhe nga aty kemi shkuar në një lokal në një fshat të Korçës. Ishte edhe Bledar Berberi, Mariglen Topuzi dhe 2 vajza. Pasi qëndruam disa orë aty. Unë Laerti dhe “Golja” kemi shkuar në Dardhë të Korçës në një hotel, i cili ishte ndërtim guri.”

Besimin e Laerit e mori dhe tani duhet të kryente një detyrë tjetër. 

“Laerti më tha është një punë tjetër për tu bërë, por kjo është punë më e madhe… Më tha që duhej vrarë një person i cili ishte nga Tepelena dhe do bëhej për llogari të një personi tjetër kundrejt pagesës. Të nesërmen e kësaj dite kam shkuar në Lushnjë. Dy ditë më pas, Lulëzim Spahija alias Arapi më thotë: ”…bëhu gati merr rroba me vete se jemi për punë…,”-ka treguar Tafani.

“Golja”, Laerti, Artan Tafani dhe Lulzim Arapi kanë shkuar së bashku në një hotel në Sarandë, aty i kanë prezantuar skemën dhe personin që duhet të vriste, detyrë për të cilën do të paguhej 50.000 Euro.

“Kam shkuar të nesërmen me Laertin dhe “Canon” dhe ata të dy më kanë treguar dyqanin e Çajupit dhe Çajupin si fizik, i cili ishte aty në dyqan. Dyqani ishte afër bustit të “Ali Pashës”. Më pas me “Golen” kam parë shtëpinë ku jetonte Çajupi, e cila ndodhej në katin e fundit të një pallati 5 katësh parafabrikat në mes të lagjeve. Banesën e dinte “Golja” sepse ia kishte treguar “Cano” më parë. Laerti me “Canon” më kanë çuar edhe një ditë tjetër mua dhe “Golen” afër banesës së Çajupit dhe e kemi vëzhguar, ku pasi më lanë mua dhe Golen, “Cano” dhe Laerti ikën për Tiranë. “Golja” ishte shumë i entuziazmuar, kurse unë isha në shumë stres sepse e kisha për herë të parë dhe kisha frikë. Arma kishte vetëm 3 fishekë. Nga informacioni që na dha “Cano”, dija që Çajupi kur kthehej për shtëpi nga dyqani, ndonjëherë kthehej me një komshiun e tij me një Benz 240 ngjyrë kafe më duket dhe ndonjëherë kthehej në këmbë. “Golja” qëndroi te dyqani për ta ruajtur kur Çajupi do e mbyllte në mbrëmje, kurse unë qendrova tek lagja, afër pallatit. Unë dhe “Golja” komunikonim me aplikacionin “Signal” ku unë kisha një numër të huaj. Kam qëndruar rreth 3-4 orë vërdallë pallatit, bëja xhiro ose hyja në ndonjë pallat dhe ulesha, pasi prisja “Golen” të më njoftonte kur ta mbyllte dyqanin, Çajupi. Ndërkohë që prisja, “Golja” më telefonon në “Signal” dhe më thotë që dyqani ishte mbyllur dhe “Golja” nuk kishte arritur ta shikonte kur “Çajupi”, e kishte mbyllur. Pra i kishte shpëtuar. Për këtë arsye shkova për tu afruar tek pallati. Në atë moment, kur isha tek pallati i Çajupit dëgjova një zhurmë makine dhe një derë që u mbyll. Mendova se do kishte ardhur Çajupi dhe aty pashë Benzin 240 dhe Çajupin që po vinte drejt meje…kur më pa Çajupi, mu duk sikur dyshoi pasi e mori kthesën si më gjatë. Unë në atë moment ula maskën e covidit dhe e përshëndeta duke i buzëqeshur. Në dorë kisha telefonin dhe po bëja sikur po flisja. Kur Çajupi, hyri në pallat unë iu vura mbrapa. Kur ai po ngjiste shkallët e para të katit të dytë ose të tretë, unë kam nxjerrë armën nga brezi dhe e qëllova nga pas, afër pjesës që i korrespodonte zemrës. Ai sikur u kthye pak nga unë, lëvizi dhe më pas aty kam qëlluar edhe 2 fishekët e tjerë që kisha një nga të cilët e ka kapur po në trup ndërsa një plumb ka kapur tek muri afër një dere banese e cila ndodhej në drejtimin e qitjes. Nga aty kam ikur me vrap. Kam shkuar rrugës së lumit drejt “Vjosës”, ku kishte disa pellgje uji. Armën e kam hedhur në lumë. Fola disa herë me “Golen” në “Signal” dhe e kishim lënë që do takoheshim tek lumi sepse aty do vinte xhaxhai i “Canos”, pasi kështu ishte biseduar më parë me Laertin dhe “Canon”. Por më pas “Goles” nuk i binte më telefoni. Kam pritur goxha kohë tek lumi dhe nuk ka ardhur njëri…kam hyrë aty dhe kam pritur derisa të vijë “Golja”. Bujari, jetonte me gruan dhe kishte 2 fëmijë, 1 djalë edhe një vajzë. Kam shkuar edhe herë tjetër në këtë banesë, ka erdhur “Golja”, i cili ishte shumë i lodhur. “Golja” kur erdhi, foli në telefon me Laertin dhe ai i bërtiti shumë “Goles”, për faktin se ai nuk e bëri mirë punën e tij që të ruante. Më pas unë së bashku me “Golen” jemi nisur në këmbë sipas drejtimit që ka treguar xhaxhai “Canos”, ku ne kemi ecur anës së malit, kur kalon Vjosën përballë me Tepelenën, dolëm matanë Memaliaj dhe në rrugë i kemi bërë me morë një makine të rastit që kaloi aty dhe ajo na mori, e na çoi tek një urë që ka dy lokale afër. Kemi ecur mbi 1 orë në këmbë derisa gjetëm këtë makinën dhe mbaj mend që rrugës kemi parë një gurore. Te një nga këto lokalet kemi pirë një kafe dhe më pas me furgon kemi shkuar deri në Lushnjë. Nga aty unë shkova në Tiranë kurse “Golja” është nisur drejt e në Korçë…”, ka treguar para prokurorëve Artan Tafani.

Më pas, ai rrëfen se për vrasjen ishte paguar 24 mijë euro, edhe pse i ishin premtuar “25”, e po ashtu ankohet edhe për shokun e tij. Ai pretendon se “Goles” iu premtua e njëjta shumë, por nuk e mori kurrë.

Para

Surprizon UEFA, ja cili është zgjedhur lojtari më i mirë i duelit Itali-Shqipëri

Pas

“I ofruam 1.4 miliardë EURO, por refuzoi”, ÇMENDURIA e presidentit të Al Hilal: Familja për MESSIN është më e rëndësishme se paratë!

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.