E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

E PLOTË/ Çfarë ndodhi në atentatin ndaj Donald Trump, autori ekzekutohet me snajper (REAGIMET)

Korrieri nga Korrieri
14.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
E PLOTË/ Çfarë ndodhi në atentatin ndaj Donald Trump, autori ekzekutohet me snajper (REAGIMET)
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u sulmua me armë zjarri, në atë që po hetohet si një atentat për vrasje.

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhe ishte duke mbajtur një takim elektoral në Pensilvani. Ndërsa ishte fliste, u dëgjuan disa të shtëna armësh, ku një plumb ishte drejt tij.

Ai u plagos në vesh, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, shërbimi sekret ekzekutoi atentatorin e dyshuar.

Pothuajse në sekondën e saktë që Trump u plagos në veshin e tij me një plumb, një nga armët e fuqishme të agjentit shihet duke u zmbrapsur.

Agjenti nxori jashtë personin e armatosur që ishte në një çati qindra metra larg, duke e goditur në kokë.

Trump më pas u nxor nga skena nga agjentë të tjerë, por jo përpara se të ngrinte grushtin dhe të thërriste “luftoni, luftoni, luftoni” para turmës.

Nga kjo ngjarje e rëndë vdiq autori, një person tjetër dhe u plagosen dy shtetas që ishin në takimin e Trump. Momenti kur qëllohet me armë Donald Trump:

  • Kush është autori i atentatit?

FBI ka konfirmuar emrin e personit, i cili dyshohet që qëlloi mbi ish-Presidentin Donald Trump. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Thomas Matthew Crooks.

Në një deklaratë, hetuesit federalë thanë: “FBI-ja ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si subjekt i përfshirë në atentatin e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pensilvani. Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim”.

Personi i armatosur u “neutralizua” menjëherë nga Shërbimi Sekret”, tha shefi i komunikimeve Anthony Guglielmi.

Të dhënat e votuesve të Pensilvanisë listonin një Thomas Matthew Crooks me të njëjtën adresë dhe datëlindje si një republikan i regjistruar, raporton rrjeti partner amerikan i Sky NBC News.

  • Momenti kur ekzekutohet autori i atentatit ndaj Trump

Kjo është skena në vendin ku iu bë atentat me armë zjarri Donald Trump në Butler, Pensilvani.

Një person vdiq dhe dy të tjerë u plagosën pas të shtënave të shtunën, me autorin e dyshuar të quajtur Thomas Matthew Crooks.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga momentet pas sulmit:

  • Publikohen pamjet teksa snajperi qëllon autorin e atentatit të Trupmit

Ndërkohë në një video në mediat sociale dhe të verifikuara nga New York Times tregojnë personin e dyshuar që qëlloi ndaj Trump.

Personi shihet i palëvizur në çatinë e një ndërtese të vogël rreth një çerek milje në veri të skenës ku ish-presidenti po fliste në Butler të Pensilvanisë. Pozicioni i trupit korrespondon me pozicionin e mundshme nga ku erdhën të shtënat.

  • Reagimi i Trumpit

Trump u dërgua në spital për vëzhgim, por pak kohë më vonë lëshoi ​​një deklaratë heroike duke përshkruar momentin kur ndjeu ‘plumbin që i këputej në lëkurë’.

“Unë u qëllova me një plumb që më shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë. E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte në atë që dëgjova një fërshëllimë, të shtëna dhe menjëherë ndjeva plumbin të çante nëpër lëkurë. Pati shumë gjakderdhje, kështu që atëherë e kuptova se çfarë po ndodhte”, shkroi ish-presidenti në llogarinë e tij të Truth Social.

I dyshuari qëlloi të paktën tetë të shtëna nga jashtë perimetrit të sigurisë në një incident që nxiti thirrje të menjëhershme për një hetim mbi dështimin e sigurisë.

  • Donald Trump filmohet për herë të parë pas atentatit

Zëvendësdrejtoresha e komunikimit e Trump, Margo Martin postoi një video të tij duke ecur në shkallët e një avioni këtë mëngjes.

Krahas videos ajo shkruan: “I fortë dhe elastik. Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për Amerikën”. Besohet se Trump zbarkoi në Neë Jersey pas tubimit në Pensilvani.

  • Presidenti Joe Biden reagon për atentatin

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se “të gjithë duhet ta dënojnë” atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.

Duke iu drejtuar vendit rreth dy orë pas ngjarjes, zoti Biden tha se ndjehej i lehtësuar që sipas njoftimeve zoti Trump “është mirë”. Ai shtoi se nuk kishte mundur të fliste me ish-presidentin Trump përpara se të bënte komentet para vendit dhe u zotua se do të informojë publikun nëse arrin të bisedojë me të dhe nëse merr detaje shtesë rreth hetimit.

“Ne nuk mund të lejojmë që të ndodhin gjëra të tilla. Ideja se mund të ndodhë një dhunë e këtij lloji në Amerikë është e pabesueshme”.

Presidenti Biden, tha se po priste informacion shtesë përpara se ta quante zyrtarisht sulmin një tentativë për vrasje ndaj ish-presidentit. “Unë kam mendimin tim, por nuk kam fakte,” u tha ai gazetarëve, duke u zotuar të se do të japë informacione shtesë kur t’i marrë ato.

Presidenti foli nga qyteti bregdetar Rehoboth i shtetit Delauerë, ku po kalonte fundjavën.

Zoti Biden mori “informacionin fillestar” nga këshilltarët e tij pas të shtënave dhe më pas mblodhi zyrtarët e sigurisë për një përditësim më të detajuar nga Kimberly Cheatle, drejtoresha e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas dhe këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë, Liz Sherwood-Randall.

Pas incidentit, fushata e zotit Biden tha se po ndalte të gjitha mesazhet për përkrahësit e tij dhe se do të tërhiqte të gjitha reklamat televizive. Nënpresidentja Kamala Harris tha në një deklaratë se edhe ajo ishte informuar, duke shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj “ndjehen të lehtësuar” që zoti Trump nuk ishte lënduar rëndë.

“Ne lutemi për të, familjen e tij dhe të gjithë ata që janë lënduar dhe prekur nga ky sulm i pakuptimtë,” tha ajo.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Presidenti Biden do të niset nga shtëpia e tij e plazhit në Rehoboth për në Uashington mbrëmjen e së shtunës.

  • Plagosja e Trump, Kamala Harris: Akt i urryer, dhuna s’ka vend në kombin tonë

Zëvendës presidentja Kamala Harris ka dënuar atentatin ndaj Donald Trump, gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani.

“Dhuna si kjo nuk ka vend në kombin tonë. Ne të gjithë duhet ta dënojmë këtë akt të neveritshëm dhe të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që ajo të mos çojë në dhunë të mëtejshme”: kështu tha nënpresidentja e SHBA Kamala Harris. “Burri im” dhe unë jemi të lehtësuar që “Donald Trump” nuk është plagosur rëndë.

  • Ligjvënësit republikanë dhe demokratë dënojnë atentatin ndaj ish-Presidentit Trump

Ligjvënësit nga të dyja anët e politikës amerikane dënuan menjëherë atentatin ndaj kandidatit të pritshëm republikan për president Donald Trump gjatë një tubimi të shtunën.

“Ky akt i tmerrshëm dhune politike në një tubim paqësor fushate nuk ka vend në vendin tonë dhe duhet të dënohet unanimisht dhe me forcë,” tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Senatori republikan Marco Rubio, një nga personat e përmendur si kandidat i mundshëm i zotit Trump për nënpresident shkuajti në platformën X duke postuar një fotografi të agjencisë AP të zotit Trump të gjakosur me komentin “Zoti e mbrojti Presidentin Trump”.

Edhe Senatori republikan Ted Cruz postoi foton në X, duke e quajtur reagimin e zotit Trump “të jashtëzakonshme”.

“Zoti e bekoftë Presidentin Trump”, u shpreh ai.

Udhëheqësit demokratë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve dënuan menjëherë dhunën politike.

“Është e tmerrshme ajo që ndodhi në tubimin e zotit Trump në Pensilvani dhe jam i lehtësuar që ish-Presidenti Trump është mirë. Nuk ka vend për dhunë politike në vendin tonë,” tha udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer në platformën X.

Udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, shkroi në X: “Amerika është demokraci. Dhuna politike e çfarëdo lloji nuk është asnjëherë e pranueshme”.

Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell u shpreh: “Sot, të gjithë amerikanët ndjehen të lehtësuar që Presidenti Trump duket se është mirë pas një sulmi të neveritshëm gjatë një tubimi paqësor. Dhuna nuk ka vend në politikën tonë.”

Para

‘Temperaturat deri në 48 gradë‘/ I nxehti afrikan ‘pushton‘ Shqipërinë, si pritet të jetë situata për javën në vijim!

Pas

E martuar në Korçë, 19-vjeçarja franceze lind brenda ambulancës 

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.4k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k
Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.