E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Dy detajet qe tregojnë se Trump mund të jetë sabotuar

Korrieri nga Korrieri
14.07.2024
në Botë, Slider
A A
Dy detajet qe tregojnë se Trump mund të jetë sabotuar
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Donald Trump mund të jetë sabotuar nga shërbimet e sigurisë në atentatin e dështuar ndaj tij, kur ndaj kandidatit republikan u qëllua disa herë para se 20-vjeçari që dyshohet si atentori Thomas Matthew Crooks, të qëllohej për vdekje nga snajperët e Shërbimit Sekret.

Në videot e shpërndara së fundmi nga kënde të ndryshme, duken qartazi dy snajperistë të Shërbimit Sekret që e kanë në shënjestër atentatorin duke e eliminuar atë vetëm pasi ai kishte qëlluar disa herë ndaj ish-presidentit Trump duke e plagosur këtë të fundit, duke vrarë një pjesëmarrës në tubim dhe duke plagosur rëndë dy të tjerë.

Është i çudishëm mosreagimi i tyre që në çastin e parë që pikasën 20-vjeçarin duke e lënë të qëllonte, ndërkohë që ata janë të stërvitur dhe misioni i tyre i vetëm është eliminimi i menjëhershëm i çdo rreziku a personazhi të dyshimtë, për më tepër një personi të armatosur.

Hyrja e të riut të armatosur me një pushkë sulmi të modelit AR dhe më pas ngjitja e tij në çatinë përbri Trump, ku ai qëlloi nga një largësi prej rreth 120 metrash pa u diktuar më herët, është e habitshme.

Detaji i dytë është dëshmia okulare e një personi, i cili pohoi se kishte lajmëruar policinë dhe Shërbimin Sekret për disa minuta për praninë e atentatorit të armatosur, por nuk ishte marrë parasysh.

I riu tregon se pasi ka pikasur 20-vjeçarin të armatosur duke u zvarritur mbi tarracë ka lajmëruar policinë, e cila sipas tij ka reaguar e habitur dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. 

Më pas për 2-3 minuta ai pohon se ka treguar me dorë nga vendi ku ndodhej atentatori duke parë nga Shërbimi Sekret që po mbikëqyrte me dylbi vendin ku bëhej mitingu.

Sipas tij kanë kaluar 2-3 minuta pa u është marre asnjë masë, para se atentatori të qëllonte disa herë para se të eliminohej.

“Ne po bënim një festë këtu gjatë ditës dhe kishim menduar të afroheshim të dëgjonim Trump-in kur të fliste, do rrinim te ato pemët aty nën hije. Më pas 5 apo 7 minuta pasi Trump kishte nisur të fliste ne pamë atë djalin duke u zvarritur sipër taracës, as 15 metra larg nesh. Në po tregonim me gisht nga ai, mund ta shihnim qartësisht se kishte një pushkë. Policia po lëvizte aty afër dhe ne u thamë: Hej, atje në tarracë është një djalë i armatosur me një pushkë dhe ata reaguan të habitur, dukej sikur nuk e kishin idenë fare se çfarë po ndodhte. Ua tërhoqëm sërish vëmendjen duke u thënë se djali i armatosur me pushkë po zvarritej mbi tarracë. Më pas po habitesha pse po e linin Trumpin ende të fliste dhe nuk po e largonin nga podiumi, ndërkohë që vijoja të tregoja me gisht nga djali me pushkë sipër tarracës. Ndërkohë  për 2-3 minuta unë po tregoja me gisht nga djali dhe Shërbimi Sekret po na shihte nga sipër hambarit me dylbi dhe pak më pas 5 të shtëna u dëgjuan.” – tha ai.

Ish-agjentë të Shërbimit Sekret në analizat e tyre për mediat në SHBA kanë shprehur çudinë  e tyre, si me faktin që atentatori nuk ishte pikasur më herët, ashtu edhe me faktin se ai qëlloi disa herë para se të eliminohej, duke theksuar se ka ndodhur një dështim katastrofik i sigurisë së Trump.

Video të shumta tregojnë agjentët e Shërbimit Sekret në çastin kur qëllojnë për vdekje 20-vjeçarin ndërkohë që e kishin në dylbitë e snajperit pak para se 20-vjeçari të qëllonte ish-presidentin. /Hashtag.al

Para

Tritoli në Elbasan/ Objektiv i atentatit 2 motrat që jetonin me qira, komshiu në intubim

Pas

Atentati me TRITOL në Elbasan, zbulohet kush ishte SHENJESTRA, e dashura e “SHKODRANIT” thirrje Nuredin Dumanit: Mbaje…

Nga Kategoria

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet
Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!
Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.3k
‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps
Aktualitet

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
Amerikanët rikthehen në SPAK, s’ka gjumë për hajdutët e fondeve publike

Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.