E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

DËSHMIA/ Nuredin Dumani i lidhur me kunatën e Amarildo Nikollit, Alda: Ai vë gjoba, çfarë më tregoi për vrasjet, BLLOKU dhe tritoli në Elbasan

Korrieri nga Korrieri
18.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
DËSHMIA/ Nuredin Dumani i lidhur me kunatën e Amarildo Nikollit, Alda: Ai vë gjoba, çfarë më tregoi për vrasjet, BLLOKU dhe tritoli në Elbasan
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Alda Nikolli, një nga motrat të cilave iu vu tritol në banesën ku jetonin me qira në Elbasan, ka folur në lidhje me arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë, pas një raporti që ajo kishte nisur dy muaj më parë me Nuredin Dumanin. Duke folur për TCH, Nikolli ka thënë se me Dumaninka pasur një romancë prej dy muajsh dhe se kanë pasur komunikim të vazhdueshëm përmes Skype, ndërsa ai ndodhet në burg.

Ajo pretendon se pasi janë ndarë, ai e ka kërcënuar, dhe se dyshon se tritolin ia ka vendosur ai në banesë. Po ashtu ajo thotë se Dumani i ka rrëfyer shumë nga krimet që ka bërë, dhe se sipas saj, ai vendos gjoba edhe nga burgu. Ajo që është dhe më alarmante në deklaratën e Alda Nikollit, është fakti që sipas saj Nuredin Dumani bën ligjin brenda burgut, dhe se futet për të dhunuar të dënuarit e tjerë në qeli, nën mbrojtjen e policisë.

Sipas Alda Nikollit, këto dëshmi ajo i ka dhënë edhe në policinë e Elbasanit, por edhe në Prokurorinë e Posaçme, por nuk janë marrë parasysh.

Pjesë nga intervista ku tregon se çfarë i ka rrëfyer Nuredin Dumani:

Alda Nikolli: Kishte dy vite që i kishte ndaluar gocat ajo (prokurorja). Nuredin Dumani kështu jeton, duke i vënë gjoba njerëzve, se nuk është se ka lekë.

Çfarë di ti për këtë gjobvënie? Vazhdon ta bëjë edhe në burg?

Alda Nikolli: Patjetër që po. Jo më larg se para disa ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro. E ka detyruar të pranojë gjëra që ai nuk i ka bërë.

Në çfarë formash?

Alda Nikolli: Me presion. Do t’ia vinte edhe “Dakut”, ai është Leonard Luzi, por për fat të keq është kapur dje dhe nuk arriti dot t’ia vë. Kishte një kompjuter.

Kishte laptop personal?

Alda Nikolli: Po, po patjetër. Kishte çdo gjë. E kishte dhomën si hotel, jo burg. Televizor, thika, kondicioner, unë s’kam kondicioner tek shtëpia ime. Nuredini ka.

Po çfarë të tregonte nga aktiviteti i tij?

Alda Nikolli: Më tregonte për ato vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësinë më të madhe, më tregonte për atë vajzën që kishte përdhunuar dhe që ishte hedhur para makinës dhe kishte vdekur, e shumë gjëra të tjera. Ndërkohë që unë nuk e dija që Nuredin Dumani na paska pasur edhe Mirjetën jashtë. Ka të dashur, është vajza që është kapur ditën e denoncimit, Mirjeta Avdiu. Mirjeta na mori guximin edhe të na kërcënojë. Ma vërteto thoshte që ke folur me të.

Moj po kam folur i thoja, ia vërtetova me një voice. Pas 5 minutash ka marrë Nuredin Dumanin në telefon dhe më ka kërcënuar. Nuredin Dumani edhe pasi u mor vesh për Mirjetën, ne kemi vazhduar akoma të flasim. Por në momentin që ai mori vesh që unë kisha shkuar në SPAK dhe kisha deklaruar që unë i kam dorëzuar letrat atij… ai mban një bllok. Nuredin Dumani i ka shkëputur kontaktet me mua që në momentin që më ka kërcënuar. I kanë bllokuar të gjitha adresat. Që të rrinte i qetë. Donte të më linte i qetë nja dy dit dhe të vepronte pastaj. Më ka kërcënuar me Amarildon dhe e ka rrahur dy herë brenda javës. Aty, ai bën ligjin, ai futet me gjithë policë në dhomë. Mjafto shiko kërcënimet, atë që ndodhi para disa ditësh (shpërthimi me tritol), ky është Nuerdin Dumani, që merret me femra, se me burrat i ka mbyllur hesapet.

Për të gjitha dijenitë që ke për veprime të paligjshme që Nuredin Dumani i bën në ambientet e burgut, por edhe kërcënimet e drejtpërdrejta që ke marrë për jetën tënde, a i je drejtuar drejtësisë apo policisë?

Alda Nikolli: Patjetër që po. Nuk do të vija kurrë këtu përpara se të shkoja tek shteti. Unë kam shkuar në SPAK, kam vajtur tek Policia e Elbasanit. Asnjë nuk e merr mundimin, ose më saktë nuk ka shance ta bëjnë një denoncim kundrejt Nuredin Dumanit. Atë e duan më shumë se populli dhe e mbrojnë me gjithë forcën e shpirtit. Ndihem e rrezikuar. Në SPAK më thanë se nuk ka dashur të të vrasë, por të të trembë. Nuk e di, mbase këtë radhë edhe e arrin.

Pak ditë më parë në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli, që kishin marrë me qera në Elbasan, shpërtheu një sasi e madhe tritoli, që për pasojë plagosi një fqinjin e tyre. Duket se për shkak të statusit të veçantë, të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani ka përfituar kushte komode në ambientet e burgut 313 në Tiranë. Ai ka luksin që në qelinë e tij, të ketë të gjitha pajisjet teknologjike, në mënyrë që të krijojë edhe romanca.

Njëra nga viktimat e tij është Alda Nikolli, e cila rezulton të jetë dhe kunata e Amarildo Xhenaj alias Nikollit, shkodranit të arrestuar nga policia e Vlorës për atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrulla në Vlorë. Alda Nikolli është ngacmuar në mënyrë sistematike nga Nuredin Dumani dhe më pas kur ai dështoi të krijojë një lidhje sentimentale të qëndrueshme, filloi me kërcënimet, kanosjet dhe deri në dhunimin brenda në burg të Amarildo Xhenaj alias Nikollit.

Para

E enjtja e ferrit, temperaturat arrijnë 43 gradë celsius, rrebeshe në disa zona 

Pas

Lajm i mirë për shqiptarët, laburistët anulojnë planin Ruanda, 90 mijë emigrantë do fitojnë azil. Në krye të listës ‘vendet e sigurta’ 

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.