E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kurth ndaj Nuredin Dumanit apo ai ka dorë vërtetë? Artan Hoxha zbulon DOSJEN e tritolit ndaj motrave Nikolli

Korrieri nga Korrieri
22.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Kurth ndaj Nuredin Dumanit apo ai ka dorë vërtetë? Artan Hoxha zbulon DOSJEN e tritolit ndaj motrave Nikolli
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar nga Prokuroria e Elbasanit, dosjen e vendosjes së tritolit ndaj motrave Nikolli. Sa i përket ngjarjes, gazetari Artan Hoxha shprehet se duket si diçka e organizuar. I ftuar në  “TopTalk”, ai tha se kjo mund të jetë përdorur për të dëmtuar Nuredin Dumanin, por nuk është e habitshme nëse këtë akt e ka urdhëruar ky i fundit. Hoxha deklaron se njëra nga motrat Nikolli kishte shkuar në SPAK pesë ditë para ngjarjes, ku ka deklaruar se është kërcënuar me jetë nga filan person.

“Nëse i vëmë re tre ngjarjet e ditëve të fundit, pra ngjarja e Memaliajt, ngjarja e Gramshit dje, ngjarja e Pogradecit dhe ngjarja e Elbasanit, të gjitha kanë pasur dëme anësore, ose më saktë ka pasur dëme te njerëz të pafajshëm. Në Pogradec ishin pastrueset e bashkisë, jeta e tyre u rrezikua. Në Gramsh ndodhi në rrugën kryesore të qytetit. Në Memaliaj ne pamë që u vra një kamarier, një njeri që shyqyr ka qëndruar në atë qytet që të punojë. Nuredin Dumani është një personazh që mori shumë rëndësi që nga viti 2022 e mbrapa. Është kthyer sot në bashkëpunëtorin numër 1 të drejtësisë shqiptare, për shkak të krimeve që ai ka marrë pjesë. Dhe ai ka një numër të madh krimesh që ka qenë direkt. Pra ne nuk kemi një vrasës me pagesë, por kemi brigadierin e një skuadre vrasësish me pagesë, i cili merrte porosi nga jugu, nga veriu dhe qëndronte në Kosovë.

Në rastin konkret, njeriu i kthyer në bashkëpunëtorin, ose thesarin do e quaja unë të SPAK-ut për hetimet e fundit, del i përfshirë në një situatë tjetër. Vendoset eksplozivi dhe rrezikohet jeta, se akoma nuk është jashtë rrezikut personi që mbeti i plagosur në Elbasan, por menjëherë mbas ngjarjesh çfarë ka ndodhur. Ndërsa dy motrat Nikolli kanë shkuar të japin deklarimin në policinë e Elbasanit, menjëherë nga Tirana kanë shkuar pjesëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe kanë bllokuar çdo veprim të policisë së Elbasanit. I kanë thënë: “Stop, ndërpritini të gjitha”, sepse e ka marrë SPAK-u. Në pistat e SPAK-ut, kjo ngjarje mund të jetë edhe e organizuar për t’i dëmtuar besueshmërinë Dumanit dhe për të bërë atë që thonë mbi statusin, status të cilin ai, për shkak se ka qenë vetë i pasinqertë, duhet ta kishte humbur. Njëra nga motrat Nikolli e ka njoftuar SPAK-un se është e kërcënuar nga filan person dhe i rrezikohet jeta. Pesë ditë para. Që të nesërmen e ngjarjes ka shkuar SPAK-u, e ka marrë SPAK-u si çështje. Mua nuk më duket farë çudi që Dumani është i përfshirë. Nëse atij i lë pak mundësi, ai e tregon veten. Mënyra se si ai komunikon jashtë, tregon që ata që i kanë treguar garanci, duhet të kenë kujdes. Nuk është Dumani që meqë ka treguar atje, ka ndryshuar sjelljen, jo, ai është i gatuar në atë formë. Është një njeri që ka kallëzuar dhe vëllanë e vet. Ai është në këto kushte që po i dhe liri, e shfrytëzon shumë mirë”, u shpreh Hoxha.

Nga shpërthimi i tritolit, u plagos rëndë Enea Thomollari, ndërkohë që edhe pse është identifikuar se për kë bëhet fjalë, Policia e Elbasanit nuk ka mundur që të vendosë në pranga as autorin e ngjarjes. Alda Nikolli ishte shënjestra e tritolit që shpërtheu në derën e shtëpisë në Elbasan. Pas ngjarjes, në media, ajo ka rrëfyer ‘mbretërinë’ që i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani kishte ngritur brenda mureve të qelisë. Sipas saj, Nuredin Dumani bën ligjin brenda burgut, dhe se futet për të dhunuar të dënuarit e tjerë në qeli, nën mbrojtjen e policisë. E reja tregoi se Dumani i ka rrëfyer shumë nga krimet që ka bërë, dhe se sipas saj, ai vendos gjoba edhe nga burgu. Alda Nikolli pretendon se pasi janë ndarë, ai e ka kërcënuar dhe se dyshon se tritolin ia ka vendosur ai në banesë.

Etiketat: artan hoxhanuredin dumani
Para

DOSJA/ Si nisi sherri mes familjeve, kush është porositësi nga Dubai , Aleksander Sadikaj , Ledjan Alushaj dhe Edmond Papa

Pas

Tre të plagosur me armë zjarri në Tiranë

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.