E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Njerëzit e Shkëlzen Berishës pritet të marrin 20 milionë euro si pronarë të tokës tek Porti i ri ne Porto Romano (DOKUMENTET) 

Korrieri nga Korrieri
14.08.2024
në Aktualitet
A A
Njerëzit e Shkëlzen Berishës pritet të marrin 20 milionë euro si pronarë të tokës tek Porti i ri ne Porto Romano (DOKUMENTET) 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shpronësimi i pronarëve të tokës ku do të ndërtohet Porti i ri i Durrësit nxjerr në shesh pronësinë e familjes Berisha dhe sidomos njerëzve të afërt të Shkëlzen Berishës, që zakonisht përdor për të hedhur pasuritë në emër të tyre.

Një javë më parë kryeministri i vendit Edi Rama duke prezantuar projektin e ri të portit industrial në Porto Romano tha se ai parashikon që për ndërtimin të disbursohen në fazën e parë 329 milionë euro. Ky port i ri u vendos të ndërtohej vetëm pasi qeveria vendosi të shndërrojë në kompleks turistik të vjetrin në Durrës.

Tashmë që ka nisur të investojë në Porto Romano, qeveria është e detyruar që të bëjë dhe shpronësime të tokave aty vërdallë portit të ri, për të krijuar kapacitete magazinuese dhe shërbimi. 

Por ajo çfarë zbulon lista e pronarëve që do të shpronësohen në fazën e parë është tepër interesante. Në të përfshihen familjarë dhe tarafi i ngushtë i familjes Berisha, persona të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë në punë e transaksione, sidomos me zotin Shkëlzen Berisha, i biri i ish- kryeministrit. 

I pari person që bie në sy është Ismail Mulleti. Ky i fundit është një biznesmen dhe lidhje tepër e besuar e familjes Berisha.

Ismail Mulleti ka marrë një koncension në kohën e qeverisjes Berisha. Në shtyp janë ekspozuar disa transaksione dhe kontrata shit/blerje tokash në Porto Romano mes tij dhe zotit Shkëlzen Berisha. 

Ismail Mulleti posedon 2 hektarë tokë në emrin personal në listën e shpronësimeve të portit të ri. Një sipërfaqe tjetër prej gjysmë hektari ai e posedon në emrin e kompanisë GFI. 

Një tjetër emër që bien në sy në listë është zonja Shpresa Breçani. Ajo është mbesa e ish-kryeministrit Berisha dhe posedon të paktën 1.6 hektarë tokë në zonën pranë Porto Romanos. 

Biznesmeni Shkëlqim Beshiri, i njohur si “garanti te Berishajt” për emërimin e Adriatik Llallës si kryeprokuror, rezulton në listën e shpronësimeve me 602 metra katrorë pronësi.

Por ajo çka shfaqet më interesante në këtë listë është një kompani e quajtur “Stellar Real Estate”. Kjo kompani posedon vetëm në këtë listë të paktën 8 hektarë tokë.

Investigime të mëparshme mediatike kanë zbuluar se kjo kompani me pronar misterioz ka lidhje direkte biznesi dhe kontratash përfaqësimi me Shkëlzen Berishën dhe me Ismail Mulletin. 

Kompania “Stellar Real Estate” është me pronarë ende të panjohur dhe e regjistruar në Gjibraltar. 

Në Tiranë filialin e administron një juriste e quajtur Entela Shehaj (Memishaj) e cila disa vite më parë u propozua nga Partia Demokratike si kandidaturë për postet vakante në sistemin e ri të drejtësisë. Ajo si juriste ka punuar shumë pranë familjes Berisha, së bashku me Erinda Ballancën.

Entela Shehaj rezulton gjithashtu ortake me Ismail Mulletinn ë kompaninë “IMAH 2014”. Shehaj posedon 10% në këtë kompani, ndërsa Mulleti 45%.

Në vitin 2009 kompania “Stellar Real Estate” me një prokurë të posaçme autorizoi Shkëlzen Berishën që t’i gjente 5 hektarë tokë në këtë zonë. 

Është ende e paqartë si dhe sa u pagua Shkëlzen Berisha për këtë mision, por i sigurtë është fakti se ndërsa vepronte si agjent i Entela Shehajt, ai ishte në këtë kohë dhe djali i kryeministrit të vendit dhe mund të kishte akses në planet afatgjata për zhvillimin industrial të kësaj zone. 

Të gjithë këta personazhe të lidhur në mënyrë integrale me familjen Berisha i kanë përfituar këto toka mbi 15 vite më parë, ndërsa tani janë afro 20 hektarë të dokumentuar në pronësi të tyre. 

Qeveria Rama ka përcaktuar një bazë çmimi prej 6 eurosh (kursi i këmbimit 13 gusht 2024) për metër katror në vendimin e shpronësimit, por ka lënë të hapur opsionin që nëse këta pronarë duan të këmbejnë metrat e tyre diku tjetër, mund ta bëjnë. 

Njerëzit e Shkëlzen Berishës pritet të marrin 20

Aktualisht çmimi për metër katrorë në këtë zonë është 100-125 euro, për metër katrorë. 

Këta pronarë mund ta ankimojnë me lehtësi çmimin në gjykatë administrative për të kërkuar çmim tregu. Procesi është i thjeshtë pastaj, gjykatësi i kërkon hipotekës zyrtarisht se me çfarë çmimesh janë bërë transaksionet e tokave nga privatët dhe çmimin mesatar e përcakton si marzhë shpronësimi. Çmimi mesatar në këtë zonë është 100 euro për metër katrorë dhe me kaq territore sa përcakton kjo listë, pra rreth 20 hektarë të tarafit Berisha, llogaritet që ky grup të përfitojë rreth 20 milionë euro. 

Ndërkohë në listë janë dhe biznesmenë të njohur shqiptarë që posedojnë territor në këtë zonë, ndërsa një hetim i thelluar mund të gjurmojë nëse dhe këta biznesmenë i kanë përfituar tokat nga marrëdhënia e shit-blerjeve me kompaninë real estate të Entela Shehajt apo nga marrëdhënia me Ismail Mulletin në të kaluarën./Tema

Para

EMRI/ U neglizhua nga mjekët, ndërron jetë 4-vjeçari SHQIPTAR në Angli! 

Pas

“Ore ik andej”/ Prokuroria merr nën hetim inspektorin: Nuk mori asnjë masë për të dokumentuar shkakun e vdekjes së Egli Prodës

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.