E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

I shpëtoi 2 atentateve, halla e mbrojti me jetën e saj! Kush është i famshmi Marklen Haka

Korrieri nga Korrieri
06.09.2024
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
I shpëtoi 2 atentateve, halla e mbrojti me jetën e saj! Kush është i famshmi Marklen Haka
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Marklen Haka u arrestua sot nga një operacion blic i policisë në Nikël. Dyshohet se ai ishte kthyer nga Dubai dhe ka hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Kosova. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Por kush është Marklen Haka?

Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha, ndërsa Marklen Haka mbeti i plagosur. Në janar të vitit 2022 ai u arrestua nga RENEA-s pas një operacioni, kun ë pranga ranë edhe 19 të tjerë, por ai u lirua sërish. Haka është bërë i njohur për drejtësinë që në moshën 20-vjeçare, i cili dyshohej për vrasje. Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zenelit mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet.

I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Mariglen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë, ditën e ngjarjes.

Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar dhe Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur të fajshëm. Dyshohej se Markleni vrau Nadien Zenelin në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e vëllait të tij, Rolandit, kur ai ishte 13 vjeç.

Dyshimet e familjes binin pikërisht mbi Nadien Zenelin, të cilin familja Haka e akuzoi se kishte prerë në besë, edhe pse për disa vite ai ka pasur lidhje krushqie me familjen në fjalë. Viktima e vrasjes në Bllok, Nadien Zeneli, ka qenë i martuar me kushërirën e të dyshuarit, me të cilën ishte i divorcuar. Megjithatë nuk kishte prova të mjaftushme.

Mirëpo, Haka u arrestua sërish më 12 shtator të vitit 2018, bashkë me të atin, pasi akuzohej për armëmbajtje pa leje. Ai u dënua me 1 vit heqje lirie dhe doli nga burgu në vitin 2019. Pas dy muajsh atë e plagosën. Po ashtu, Haka njihej për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.

PROFIL- I shpëtoi 2 atentateve, por halla e tij e mbrojti me jetën e

VALTER BAMI DHE MARKLEN HAKA

Valter Bami dhe Marklen Haka drekonin shpesh me njëri-tjetrin, ndërsa miqësia e tyre e përkohshme u kthye në urretje dhe armiqësi. Pasi në dosjen e publikuar nga Korrieri rezulton se Haka, Albert Zaja dhe Hektor (Tori) Xheçuka kishin marrë përsipër eliminimin e Durim Bamit me urdhër të Ervis Martinajt dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Në vitin 2020, treshja i bënë atentat Bamit, i cili ndodhej brenda një automjeti tip “Range Rover” bashkë me kushëririn e tij, Ervin Kodra që mbeti i plagosur. Në përgjimet e zbardhura nga SPAK, vihet re dhe aleanca e Marklen Hakës me Ervis Martinajn që ishte i lidhur ngushtë me Arben Ndokën, por kishin dyshime të forta që Haka qëndronte pas vrasjes së vëllait të ish-deputetit, Aleksandër Ndoka. 

Etiketat: durim bamimarklen haka
Para

Rrëmbehet e reja në Kombinat, telefonata që alarmoi Policinë 

Pas

Skema korruptive edhe me pasionin e fëmijëve, ëndrra për t’u bërë futbollist kalon nga Arjana Sina , të pathënat me kartelat mjekësore të fëmijëve 

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.