E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

227 mln dëm shtetit/ GJKKO cakton “arrest shtëpie” për Rexhë Byberin dhe nënkryetarin e Bashkisë Tropojë, akuzat nga SPAK

Korrieri nga Korrieri
09.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
227 mln dëm shtetit/ GJKKO cakton “arrest shtëpie” për Rexhë Byberin dhe nënkryetarin e Bashkisë Tropojë, akuzat nga SPAK
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar për aktakuzën e ngritur ndaj kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberit. Në njoftimin zyrtar, SPAK bën me dije se çështja ndaj Byberit është regjistruar këtë vit, ku kryebashkiaku socialist akuzohet për 3 vepra penale: shpërdorim detyre, prerje të paligjshme të pyejeve dhe shkatërrim prone. Çështja ndaj tij është regjistruar fillimisht në vitin 2021 pranë Prokurorisë së Tropojës. Vepra penale për të cilën akuzohen i pari i qytetit ishte “Shkatërrimi i pronës” i parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Më pas, në vitin 2023, pranë Prokurorisë së Tropojës është depozituar një tjetër kallëzim kësaj here për “shpërdorim detyre” dhe për “prerje të paligjshme të pyejeve”. Dy dosjet janë bashkuar dhe më pas janë kaluar në SPAK, institucion që heton zyrtarët e lartë. Pas hetimeve, SPAK ka dalë në përfundimin se Byberi, në bashkëpunim me nënkryetarin Abedin Kërrnaja kanë bashkëpunuar duke shkelur ligjin. Të dy kanë hapur tendera për hapjen e rrugëve, të cilat i kanë kaluar nga Këshilli Bashkiak.

PJESË NGA NJOFTIMI I SPAK:

Vendim i Këshillit Bashkiak Nr. 34 datë 30.03.2021

Për miratimin në parim të projekt idesë së rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, nga ku rezulton se është miratuar në parim Projekt ideja për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, me një gjatësi 3.2km, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese. Vendim i Prefektit të Qarkut Kukës me Nr. 2/31 Prot. datë 15.04.2021, me të cilin konfirmohet ligjshmëria e vendimeve Nr. 34 të Këshillit të Bashkisë Tropojë për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules” dhe…

Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 35 datë 30.03.2021 Për miratimin në parim të projekt idesë së rrugës “Qafë Murrizi- Qafë Agri”. Këto punime janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore të cituara më sipër.

Sipas SPAK, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës: Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe me Ministrinë e Mjedisit për të analizuar impaktin e ndërtimit të rrrugës së re. Por kjo nuk ka ndodhur. 

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka rregjistruar procedimin penal nr. 1 të vitit 2024, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 248, 205 dhe 150 të Kodit Penal, mbi bazën e akteve të procedimit penal me nr. 131 viti 2021 që janë dërguar për kompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, të rregjistruara prej saj në datën 09.08.2021, për elementët dyshues të veprave penale për subjekte për të cilat janë kompetencë e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nga aktet rezulton se, me datë 09.08.2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, ka regjistruar procedimin penal Nr.131 viti 2021 për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës” i parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Gjithashtu Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka rregjistruar procedimin penal nr. 27 i vitit 2023 për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 248 dhe 205 të Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka regjistruar procedimin penal nr. 444 të vitit 2023 për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 248 dhe 205 të Kodit Penal. Me vendimin e datës 12.09.2023, është vendosur  bashkimi e këtyre procedimeve të vetëm me nr.131 të vitit 2021 për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 248, 205 dhe 150 të Kodit Penal. 

Në tërësi nga veprimet procedurale të kryera deri në këtë fazë të hetimit ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Rexhe Byberi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tropojë në bashkëpunim me shtetasin Abedin Kërrnaja me detyrë zv/kryetar i Bashkisë Tropojë, ka kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me nenin 11 Nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, gjatë procesit të për hapjen e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak:

Vendim i Këshillit Bashkiak Nr. 34 datë 30.03.2021 Për miratimin në parim të projekt idesë së rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, nga ku rezulton se është miratuar në parim Projekt ideja për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, me një gjatësi 3.2km, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese. Vendim i Prefektit të Qarkut Kukës me Nr. 2/31 Prot. datë 15.04.2021, me të cilin konfirmohet ligjshmëria e vendimeve Nr. 34 të Këshillit të Bashkisë Tropojë për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules” dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 35 datë 30.03.2021 Për miratimin në parim të projekt idesë së rrugës “Qafë Murrizi- Qafë Agri”. Këto punime janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore të cituara më sipër.

Konkretisht për kryerjen e punimeve të cituara më sipër, në bazë të VKM-së 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi që parashikon legjislacioni për këto lloj punimesh. Konkretisht në nenin 15 të VKM nr. 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) janë saktësuar dokumentet tekniko-ligjor që duhen depozituar në sistemin e-leje, gjatë aplikimit të kërkesës për leje ndërtimi të infrastrukturës.

Gjithashtu, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës sic janë: Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për nevojën e hartimit të Raportit  të Vlerësimit të ndikimit në mjedis, të bashkëvepronte me Ministrinë e Linjës (parashikuar në sistemin elektronik e-leje) për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit. Ky bashkëveprim parashikohet në nenin 20, pika 6 të VKM nr. 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar).

Në kuadër të veprimeve hetimore, nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është caktuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-topografik. Nga kryerja e aktit të ekspertimit ka rezultuar se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatëmilion e gjashtëqind e njëmbëdhjetëmijë e pesëqind e njëzet) Lekë.  Në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.112 datë 09.09.2024, ndër të tjera  ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj për shtetasin R. B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj për shtetasin A. K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe Byroja Kombëtare e Hetimit për ekzekutimin e këtij vendimi.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dërguar për ekzekutim vendimin Nr.112 datë 06.09.2024 të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendim i cili është ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit

Para

“Biznes familjar” për trafikimin e drogës, dënohen me burgim të përjetshëm 5 shqiptarë!

Pas

‘Deputeti që Duam’/ Rama: Promovoni veten! Ne do zgjedhim më të mirët. Në 2030 dua 1 mln votues 

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Lidhja Vlora Hyseni-Ergys Agasi dhe rënia e numrit të vrasjeve, gazetari zbulon shkaqet: Mori krimin nën kontroll!

29.09.2026
10.4k
Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.