E hënë, 7 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Sokol Meqemeja dhe Sonila Goxhaj , pjesë e skandalit me Arben Ahmetaj , SPAK zbulon skemën me FrigoFood

Korrieri nga Korrieri
14.07.2023
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Sokol Meqemeja dhe Sonila Goxhaj , pjesë e skandalit me Arben Ahmetaj , SPAK zbulon skemën me FrigoFood
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Sokol Meqemeja dhe Sonila Goxhaj , pjesë e skandalit me Arben Ahmetaj , SPAK zbulon skemën me FrigoFood

Zbardhen disa nga episodet korruptive, për të cilat Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas dosjes hetimore që SPAK i ka nisur Kuvendit, shumat e konsiderueshme të parave, që janë paguar në mënyrë të tërthortë nga biznesmenët e inceneratorëve, që dyshohet të jenë përfituar nga Ahmetaj.

SPAK zbulon se i përfshirë në skandalin me Arben Ahmetajn është dhe bosi i " Frigo Food " Sokol Meqemeja , manovra që kreu për Zoton
Sokol Meqemeja dhe Sonila Goxhaj , pjesë e skandalit me Arben Ahmetaj , SPAK zbulon skemën me FrigoFood

170 mijë euro, është episodi i parë i regjistruar në vitet 2016-2017. Ajo është paraqitur si pagesë ndaj shtetasve A. M. dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një shitjeje fiktive ndaj një personi tjetër të dy apartamenteve 124 dhe 148 metër katrorë në Selitë. Shumat u paguan nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Dosja tronditëse e SPAK , si i dha Sokol Meqemeja 140 mijë euro rryshfet Arben Ahmetajt për inceneratorin e Fierit

“Shumën prej  170,480 euro në vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’ ndaj shtetasit Andi Boni (pagesë e kryer në përfundim nga shtetasi Helidon Begaj) në 2 apartamente ne sip.124.15 m2, ndodhur në ZK3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria ‘Sheron”, sh,p.k, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Një vilë me sipërfaqe 98 m2 në Hamallaj dhe 521 m2 sipërfaqe truall është episodi i dytë që ka hetuar SPAK, sipas të cilës është përfituar nga ish-numri dy i qeverisë prej Klodian Zotos e Mirel Mërtirit tërthorazi. Skema e përdorur është përmes transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të Klodian Zotos dhe në vijim në emër të G. K., e më pas në pronësi të bashkëjetueses së ish-zv/kryeministrit, Eriola Hoxha.

https://gazetakorieri.com/index.php/2023/07/20/inceneratori-i-elbasanit-ne-pronesi-te-credins-bank-ne-shkelje-flagrante-spak-hesht-zoto-kerkon-pafajesine-ne-gjykate/

“Pasurinë truall+ndërtesë me nr.pasurie 1/110 vol 12 faqa 26 ZK 1925 me sip tualli 521.13 m2 e përfituar në vitin 2017 nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë në nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e personit nën hetim Arben Ahmetaj”.

Rasti i tretë ka të bëjë me një shumë prej 130 mijë euro, e cila në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit është paraqitur si pagesë e bërë për llogari të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Maçka dhe ish-zv/kryeministrit përkundrejt një shitjeje ndaj shtetasit B. P. të një apartamenti me sipërfaqe 178 m2 dhe një garazhi në Selitë. Kjo vlerë është paguar gjithashtu nga Zoto-Mërtiri dhe shoqëria “Integratet Technology Servises”, përmes shtetasit B. P.

“Shumën prej 130,000 euro në 2017 dhe 2018 duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’  ndaj shtetasit Besmir Prifti, të një apartamenti me sip, 178.68m2 dhe një garazhi me sip 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e  ndërtuar nga shoqëri ‘Sheron” sh.p.k, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Dhe subjekti tregtar ITC sh.p,k nëpërmjet shtetasit Besmir Prifti”.

Rasti tjetër ka të bëjë me 140.000 euro në vitin 2018, me një pallat në zonën e Selitës. Vlera monetare u paraqit si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’, ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të një apartamenti me sip 178.68 m2 dhe një garazhi me sip 21 m2 ndodhur në zonën në ZK 3292 në vendin e quajtur Selitë në pallatin e ndërtuar nga shoqëria ‘Sheron” sh.p.k vlerë e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food” sh.p,k.

34.422 euro të tjera janë përfituar në formën e shpenzimeve dhe pagesave të hoteleve e udhëtimeve përgjatë periudhës 2013-2017. Këto pagesa janë kryer për Ahmetajn dhe të afërm të tij.

Episodi tjetër është një apartament 167 metër katrorë në rrugën Reshit Çollaku në pronësi të ish-ministrit. Në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtarë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services”, dyshohet se Ahmetaj ka përfituar mbi dy milionë lekë gjatë vitit 2019 dhe 2020.

Këtë të hënë, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion depozitoi në kryesinë e Kuvendit kërkesën për marrje autorizimi për arrestimin/ heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit të banesës së deputetit Arben Ahmetaj.

Etiketat: sokol meqemejaSPAK
Para

Policia ‘dorëzoi’ viktimat te dhunuesit, kallëzimi i Majave ‘u referua’ te Rrajat 

Pas

Dosja tronditëse e SPAK , si i dha Sokol Meqemeja 140 mijë euro rryshfet Arben Ahmetajt për inceneratorin e Fierit

Nga Kategoria

A rrezikon Shqipëria rritjen e çmimeve, kur të hyjmë në BE?
Aktualitet

A rrezikon Shqipëria rritjen e çmimeve, kur të hyjmë në BE?

07.09.2026
10.3k
Shpejtësia e lartë, aksident me vde kje në aksin Levan-Tepelenë
Aktualitet

Shpejtësia e lartë, aksident me vde kje në aksin Levan-Tepelenë

07.09.2026
10.3k
A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ilir Alimehmeti jep përgjigjen e papritur 
Aktualitet

Alimehmeti vazhdon të besojë se Berisha do ta zgjedhë kandidat për Tiranën

05.09.2026
10.3k
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri: nxehtësi, reshje më intensive dhe periudha më të thata
Aktualitet

45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri: nxehtësi, reshje më intensive dhe periudha më të thata

05.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

EMRI/ Atentat në Mirditë, vritet një person, gjendet e djegur makina e autorëve

EMRI/ Atentat në Mirditë, vritet një person, gjendet e djegur makina e autorëve

03.09.2026
10.4k
Konflikti mes armë mes dy biznesmenëve, zbardhen emrat e 10 të kërkuarve, mes tyre dy ushtarakë

Konflikti mes armë mes dy biznesmenëve, zbardhen emrat e 10 të kërkuarve, mes tyre dy ushtarakë

05.09.2026
10.3k
Paqe Fiskale, skemat si mund të mundësohet pastrimi i parave

Ligj i ashpër kundër pastrimit të parave. Pse po “shtërngohen” vidhat e ligjit kur milionat e krimit tashmë janë kthyer në beton?

04.09.2026
10.4k
Këshilltarët bashkiakë të PS firmosën shkarkimin, Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë 

Anuela Ristani jep dorëheqjen si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, pas heqjes së kompetencave nga Veliaj

01.09.2026
10.4k
Tragjedia me dy viktima në Vaun e Dejës, Urgjenca reagon pas protestës së banorëve

Tragjedia me dy viktima në Vaun e Dejës, Urgjenca reagon pas protestës së banorëve

02.09.2026
10.4k
Zgjidhet pas 30 vitesh misteri i vrasjes së Tupac Shakur, ish-kreu i bandës shpallet fajtor

Zgjidhet pas 30 vitesh misteri i vrasjes së Tupac Shakur, ish-kreu i bandës shpallet fajtor

02.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

13.10.2025
10.7k
“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ Detaje TRONDITËSE për vdekjen e 37-vjeçares shtatëzënë nga Pogradeci!

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ Detaje TRONDITËSE për vdekjen e 37-vjeçares shtatëzënë nga Pogradeci!

31.08.2026
10.4k
I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Korçë, kush është 45-vjeçari i dënuar për vrasje që i shpëtoi sot Forcave Speciale?

I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Korçë, kush është 45-vjeçari i dënuar për vrasje që i shpëtoi sot Forcave Speciale?

29.08.2026
10.4k
Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

29.08.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.2k
“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

02.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.