E diel, 6 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Letër e hapur e Dritan Goxhaj nga qelia e Burgut 313

Korrieri nga Korrieri
19.08.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Letër e hapur e Dritan Goxhaj nga qelia e Burgut 313
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kjo letër e hapur e z.Dritan Goxhaj e shkruar nga qelia e Burgut 313 dhe e sjellë në redaksinë e DITA mbrëmë nga babai i Dritanit, i drejtohet deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë, për dijeni Këshillit të Europës, Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Amnisti International.

Më poshtë, teksti i plotë i saj, publikuar në gazetën DITA:

Nga Dritan Goxhaj

SHQIPËRIA, KOSOVA DHE “GRUSHTI” JURIDIK I SHTETIT

Të arrestuarit dhe të dënuarit e fundit të ndërgjegjes në Republikën e Shqipërisë kanë qenë në vitin 1989. Prej atij viti Shqipëria ka tentuar të ecë në rrugën europiane, pa të arrestuar apo të dënuar të ndërgjegjes.

Megjithatë, plot 30 vjet më pas, Shqipërisë po i imponohet sot që të kthehet 30 vite pas. Sot, Shqipëria dhe sistemi i saj juridik po tentohen të merren peng nga ZPS-ja (Zyra e Prokurorit Special) e Kosovës dhe Gjykata Speciale e Kosovës.

Këto dy subjekte, pasi kanë marrë peng shtetin e brishtë dhe të ri të Kosovës, duke e kthyer atë në kohën e Rankoviçit, kur shqiptarët arrestoheshin, dënoheshin dhe vriteshin vetëm për lirinë e fjalës, vetëm se guxonin të shprehnin hapur opinionet e tyre të cilat, kur binin ndesh me politikën vrastare Rankoviçiane të Serbisë në Kosovë, u rrezikonin jetën dhe qenësinë shqiptarëve, po mundohen edhe sot që, përveç shtetit të Kosovës dhe Kushtetutës së saj, të marrin peng edhe fjalën e lirë dhe ndërgjegjen në Kosovë nëpërmjet një grushti shteti juridik në Kosovë.

Kjo prokurori dhe gjykatë kanë vendosur për arrestimin tim me pretekstin e shkruar e bardha mbi të zezë në faqen 6 të vendimit për arrestimin tim në pikën “Koha dhe vendi i kryerjes së veprës (penale): “Gjykatësi i vetëm ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar që z. Goxhaj, së paku dy herë, zbuloi qëllimisht çfarë besonte përmes një postimi në faqen e Facebook-ut që mban emrin e tij, në formën e një artikulli –opinion.”

Le t’i shohim me radhë që të kuptojmë natyrën kriminale-Rankoviçiane të kësaj prokurorie dhe gjykate.

Kjo prokurori dhe gjykatë kërkojnë arrestimin tim dhe ekstradimin drejt vendndodhjes së kësaj gjykate në Hagë me akuzën:

1. Frikësim i dëshmitarëve

2. Pengim i drejtësisë

Të dyja këto akuza hyjnë në veprat penale të konsideruara të zakonshme në sistemin juridik të Kosovës dhe, si të tilla, ato nuk janë kompentencë lëndore as të kësaj prokurorie e as të kësaj gjykate.

Kjo prokurori, sipas faqes së saj zyrtare WWW.sep-ks.org shkruan: “Prokurori i Specializuar ka kompetenca për sa vijon:

a) Të marrë në pyetje viktima, dëshmitarë dhe të dyshuar dhe të regjistrojë deklaratat e tyre

b) Të kryejë hetime në vendngjarje, të mbledhë prova

c) Të kërkojë ndihmë prej vendeve të treta, organizatave ndërkombëtare dhe subjekteve të tjera

d) Të ndërmarrë masa hetimore

Dhe të gjitha këto vetëm në kuadër të ligjit që e autorizon ZPS-në të hetojë dhe ndjekë penalisht shtetas të Kosovës dhe/ose Republikës Federale të Jugosllavisë apo persona të cilët kanë kryer krime kundër shtetasve të Kosovës që lidhen me sjelljet dhe veprimet e përmendura në raportin e APKE-së të Dik Martit (Dick Marty).

Ashtu siç edhe shihet qartësisht, veprat për të cilat kjo prokurori ngre akuzë ndaj meje nuk janë absolutisht kompetencë e kësaj prokurorie dhe as e kësaj gjykate, por këto sy subjekte i kanë dhënë vetes tagrin që të marrin edhe kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm. Dhe kjo nuk është as më shumë e as më pak se një Grusht Shteti Kriminal.

Tani, le të vijmë tek pjesa tjetër, aty ku këto dy subjekte arsyetojnë vendimin e tyre për arrestimin tim. Aty ata deklarojnë se unë kam zbuluar atë çfarë unë besoj, në formën e një artikulli- opinion. Dhe këtu vijmë tek mentaliteti Rankoviçian që i udhëheq këto dy subjekte.

Arrestimi im bëhet vetëm për dy arsye thelbësore. E para, sepse deklaroj – shpreh atë që besoj dhe, e dyta, sepse atë që besoj e shpreh dhe e publikoj si opinion timin në formë artikulli.

Të dyja këto arsye të vetme me të cilat këto dy subjekte justifikojnë arrestimin tim hyjnë te veprat penale të ndërgjegjes, vepra penale këto që ka 30 vjet që janë hequr nga Kodi Penal në Shqipëri, ndërsa në Kosovën e re ato as nuk ekzistojnë fare.

Këto dy subjekte, në bashkëpunim kriminal me njëra-tjetrën, në këtë rast, ia kanë kaluar vendimin e tyre antikushtetues për ekzekutim Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë. Kjo Ministri, e vetëdijshme për këtë antikushtetueshmëri të këtij vendimi, ka vendosur ta ekzekutojë atë.

Në këtë moment është realizuar pengmarrja juridike e shtetit dhe qeverisë së Kosovës nga ana e ZPS-së dhe Gjykatës Speciale.

Për momentin unë nuk jam në gjendje të them nëse kjo ka ndodhur me vetëdije apo pa vetëdije të qeverisë Kurti por, duke qenë se deri më tani këto dy subjekte kanë arritur të marrin peng Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri dhe Prokurorinë e Shkallës së parë, të krijon përshtypjen e një lloj tentative të tipit “Revolucion Kinez” për të marrë peng jo vetëm sistemin juridik në Shqipëri, por edhe gjithë shtetin dhe shoqërinë në vendin tonë.

Duke e detyruar edhe Shqipërinë që ta pranojë dhe ekzekutojë këtë vendim antikushtetues dhe kriminal të këtyre dy subjekteve jo vetëm që arrijnë të bëjnë një grusht shteti juridik edhe në Shqipëri, por në këtë mënyrë e kthejnë Shqipërinë sërish në vitin 1945 kur te ne diktonte Serbia Rankoviçiane Titiste.

Unë vetëm uroj që shteti shqiptar dhe një pjesë e sistemit të tij juridik të arrijnë të kuptojnë kurthin vdekjeprurës ndaj lirisë së fjalës dhe ndërgjegjes, drejt të cilit po e shtyjnë ZPS-ja dhe Gjykata Speciale e Kosovës.

Uroj që Shqipëria ime të ecë drejt Europës me liri fjale, opinioni dhe ndërgjegjeje e mos të bjerë viktimë e mentalitetit Rankoviço-Titist të ZPS-së dhe Gjykatës Speciale të Kosovës dhe t’i thotë “Jo!” pengmarrjes së shtetit shqiptar.

Shpresoj dhe besoj se sistemi gjyqësor shqiptar do të respektojë, në rastin tim dhe jo vetëm, parimet bazë të një gjykimi të drejtë e të paanshëm.

Dritan Goxhaj

Burgu 313

Tiranë, më 15/08/2023

Para

Kirurgu plastik me tetë klasë

Pas

Fjalimi historik i Gramoz Pashkos, si e parashikoi shkërmoqjen e PD-së

Nga Kategoria

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ilir Alimehmeti jep përgjigjen e papritur 
Aktualitet

Alimehmeti vazhdon të besojë se Berisha do ta zgjedhë kandidat për Tiranën

05.09.2026
10.3k
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri: nxehtësi, reshje më intensive dhe periudha më të thata
Aktualitet

45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri: nxehtësi, reshje më intensive dhe periudha më të thata

05.09.2026
10.3k
Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku
Aktualitet

Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku

05.09.2026
10.3k
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari
Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari

05.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Islanda i tha “jo” BE-së, por pse votimi nuk është një tjetër Brexit

Islanda i tha “jo” BE-së, por pse votimi nuk është një tjetër Brexit

03.09.2026
10.4k
“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

02.09.2026
10.4k
Zgjidhet pas 30 vitesh misteri i vrasjes së Tupac Shakur, ish-kreu i bandës shpallet fajtor

Zgjidhet pas 30 vitesh misteri i vrasjes së Tupac Shakur, ish-kreu i bandës shpallet fajtor

02.09.2026
10.4k
Kulla te ‘Zyber Hallulli’: gjykata urdhëron hetim, KISH firmos kontratën tre ditë më vonë

Kulla te ‘Zyber Hallulli’: gjykata urdhëron hetim, KISH firmos kontratën tre ditë më vonë

04.09.2026
10.3k
Ogerta Manastirliu rinis fushatën për Bashkinë e Tiranës, çfarë do bëjë Erion Braçe tani?

Ogerta Manastirliu rinis fushatën për Bashkinë e Tiranës, çfarë do bëjë Erion Braçe tani?

31.08.2026
10.4k
Paqe Fiskale, skemat si mund të mundësohet pastrimi i parave

Ligj i ashpër kundër pastrimit të parave. Pse po “shtërngohen” vidhat e ligjit kur milionat e krimit tashmë janë kthyer në beton?

04.09.2026
10.3k

Boom-i Javës

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

13.10.2025
10.7k
“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ Detaje TRONDITËSE për vdekjen e 37-vjeçares shtatëzënë nga Pogradeci!

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ Detaje TRONDITËSE për vdekjen e 37-vjeçares shtatëzënë nga Pogradeci!

31.08.2026
10.4k
I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Korçë, kush është 45-vjeçari i dënuar për vrasje që i shpëtoi sot Forcave Speciale?

I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Korçë, kush është 45-vjeçari i dënuar për vrasje që i shpëtoi sot Forcave Speciale?

29.08.2026
10.4k
Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

29.08.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.2k
“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

02.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.