E diel, 6 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Kirurgu plastik me tetë klasë

Korrieri nga Korrieri
19.08.2023
në Botë
A A
Kirurgu plastik me tetë klasë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një “karrierë” Oscar e mashtrimit.

Një jetë që duket si një film, ajo e Matteo Politit.

Skenari i historisë së tij është një përzierje mes “Catch me if you can” dhe “Grey’s Anatomy”.

Kjo pasi “Dr. Matteo Politi, specialist në mjekësinë kozmetike dhe estetike” – kështu kualifikohet në Facebook dhe Instagram ku mburret me mbi 1 mijë e 200 ndjekës – në realitet nuk ka shkuar përtej klasës së tetë.

Në Bukuresht ai e quajti veten “doktor Matthey Mode”.

Megjithatë, në kundërshtim me “kualifikimet e tij zero”, pozon si mjek për më shumë se 15 vjet, fillimisht në Itali dhe më pas jashtë vendit.

“Dr. Matteo Politi alias Matthew Mode” kudo që shkon kualifikohet si “mjek VIP”, ekspert në mjekësinë estetike, “magjistar i kirurgjisë plastike”.

Tani 43 vjeç, njësoj si atëherë, mjeku i vetëquajtur vazhdon pa frikë të mashtrojë të gjithë.

Dhe ia del gjithmonë, edhe pse “lajtmotivi” i ka mbetur i njëjtë: ka vetëm një diplomë të mesme, por kudo që shkon paraqitet si doktor me diplomë në universitetet më të mira në botë.

Pasi u ekspozua, u denoncua dhe gjykua në vitin 2010 në Verona, ai provoi sërish me “sukses” në Rumani.

Në Bukuresht, kirurgu i rremë arriti të operonte i pashqetësuar për më shumë se një vit në katër klinika elitare, duke trajtuar qindra pacientë pa pasur asnjë aftësi.

Në vitin 2019, si edhe në Itali, ai u zbulua në flagrancë edhe në Rumani, ku e mbajtën nën arrest parandalues ​​për 30 ditë, shpërtheu një skandal autentik kombëtar dhe çështja e “doktorit të rremë italian” përfundoi në front.

Mediat u mbuluan nga tituj se si “infermierët kanë thenë se ‘Dr. Politi-Mode’ nuk dinte as të vishte doreza kirurgjikale”.

Përfundimi ishte një proces gjyqësor që rezultoi me tre vjet e dhjetë muaj burgim për mashtrim, dënim që mori formë të prerë në mars të këtij viti.

Po ashtu Gjykata e Bukureshtit vendosi se, duke pasur parasysh konfirmimin e dënimit në apel, ai duhet të vuajë dënimin në burg.

Megjithatë, me një lëvizje à la Leonardo di Caprio, mendoi mirë të luante paraprakisht duke tribluar urdhrin e burgut.

Edhe një herë, i vetëquajtur magjistari i kirurgjisë që në realitet është “magjistar i mashtrimit”, ka arritur të tallet me të gjithë.

Kundër tij Gjykata e Qarkut Bukuresht ka “urdhër për ekzekutimin e dënimit me burg nr. 1523”.

Të gjithë po e kërkojnë dhe askush nuk e gjen: pamjet e fundit në mediat sociale ishin në Hong Kong, Azi, në bregdetin Hung Hom.

Mediat rumune shkruajnë se janë përpjekur të kontaktojnë me të, por nuk kanë gjetur përgjigje.

Ndërkohë në fotot më të fundit të publikuara në profilet e tij sociale, ai shfaqet duke qeshur, duke përkulur muskujt mes plazheve dhe palestrave.

Në Itali, para gjykatësit të gjykatës Scaliger, në debutimin e tij gjyqësor, mjeku i rremë ishte larguar me një marrëveshje faji një vit e gjysmë për mashtrim, dënim me kusht.

Në vitin 2010, në Verona, ishte një police që u fut në telashe nga trajtimet e bukurisë të marra në qendrën e Wellness në emër të tij.

Nga hetimet, asokohe doli se nëpërmjet kredencialeve të tij të rreme kishte arritur deri në pikën që të operonte në urgjencën e dy spitaleve kryesore në Verona, si ai i Borgo Trentos ashtu edhe i Policlinico.

Në mënyrë të pabesueshme, askush nuk e kishte vënë re mungesën e tij totale të kualifikimeve.

Përpara se të “pakënaqurit” nga trajtimi estetik ta denonconin, qindra njerëz i ishin drejtuar mjekut fals, duke e konsideruar atë mjek në të gjitha aspektet dhe duke mos raportuar asnjë anomali në punën e tij.

Në Rumani, Politi e rishpiku veten si “Dr. Mateu Mode”, një kirurg plastik britanik me një kurrikulë të lakmueshme: studime në SHBA, eksperienca kirurgjikale në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali.

Të gjitha false, duke përfshirë certifikatat, megjithatë ai operoi në Bukuresht në Euromedical, Prestige, MH Medical Group.

Por gafat e tij në salat e operimit filluan të binin në sy nga infermierët, të cilët u treguan dyshues.

“Corriere della Sera”

Para

Ç’mendon Jorgo Goro për “Belerin”?

Pas

Letër e hapur e Dritan Goxhaj nga qelia e Burgut 313

Nga Kategoria

Islanda i tha “jo” BE-së, por pse votimi nuk është një tjetër Brexit
Botë

Islanda i tha “jo” BE-së, por pse votimi nuk është një tjetër Brexit

03.09.2026
10.4k
“Ka ardhur në adresën e gabuar” – Putin refuzoi takimin me shefin e CIA-s pasi mësoi qëllimin e vizitës në Moskë
Botë

“Ka ardhur në adresën e gabuar” – Putin refuzoi takimin me shefin e CIA-s pasi mësoi qëllimin e vizitës në Moskë

03.09.2026
10.4k
Holanda zhvendos 86 ton ar nga Amerika e Veriut në Londër: Duhet të jemi gati për krizat gjeopolitike
Aktualitet

Holanda zhvendos 86 ton ar nga Amerika e Veriut në Londër: Duhet të jemi gati për krizat gjeopolitike

03.09.2026
10.4k
Financial Times: Moska po ndihmon Iranin për ndërtimin e një raketë supersonike për të goditur SHBA
Botë

Financial Times: Moska po ndihmon Iranin për ndërtimin e një raketë supersonike për të goditur SHBA

03.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ishte në kërkim nga SPAK për pastrim parash: Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

Ishte në kërkim nga SPAK për pastrim parash: Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

01.09.2026
10.4k
Vrasja e gazetares që tronditi Maltën, shpallet i pafajshëm biznesmeni maltez

Vrasja e gazetares që tronditi Maltën, shpallet i pafajshëm biznesmeni maltez

03.09.2026
10.4k
A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ilir Alimehmeti jep përgjigjen e papritur 

Alimehmeti vazhdon të besojë se Berisha do ta zgjedhë kandidat për Tiranën

05.09.2026
10.3k
Tragjedia me dy viktima në Vaun e Dejës, Urgjenca reagon pas protestës së banorëve

Tragjedia me dy viktima në Vaun e Dejës, Urgjenca reagon pas protestës së banorëve

02.09.2026
10.4k
Incident diplomatik për një lajm që se konfirmoi askush: Shqipëria kërkon llogari, Mali i Zi thotë “nuk e kishim me ju”

Incident diplomatik për një lajm që se konfirmoi askush: Shqipëria kërkon llogari, Mali i Zi thotë “nuk e kishim me ju”

31.08.2026
10.4k
“Dolën të pijnë kafe dhe u kthyen të vdekur”, e motra e Sokol Prekës kërkon mes lotëve drejtësi për të vëllain!

“Dolën të pijnë kafe dhe u kthyen të vdekur”, e motra e Sokol Prekës kërkon mes lotëve drejtësi për të vëllain!

01.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

Kush është Bujar Muça pronari i Delta Group që u ndalua sot nga policia në Elbasan

13.10.2025
10.7k
“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ Detaje TRONDITËSE për vdekjen e 37-vjeçares shtatëzënë nga Pogradeci!

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”/ Detaje TRONDITËSE për vdekjen e 37-vjeçares shtatëzënë nga Pogradeci!

31.08.2026
10.4k
I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Korçë, kush është 45-vjeçari i dënuar për vrasje që i shpëtoi sot Forcave Speciale?

I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Korçë, kush është 45-vjeçari i dënuar për vrasje që i shpëtoi sot Forcave Speciale?

29.08.2026
10.4k
Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

Vodhi 100 mijë euro tek Exchange – Identifikohet personi në foto, është Agron Cena dhe banon në Gjermani

29.08.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.2k
“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

02.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.