E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK kërkoi arrestimin, flet Berisha: Gati mosbindja civile në të gjithë Shqipërinë

Korrieri nga Korrieri
13.12.2023
në Aktualitet, Slider
A A
SPAK kërkoi arrestimin, flet Berisha: Gati mosbindja civile në të gjithë Shqipërinë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një vegël të verbër në duart e partisë shtet, e ka cilësuar Sali Berisha Prokurorinë e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit, pas kërkesës së saj për autorizimin nga kuvendi për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij. Berisha e akuzoi SPAK-un se kërkon të barazojë Shqipërinë me Rusinë e Putinit që ka liderin e opozitës të dënuar apo me juntën e Mianmarit. Sipas tij kjo është dëshmi e një narkoregjimi.

SPAK dorëzoi kërkesën për Berishën, hapat si mund të arrestohet një deputet

“SPAK, një vegël e verbër në duart e partisë shtet, Edi Ramës. Zbatoi urdhrin dhe në këtë kontekst nuk ka asgjë të re. Prokuroria politike kërkon autorizim për të arrestuar liderin e opozitës, kërkon autorizim për të barazuar Shqipërinë me Rusinë e Putinit që ka liderin opozitar të dënuar, me juntën e Mianmar, Lukashenkon dhe Ugandën. Kjo është dëshmi e asaj që kemi denoncuar çdo ditë e diktature bane e një narkoregjimi të vendosur në Shqipëri”, tha Berisha në A2 CNN.

I pyetur pse nuk u paraqit në SPAK, në mënyrë që të shmangte këtë ashpërsim mase sigurie, Berisha theksoi se mbrojti kushtetutën.

“Kjo tregon karakterin thellësisht politik se prokuroria nuk kërkon masë për ato që më akuzon, por masë për vendimin antikushtetues ndaj meje. Prokurorë e gjykatës që denoncova në zyrën e tyre shkruan kushtetutën dhe morën pushtetin e parlamentit. Unë bëra gjënë më të mirë; mbrojta kushtetutën e vendit tim”.

Ai u shpreh i gatshëm që të hetohet, por në këtë rast çështja ishte hapur pa individ.

“Unë kam dërguar në parlament për abrogimin e çdo lloj imuniteti për deputetë dhe Rama e refuzoi në mënyrë kategorike, por pranoi që t’i hapim rrugë organeve të drejtësisë të hetojnë për deputetë sa herë më kanë pyetur a je i gatshëm të hetohesh, sa herë jam i gatshëm kam thënë. Një çështje e hapur prej 3 vitesh mbi bazë e një kallëzimi të rremë. Sali Berisha nuk thirret asnjëherë se ishte hapur çështje pa individ dhe në fund ai shpallet person në hetim pa u pyetur asnjëherë dhe me t’u shpallur, ndaj tij merret masa e heqjes së lirisë për daljen jashtë shtetit”.

Berisha i referohet kushtetutës që askujt nuk i mohohet e drejta për të dalë jashtë shtetit.

“Po kushtetuta ka një nen 38 që e garanton këtë në grupin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ky nen siguron qytetarët që e drejta doli. Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit. Ky nen, lirinë e daljes jashtë shtetit e konsideron pjesë thelbësore të lirisë së njeriut. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria ndaj çfarëdo lloj forme, askush nuk mund të pengohet të dalë jashtë shtetit është liri personale, kurse në rastin e deputetit kjo liri nuk mund të hiqet”.

I pyetur nëse protestat masive të qytetarëve do të pasojnë lëvizjen e SPAK që ashpërsoi masën e sigurisë duke kërkuar arrestimi e tij, kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha nënvizoi se mosbindja civile do të nisë shumë shpejt në gjithë Shqipërinë, por jo për këtë arsye.

Ai e cilësoi çështjen e tij me drejtësinë si personale dhe theksoi se do të pranojë vendimin e Parlamentit cilido qoftë ai, por arsyeja e vërtetë pse shqiptarët do të mbushin sheshet është shkelja e të drejtave të opozitës nga Rama.

“Jo, ky vendim i sotëm i SKAP-it nuk ka lidhje. Është një vendim të cilin unë personalisht e kisha si të thuash denoncuar më parë. Por kërkesa e tyre në Parlament në një aspekt është një kërkesë që mund t’i drejtohen. Unë kam deklaruar se do zbatoj vendimin e Parlamentit se nuk kam pasur asgjë personale në qëndrimin tim, kam mbrojtur pushtetin kushtetues të Parlamentit shqiptar. Të vendosë Parlamenti si të dojë, unë e di, si t’i thotë Edi Rama do vendosë. Problemi më i madh është marrja e të drejtave kushtetuese të opozitës. E drejta kushtetues e opozitës në Parlament me emërimin e përfaqësuesve të saj nga Edi Rama, me bllokimin e nismës ligjvënësve të deputetëve të opozitës dhe më e rënda bllokimi i komisioneve parlamentare. Për këtë sigurisht që opozita do ftohet dhe mosbindja civile jo vetëm në Parlament por do të shtrihet në mbarë vendin. Ka një afat jo të largët të shpejtë por natyrisht shohim efiçencë. Ne duhet të kemi një lëvizje efiçente. Kjo e Parlamentit pati efiçencë të jashtëzakonshme”, tha në Berisha në A2 CNN.

Para

Hëna e re në Shigjetar: Ja tri shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë trazira këtë fundvit 

Pas

Karikatura e ‘Duarve të Pastra’

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.4k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.