E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

TikTok-u apo TikTaku i vetëvrasjeve

Korrieri nga Korrieri
12.02.2024
në Aktualitet, Fokus
A A
TikTok-u apo TikTaku i vetëvrasjeve
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Lutfi Dervishi
Një nënë e re i dha fund jetës (siç raportohet deri më tani) pasi nuk e përballoi dot turpin pas publikimit të një fotografie intime që disa media/individe sot po e ripublikojnë masivisht.

Të thuash kriminale është pak, të thuash më shumë se kriminale prap mbetet e pamjaftueshme përballë makabritetit virtual.
Ana e errët e mediave sociale dhe e një pjese të portaleve, u rishfaq sot me ripublikimin e një fotografie që për 27 vjeçaren përkthehej në vetëvrasje, ndërsa për punëtorët e klikimeve përkthehet në para.

Një tjetër fatkeqe pre e listës së viktimave të TikTok, një tjetër “balenë blu” që këtë herë ka si kreatorë ca mendje të sëmura që përveç maskarallëkut kanë edhe internet.

Nuk mjaftoi vendimi tragjik i nënës së re për t’u arratisur me dëshpërim nga kjo jetë, por gjyqi ndaj saj vijon nga dhjetëra idiotë që hedhin “gurë dixhital” mbi të vdekurën si të ishin kryetarë të gjykatës së moralit.

Megjithatë, nuk mund të presësh që idiotë interneti (ii) të tregohen njerëz dhe të bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes mes privates dhe publikes, mes dinjitetit dhe poshtërsisë, por ajo që është shqetësuese është roli i medias në raportimin e gjëmave/kobeve.

Ndërkohë që është e stëprovuar efekti domino i raportimit të detajuar të vetëvrasjeve, në një kohë që është vërtetuar se sensacionalizmi i rasteve fatkeqe çon në dëme afatgjatë edhe për shoqërinë, sërish e sërish sillemi njëlloj deri në tragjedinë e radhës që sërish do të kryhet për të njëjtat shkaqe dhe me të njëjtat mënyra.

Të bësh thirrje për etikë dhe vetëpërmbatje në raportimin e ngjarjeve tragjike rrezikon t’i ngjash njeriut që merr shatin dhe prashit në det. Shpërndaja e shpejtë e informacionit dhe mundësia që informacionin ta prodhojë dhe shpërndajë kushdo, nevoja për të patur të shenjtë lirinë e shprehjes dhe dëmi që vjen nga shpërndarja pa kriter e materialeve private/të dëmshme ka krijuar një realitet të ri që nuk mund të përballohet me instrumentat e kohës para internetit. 

Krimi në internet nuk mund të luftohet me të njëjtat mjete dhe burime njerëzore si krimi i rrugës.
Në kohën kur sa vjen dhe bëhet më i vështirë dallimi mes jetës reale dhe asaj virtuale, problemet e shëndetit mendor dhe krimi kibernetik sa vijnë dhe agravohen për shkak të zhvillimit të shpejtë të teknologjisë.
Problemet dhe sfidat epokës digjitale nuk përballohen me instrumenta dhe mendësi analoge.

Sot, si kundërpërgjigje ndaj ngjarjes tragjike policia e shtetit publikoi një video nga momenti i ndalimit të personit të dyshuar si shkaktar i humbjes së jetës së 27 vjeçares.

Krimi modern luftohet me ligj, struktura dhe vullnet, jo me video-klipe.Institucionet ligj zbatuese (policia/prokuroria) nuk janë të pajisura siç duhet as në teknologji dhe as në burime njerëzore për t’u përballur me kriminelët e dukshëm dhe të padukshëm në hapësirën virtuale. Çdo vonesë do të na sjellë viktima të reja dhe video-klipin e radhës.

Forcimi i legjislacionit dhe strukturave do të ishte vetëm njëra anë e medaljes. Media vetë mund të luajë një rol pozitiv me kusht që klikimet mbi fatkeqësi t’i konsiderojë “krim”.

Është në dorën tonë nëse do të duam të mbetemi njerëz dhe të respektojmë zinë e tjetrit apo të kthejmë në spektakël edhe vdekjen.
Deri më tani gjithçka ka mbetur vetëm fjalë, duke numëruar viktimat deri sa të vijnë veprat që mungojnë!

Para

WOW! Vajza Mira Koncit dhe Shpëtim Saraçit, Era vishet si sheike: Luks nga koka te këmbët

Pas

Atentati në Kurbin/ Hoxha: Autorët ishin përgatitur, nëse do hasnin në rezistencë do të kundërpërgjigjeshin

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.