E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Dinte të qëllonte me snajper dhe anti-tank”, Artan Hoxha flet për vrasjen e Gentian Bejtjas: E donin të ekzekutuar me çdo kusht! Lidhja me Martinaj 

Korrieri nga Korrieri
18.03.2024
në Aktualitet, Fokus
A A
“Dinte të qëllonte me snajper dhe anti-tank”, Artan Hoxha flet për vrasjen e Gentian Bejtjas: E donin të ekzekutuar me çdo kusht! Lidhja me Martinaj 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga ekzekutimi i Gentian Bejtjas, figurë mjaft e njohur e krimit të organizuar, i dyshuar si i përfshirë në shumë ngjarje kriminale të rënda. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Bejtja ka punuar për llogari të disa organizatave, duke mbështetur aleancën ku bënte pjesë edhe Ervis Martinaj. 

Sipas gazetarit, Bejtja ishte një shënjestër që nga kundërshtarët kërkohej të eleminohej me çdo kusht, pasi pritej që ai të hakmerrej për atentatin e mëparshëm ndaj tij, ku u vra kunati dhe u lënduan fëmijët e tij. 

Hoxha e përshkroi Gentian Bejtjan si një person mjaft të rrezikshëm, me aftësi për të përdorur snajper dhe armë të rënda dhe si i përfshirë në një numër shumë të madh ngjarjesh kriminale, deri edhe në atentate ndaj bosëve të krimit.  

“Të premten ishim për drekë dhe kur u ndamë më the, shiko mos ka ndonjë vrasje. Pas cerek ore të thashë u bë.

Që ky ka qenë polic burgjesh, edhe ai vetë e ka harruar.

Ata që janë marrë me krimin kanë qenë ndonjëherë gardianë burgjesh, se ku do ti conte deputeti i zonës?

Kur shkonin atje, shikonin që nuk jetohej me atë rrogë dhe e linin punën.

Me aq sa e njoh unë ai nuk e mbante mend as vetë që kishte qenë polic burgu.

Është personazh shumë i rëndësishëm në atë zonë, u bë edhe më i rëndësishëm në vitet e fudnit për shkak të ngjarjeve.

Gentian Bejtja ka qenë skuadër sulmi, kur e kërkonin. Ngjarja e tij ishte e pashmangjshme, por u habita që e gjetën aq kollaj.

Ka qenë në shumë ngjarje të rënda në trekëndëshin Fushë Krujë-Durrës-Tiranë. Del në pjesën organizative, logjistiek dhe të ekzekutimit të ngjarjeve.

Për shkak të një konflikti të madh mes dy aleancash, palësh, kishin krijuar konflikt me njëri tjetrin. NË njërin krah ishte fushë kuqja, e Martinajt, Lezha dhe Shkodra. Kjo is the njëra palë. Pala tjetër ishin të gjithë grupet e zonës së Fushë Krujës, të cilët kishin mbështetje nga Tirana, nga jugu, Vlora dhe Durrësi. Përfshirja e Gentian Bejtjas në këtë hisotir, ai u bë pjesë e grupit që vinte nga veriu.

Mori përsipër disa goditje në zonën që jetonte.

Ka qenë një periudhë prej 3-4 vitesh, kur ky sëbashku me dy persona të tjerë, një nga Shijaku dhe një nga Sukthi, ishin skuadër ekzekutimi e frikshme. Bënë një seri ngjarjesh rresht.

Përfshirja në këto ngjarje të krijon problematikë, kur aleanca ku ke qenë i përfshirë e ka humbur betejën. Vis Martinaj dihet që ka dalë nga loja. Grupi i Shkodrës ka marrë goditje të rëndë, grupi i Lezhës ka kërkuar aleanca të reja dhe nuk i ka garantuar dot paprekshmëri.

Bejtja kishte aftësi të mëdha për të kryer akte kriminale. Dinte të përdorte snajper dhe anti-tank. E gjithë zona e quante problem sumë të madh. Ishte armik publik për atë zonë. Mendonin për sa kohë ishte gjallë, ishte kërcënim serioz. Nuk kishte shtab, organizatë, por ishte një qitës individualist, që bashkohej në varësi të aleancave që krijonte. Ishte rrezik serioz në zonën e Fushë Krujës.

Kundërshtarët e tij donin ta ekzekutonin me cdo kusht.

Ky ka qenë me Vis Martinajn, jo kundërshtar i tij, ai ka kryer punë për aleancës ku ishte Martinaj.

Në të kaluarën ka bashkëpunuar me grupin e Niklës, me Enver Stafukën. Në momentin kur ai u rrëmbye dhe u zhduk, ky ka qenë prezent. Kjo ngjarje I ka shërbyer për të kuptuar që kjo që i ndodhi Stafukës mund ti ndodhë edhe atij. Aty ndryshoi kursin dhe krijoi aleancën e re.

Atentati i vjetshëm në korrik, ku na banesë iu vra kunati, shofer në prokurorinë e apelit dhe iu dëmtuan edhe fëmijët e mitur, autorët hynë në bnesë dhe goditën. Që në atë moment, u dyshua që Gentian Bejtja do të reagonte, por mori edhe mesazh të fortë, që në zonën ku kishte operuar ishte e pamundur të qëndronte.

Ai largoi familjen nga territori i Shqipërisë. U përpoq të godiste por nuk i mjaftoi koha. Balancat kishin lëvizur shumë fort në favor të kundërshtarëve të tij.

Një njeri si ai nuk bëhet kurrë bashkëpunëtor.

Ai do të hakmerrej, ndaj eleminimi i tij kërkohej me cdo kusht.

Në ngjarjen e kaluar, policia arrestoi disa personazhe të zonës, që njihen nga fisi Haka, Bami, etj. U arrestua edhe Valter Bami, sepse u tha se iu gjetën gjurmë baruti. Duke patur parasysh që ka patur edhe konflikt në zonë, afëria e banesave dhe influencën e Valter Bamit në zonë, u akuzua si i përfshirë, por pasi skaduan afatet e hetimit, prokuroria ndryshoi masën dhe pastaj u shuajt si masë.

Në rastin konkret u hodh në media i njëjti informacion, që vjen nga strukturat e hetimit, që dyshimet janë për të njëjtët njerëz. POlica ka vajtur në banesën e Valter Bamit, por nuk e kanë gjetur, ishte larguar 4 ditë para vrasjes bashkë me të birin.

Kush dyshohet? Të interesuar për eleminimin e tij kanë qenë shumë, nga veriu në jug. Por duke qenë se zona e Fushë Krujës është shumë e vështirë, nuk hyn dot pa leje aty dhe duhet të kesh informacion, se ky ruhej, pra duket se informacioni ka qenë tepër i saktë, kanë vajtur drejt e në banesë. Dyshimet janë që skuadra që ka kryer vrasjen, 4-5 persona, kanë patur mbështetje lokale por nuk janë të zonës. Është skuadër pushkatimi, shumë e rrezikshme, derisa ti vijë ora.

Ka vepruar në mënyrë perfekte. U fol që u fikën dritat dhe nuk e kapën kamerat. Kam ndjekur disa vrasje dhe që të godisnin rrjetin e personave të Vis Martinajt, Ylli Ibrahimi kishte kamera të vendosura në mënyrë perfekte dhe cfarë bënte? I kishte në celular dhe i kontrollonte të gjitha. Ditën që i bënë atentatin, autorët me uniforma policie, përdorën një pajisje që bllokojnë kamerat. Atë ditë personi që u godit, ka qenë në një drektë, pak i dehur, nuk e ka hapur celularin dhe nuk ka parë që kamerat nuk punonin.

Në rastin konkret, mundësia më e madhe është që të kenë përdorur një pajisje të tillë, që aktivizohet dhe bllokon sinjalin e kamerave.

Mendoj se edhe kjo ngajrje do të mbetet pa autor, nuk u gjet kush rrëmbeu Stafukën dhe shumë ngjarje të tjera. Me këtë armiqësi dhe këto kundërshtarë, e kishte të pamundur. Sot jemi fiks në situatën e famshme të Marquez, kronikë e një vdekje të paralamëruar. Ishte ultimatum dhe jo paralajmërim. Janë bërë të gjithë lëvizjet e mundshme, përpjekjet për at gjetur vendodhjen e tij dhe në të dyja rastet e kanë goditur në banesë.

Dyshimii tjeër, si e morën vesh kaq shpejt autorët? Këtu vijmë te pjesë tjetër. E morën info se kishin kanale të forta, apo ata që e strehonin mund të jenë vënë nën trysni dhe ta kenë shitur? Kjo mbetet pjesë e hetimit, por ne nuk do ta marrim vesh këtë ngjarje për një kohë të gjatë.

Më tej, me gjithë backgroundin e Gentian Bejtjas, është akuzuar për goditjen e disa nga figurave më të mëdha që ka bota e krimit të organizuar”, tha Hoxha. 

Para

Familja nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë/ Zbardhen detaje nga horrori në Krujë: Ka hyrë në tualet dhe ka lindur… 

Pas

E mbështolli me qese dhe e hodhi në lumë, gjendet trupi i foshnjës së porsalindur 

Nga Kategoria

Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa
Aktualitet

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.3k
Vrasësi “famëkeq” i taksive që u arrestua në Korenë e Jugut, del FOTOJA e Ervin Shahinit 
Aktualitet

Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në Tiranë?

18.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!
Aktualitet

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k
Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!
Aktualitet

Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.4k
Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

13.11.2026
10.4k
Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

18.11.2026
10.4k
Burgu e zgjidh këtë punë! Kontrolli zbulon shkeljen, nafta u shit 33% më lirë për të shmangur taksat (Dokumenti)

Albpetrol po e dorëzon Gorishtin mes rënies së prodhimit! Fituesi amerikan me 14.7 milionë dollarë detyrime dhe zero të ardhura

15.11.2026
10.4k
Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit dhe 3 të tjerë! Zbardhet skema

13.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.