E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

A do të jetë bota gati për pandeminë e ardhshme? 

Korrieri nga Korrieri
06.04.2024
në Botë, Slider
A A
A do të jetë bota gati për pandeminë e ardhshme? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Muajin e kaluar, zyrtarë nga 194 vende u mblodhën në një takim për të diskutuar dhe rënë dakord mbi një plan global sesi të përballemi një kërcënim të njohur si “Sëmundja X”. Emri i koduar, i referohet sëmundjes ende të panjohur që pritet të pllakosë një ditë mbarë botën, në një përsëritje të Covid-19, apo që mund të shkaktojë ndoshta dëme edhe më të mëdha.

Kjo frikë, ka nxitur deri më sot zhvillimin e 9 raundeve negociatash ndërkombëtare të vështira mbi tekstin e traktatit të parë të pandemisë në botë, për të cilin duhet duhet të arrihet një konsensus përpara mbledhjes në maj të asamblesë vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Marrëveshja synon të ndihmojë qeveritë, institucionet dhe popullsinë që të shmangin gabimet e bëra gjatë pandemisë së Covid -19. Po mbërritja në atë pikë po shkakton ndarje të mëdha. Në bisedimet që janë zhvilluar online dhe fizikisht në Gjenevë, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme po bëjnë presion ndaj vendeve të pasura dhe kompanive farmaceutike, që të shkojnë shumë më tej sesa kanë bërë më parë në ndarjen e burimeve shëndetësore që shpëtojnë jetë njerëzish.

Disa konservatorë në SHBA por dhe më gjerë, pretendojnë se traktati tashmë është shumë i zgjeruar. Kur raundi i fundit i bisedimeve u mbyll pa ndonjë marrëveshje më 28 mars, Fox Neës raportoi:”Sëmundja X:Kritikët thonë se me traktatin e OBSH, administrata Biden po e shet sovranitetin e SHBA-së”.

Ndërkohë tensionet gjeopolitike në rritje midis vendeve të fuqishme dhe ndryshimet politike brenda disa prej tyre, kërcënojnë që të hedhin në erë synimet e traktatit. Në qendër të polemikave është drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili mbetet i bindur se në fund vendet do të bien dakord mbi disa versione të marrëveshjes.

“Ata e dinë se kush dëshiron çfarë. Ndaj është koha që tani të kemi një marrëveshje”-thotë ai. Por analistët janë të shqetësuar se marrëveshja historike, më ambiciozja nga një numër nismash për të përmirësuar gatishmërinë ndaj pandemisë, mund të mos konkretizohet.

Dhe një rezultat i tillë do të dëmtonte përpjekjet më të gjera për të korrigjuar dështimet serioze të monitorimit, reagimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, që shkaktuan miliona vdekje dhe dëme të rënda ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga Covid-19.

“Unë shpresoj që përvoja e pandemisë t’u kujtojë njerëzve se kur ndodhin këto ngjarje, sigurisht në atë shkallë të madhe, ato shndërrohen në shqetësime reale për sigurinë globale”- thotë Richard Hatchett, kreu ekzekutiv i Koalicionit Ndërkombëtar për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI).

“Kur sëmundjet infektive dalin jashtë kontrollit vihet në rrezik siguria shëndetësore, ekonomike dhe madje edhe ajo kombëtare”- thekson ai. Prandaj vendet duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të riparuar arkitekturën e sistemit shëndetësor në botë, në vend se të harrojnë mësimet që morëm nga Covid-19, thotë Ashley Bloomfield, ish-zyrtare e shëndetësisë në Zelandës së Re, aktualisht bashkë-drejtuese në OBSH e një negociate paralele globale për të ndryshuar Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit.

Përgjigjet ndaj shpërthimeve pandemike të sëmundjeve, kanë qenë historikisht një cikël paniku dhe neglizhence. “Kjo është pjesë e strategjisë sonë të mbijetesës. Mbi pandemitë ka pothuajse një amnezi kolektive globale”- shprehet ajo, teksa shton se për fat të mirë ka një shkallë të madhe angazhimi nga shtetet.

“Ato e njohin përgjegjësinë e tyre, dhe momenti për të marrë masa parandaluese është pikërisht tani”- shton më tej Bloomfield. Për sa kohë që njerëzit janë gjithnjë të rrethuar nga sëmundjet infektive, pandemia e ardhshme ka qenë një çështje kohe dhe jo dileme nëse do të shfaqet apo jo.

Megjithatë pandemia e Covid-19, theksoi se shumë faktorë rreziku janë më të mëdhenj sot se në çdo periudhë tjetër të historisë. Bota popullohet sot nga më shumë njerëz, që jetojnë më dendur dhe që udhëtojnë më shumë. Këto tendenca, plus një bujqësi dhe blegtori gjithnjë e më intensive, dhe një tregti kafshësh e pakontrolluar si duhet, e kanë rritur rrezikun e sëmundjeve zoonotike, ku patogjenët transmetohen nga kafshët te njerëzit.

Kërcënimet zoonotike kanë qenë prej kohësh me ne – sëmundjet e tërbimit dhe salmonelës janë dy shembuj – dhe ato përbëjnë jo pak sëmundje infektive të sapo-identifikuara dhe disa nga kërcënimet më shqetësuese shëndetësore të kohëve të fundit, si virusi Ebola që shkaktoi një epidemi në Afrikën Perëndimore në vitin 2014.

Këta faktorë, të kombinuar me përvojën e hidhur të Covid-19, sollën edhe lindjen e idesë së një traktati ndërkombëtar mbi gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë. Në një artikull të përbashkët të botuar në marsin e vitit 2021, mbi 20 e ca liderë të vendeve të botës, duke përfshirë atë të Britanisë, Francës, Afrikës së Jugut dhe Indonezisë, propozuan një marrëveshje për të “nxitur një qasje ndër-qeveritare dhe e të gjithë shoqërive”.

Qëllimi i tyre ishte përmirësimi i bashkëpunimit global në i sistemeve të alarmit, shkëmbimin e të dhënave dhe kërkimit shkencor, si dhe prodhimin dhe shpërndarjen e “kundërmasave” shëndetësore si vaksinat, ilaçet, diagnostikimi dhe pajisjet mbrojtëse personale.

Sigurisht edhe nëse përfundon së hartuari dhe miratohet, traktati mbi pandeminë do të përbënte një detyrim etik dhe jo ligjor për shtetet. Kërkesat e tij specifike për financim janë të kufizuara, dhe nuk do të përmbajnë një mekanizëm për t’i mbajtur vendet përgjegjëse për shkeljen e tij.

Por drafti aktual, ka ngjallur akuza se po tentohet një rrëmbim i pushtetit të OBSH-së, pavarësisht mohimit të kësaj akuze nga kjo e fundit. Po ashtu, draft-marrëveshja ka ringjallur kritikat nga njerëzit që janë në përgjithësi dyshues ndaj institucioneve shumëpalëshe.

Nga ana tjetër një burim i madh mosmarrëveshjesh, ka qenë mbi zbulimin dhe shkëmbimin e informacionit rreth patogjenëve të rinj. Grupi për Barazinë, i përbërë nga vende aziatike, afrikane dhe të Amerikës Latine, kërkon rregulla më të forta.

Kjo do të përfshinte edhe kompanitë farmaceutike, të cilat duhet të ndihmojnë në financimin e monitorimit të patogjenëve të rinj, gjë që do të përshpejtonte përpjekjet për zhvillimin e vaksinave. Informacioni gjenetik do të shpërndahej përmes një mekanizmi të njohur si Sistemi i Qasjes dhe i Ndarjes së Përfitimeve nga Patogjeni (PABS).

Por ky propozim, ka hasur në kundërshtimin e fortë të industrisë farmaceutike. “Në negociata, ekziston në mënyrë të nënkuptuar kërcënimi se nëse nuk paguani, ata nuk do ta ndajnë informacionin”- thotë Thomas Cueni, kreu në largim i Federatës Ndërkombëtare të Prodhuesve dhe i Shoqatave Farmaceutike.

“Dhe kjo do të ishte si ta qëllosh veten në këmbë. Fitimi i parave nga qasja tek patogjenët është diçka e ndaluar”-thekson ai. Kompanitë farmaceutike janë të gatshme të ndihmojnë në përmirësimin e aspekteve të gatishmërisë ndaj pandemisë. Por ajo dëshiron të shmangë heqjen dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale për vaksinat, pasi të drejtat ekskluzive për barnat janë themeli i modelit të tyre të biznesit.

Në vend të kësaj, Cueni propozon ruajtjen e bashkëpunimit vullnetar. Kjo do të përfshinte shkëmbimin e informacionit midis kompanive që zbulojnë vaksina, dhe prodhuesve të mëdhenj të ilaçeve gjenerike që mund t’i prodhojnë ato në masë, siç është Instituti i Serumit në Indi. Negociatat përfundimtare, do të jenë një provë nëse vendet mund të lënë mënjanë grindjet dhe bëhen bashkë për të mirën e përbashkët.

Para

“Mos konsumoni cigare elektronike”, ISHP del zyrtarisht kundër produkteve moderne të duhanpirjes 

Pas

FOTOT/ Fatos Nano hedh pas krahëve problemet me shëndetin, shfaqet në gjendje të mirë 

Nga Kategoria

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)
Aktualitet

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh
Aktualitet

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete
Botë

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.4k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.