E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Si dështoi plani 500 mijë euro për të vrarë Ardian Nikulajn në 2021. Vrasësit nga Nikla informuan biznesmenin 

Korrieri nga Korrieri
09.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Si dështoi plani 500 mijë euro për të vrarë Ardian Nikulajn në 2021. Vrasësit nga Nikla informuan biznesmenin 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Duke iu referuar një dosje të policisë britanike Top Channel tregoi të dielën, burimin e parave të përdorura nga një grup kriminal shqiptarë në Birmingem në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ai u vra me para të përfituara nga prostitucioni dhe vjedhja e parave nga kartat e bankës të klientëve në një lokal nate. Për herë të parë nga burime zyrtare të cilat po hetojnë këtë krim, sot Top Channel do të tregojë se përpjekjet për të eleminuar Ardian Nikulajn datojnë dy vite përpara datës 19 Prill 2023 kur ai të vritej.

Informacionet e mbledhura deri më tani nga agjencitë ligj-zbatuese shqiptare, tregojnë se ky grup kriminal shqiptarë në Angli, me një potencial financiar të lartë, u vu në kontakt me njerëz të botës në Nikël në vitin 2021.

Ata vunë në dispozicion 500.000 euro për një vrasës me pagesë i cili duhet të merrte përsipër vrasjen e Ardian Nikulajt.

Njeriu i botës së krimit në Nikël, tashmë i kërkuar nga SPAK, u tha se nuk mund ta merrte përsipër këtë porosi të mirë-paguar, pasi shënjestra Ardian Nikulaj ishte tejet e vështirë për ta ekzekutuar.

Një prej anëtarëve të bandës së killerave në Nikël i çon fjalë Nikulajt për ofertën e bërë për kokën e tij.

Kjo bëri që biznesmeni Nikulaj të shtonte masat e sigurisë kur lëvizte nga një destinacion në tjetrin, por jo brenda hotelit ku qëndronte pjesën më të madhe të kohës. Në të tilla kushte kur asnjë vrasës me pagesë në Shqipëri nuk e merrte përsipër ekzekutimin e Ardianit , porositësit e vrasjes nuk hoqën dorë për ti shkuar deri në fund planit. E mirë-menduan planin e ri duke përfshirë shtetas jo shqiptarë.

Fillimisht siguruan në Angli ekzekutorin. Ai ishte portugezi me vendbanimin në Londër Ruben Saraiva me lidhje në botën e krimit të atjeshëm. Më pas rekrutuan katër britanikët Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgerman të cilët u sollën në Shëngjin me detyra të përcaktuara, mbajtën nën survejim të shënjestrës në hotelin pronë e tija.

Ditën e vrasjes siç shihet nga këto pamje, Harry Simpson luan bilardo dhe ushqehet bashkë djalin e Ardianit duke mos e ditur se ai përmes gjesteve njoftoi Ruben Saraivën të hynte në hotel e ia vrarë babanë. Në dosjen e prokurorisë së Lezhës, është faktuar me prova se ky plan kishte si organizator në terren Edmond Haxhinë, që nga blerja e motorit në Tiranë ku ai ishte bashkë me ish të fejuarën dhe Ruben Saraivën.

Sikurse në largimin me një automjet Volsvagen Golf të Saraivës në drejtim të Kapshticës. Të martën e 30 korrikut një gjykatë në Londër do të vendosë nëse Edmond Haxhia dhe katër britanikët, që të gjithë të arrestuar në shtetin ishull, do të ekstradohen nga Anglia për tu përballuar me akuzat për vrasje në Shqipëri./TCH

Para

SPAK sekuestron pasuri të drejtorëve në Dosjen 5D

Pas

Investimi i Kushner në Sazan, Rama: Kemi nevojë për super luks

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.