E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Skandali me kreditë, Gent Sejkon e presin prangat? GJKKO urdhëron thellimin e hetimit pas vetëflijimir të Pal Trashajt, lidhjet nepotike në Bankën e Shqipërisë

Korrieri nga Korrieri
11.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Gent Sejko ua bëri “autostradë”, kërkohet ndërhyrja e SPAK për bandën e mikrokredive, BSH pjesë e zhvatjes
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mediat publikuan sëfundmi një investigim ekskluziv ku zbuloheshin fijet që lidhnin interesat që shkaktuan skandalin e mikrokredive në Shqipëri. Këto fije të lidhura mes Guvernatorit të Bankës Gent Sejko, Ministrit të Drejtesisë Ulsi Manja dhe prokurorit Arben Kraja dëshmonin qartë mungesën e përgjegjësisë, neglizhencën dhe lidhjet nepotike që bënë të mundur që skandali i mikrokredive të zvarritej sa në zyrat e SPAK, Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Tiranës. Këto vonesa të qëllimshme ose jo, zgjatën agoninë e mijëra shqiptarëve që ishin peng i një skeme të kredive të këqija dhe që u detyruan të paguanin shumëfish, tu sekuestrohej prona, apo dhe më rëndë si vetëvrasja tragjike e Pal Trashaj.

Sot Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të hetojë me themel skandalin e zhvatjes me mikrokreditë duke e vënë para përgjegjësisë institucionin hetimor ta hetojë me seriozitet. Fakt është që veç trajtimit sipërfaqesor të këtij skandali pakkush nga politika apo media është ndalur të flasë hapur dhe të thotë të vërtetën. Arsyet dhe interesat pse e vërteta fshihet nuk kanë nevojë për shumë shpjegime. Skema nepotike me të cilën është ndërtuar dhe funksionon administrata e Bankës së Shqipërisë (jo vetëm në epokën e Sejkos) tregon qartë “qokat” që bëhen për politikën nga një institucion që duhet të jetë i pavarur. Kjo duket të jetë dhe arsyeja pse sot nuk gjen deklarata as nga opozitarët për skandalin e mikrokredive.

E deri sa opozita të kuptojë se morali është rruga e vetme që të çon tek mbështetja popullore, po ripublikojmë në FB investigimin për rrjetën nepotike përgjegjëse për skandalin e mikrokredive.

Investigimi i VNA.al i publikuar ditën e djeshme

Hetimi për abuzimet e mbi 30 mijë qytetarëve me skemat e mikrokredive ka nisur që më shkurt të vitit 2020, por Prokuroria e Tiranës ka vendosur të lëshojë masat e arrestit 4 vjet më pas. Në një kallzim që ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë në Prokurorinë e Tiranës, thuhet se gjatë kohës së hetimeve zhvatja ndaj qytetarëve është zgjeruar dhe sofistikuar, duke arritur deri në marrjen e pronave të qytetarëve që kishin mbetur debitorë për vlera qesharake.

Një investigim i BIRN një ditë më parë tregoi rrugën që kishte bërë hetimi i kallzuar fillimisht nga ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj:

* Në shkurt të vitit 2020 dërgohet kallëzimi nga Etilda Gjonaj;

* Në vitin 2021 çështja dërgohet për kompetencë të SPAK nga dy prokurorët Arben Agovi dhe Ndini Tavani;

* Po këtë vit SPAK e kthen sërish në Prokurorinë e Tiranës për moskompetencë. Në krye të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në atë kohë ishte prokurori Arben Kraja.

* Në prill 2024 një kallzim i bërë nga qyetarët disa muaj më parë për çështjen e mikrokredive pranë prokurorit Leonard Filopati dërgohet për hetime në SPAK i cili tashmë ka drejtues Altin Dumanin. Hetimi kërkon të verifikohen nëse ka shpërdorim detyre nga ana e guvernatorit Gent Sejko.

* Këtë herë dosja nuk kthehet më mbrapsht dhe SPAK deklaron zyrtarisht se është në fazën e hetimeve paraprake.

* Pas kësaj lëvizjeje, dy prokurorët që mbanin prej vitesh çështjen në sirtar dalin me një vendim dhe kërkojnë masa sigurie për 9 persona të përfshirë në skemën MCA-Final.

* Dy javë më pas ministri Ulsi Manja kallzon në prokurorinë e Tiranës 14 persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë, mes të cilëve administratorë dhe përmbarues.

Disa pyetje që lindin natyrshëm janë se si ka mundësi që Ministria e Drejtësisë të presë që përmbaruesit të tjetërsojnë mijëra prona dhe të mos marrë masa për t’i hequr licencën, por pasi MCA dhe Final sekuestrohen vendos të bëjë kallzimin penal?

Si ka mundësi që disa përmbaruesve të kallzuar iu është hequr licenca 1 vit më parë për shkelje të natyrës penale, por kallzohen penalisht pas 1 viti?

Si ka mundësi që SPAK njëherë deklaron mos kompetencë për të hetuar aferën, qoftë dhe si grup i strukturuar kriminal apo si korrupsion dhe kur ka në krye një tjetër drejtues nis hetimet dhe e merr në shqyrtim çështjen?

Çfarë kanë të përbashkët Ulsi Manja dhe Arben Kraja? Sepse në bazë të deklaratave të pasurisë së të dy zyrtarëve të lartë, vihet re se të dy kanë bashkëshortet të punësuara si përgjegjëse sektori në Bankën e Shqipërisë.

Të gjitha këto pikëpyetje meritojnë një përgjigje që e vërteta të dalë në shesh, përgjegjësit para drejtësisë dhe fatkeqësia e mijëra familjeve shqiptare me këtë skemë gllabëruese të marrë fund. Rasti i Pal Trashaj duhet të jetë këmbanë alarmi për të gjithë ata që mbyllën sytë e veshët para tragjedisë që luhej live në kurriz të shqiptarëve.

Para

Spanjë- Belgjikë- Dubai, Kryeprokurorja italiane jep alarmin mbi mafian shqiptare

Pas

A ishte nepotizmi në Bankën e Shqipërisë dhe lidhjet e Gent Sejkos që fundosën mijëra familje shqiptare me kreditë mashtruese?

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.