E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush janë Hajri dhe Edison Elezaj , bossët e ujit Lajthiza , emra të njohur për policinë, 32-vjeçari plagosi 3 persona te Savoy Garden dhe ia mbathi, kush e ndihmoi

Korrieri nga Korrieri
23.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Kush janë Hajri dhe Edison Elezaj , bossët e ujit Lajthiza , emra të njohur për policinë, 32-vjeçari plagosi 3 persona te Savoy Garden dhe ia mbathi, kush e ndihmoi
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kush janë Hajri dhe Edison Elezaj , bossët e ujit Lajthiza , emra të njohur për policinë, 32-vjeçari plagosi 3 persona te Savoy Garden dhe ia mbathi, kush e ndihmoi

Familja Elezaj, pronarë të ujit “Lajthiza” janë bërë kryefjalë në media ditën e sotme, pasi një nga djemtë problematikë, Edison Elezaj, u është rikthyer telasheve të vjetra.

Edison Elezaj ishte i pranishëm në një festë që po zhvillohej në “Savoy Garden”, në një restorant luksoz pranë kompleksit Delijorgji në kryeqytet. Ai ka nxjerrë armën e llojit “TT” që mbante pa leje dhe ka qëlluar tre herë, duke lënë të plagosur tre anëtarë të së njëjtës familje, dy vëllezërit Pengili dhe motrën e tyre, Elona Pinari.

Kush janë Hajri dhe Edison Elezaj , bossët e ujit Lajthiza , emra të njohur për policinë, 32-vjeçari plagosi 3 persona te Savoy Garden dhe ia mbathi, kush e ndihmoi

Të plagosurit janë dërguar në një spital privat në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Elezi është shpallur në kërkim.

Mirëpo, fakti që policia ka dalë në përfundime pa pasur as autorin e ngjarjes dhe as armën me të cilën është kryer plagosja, tregon shumë për influencën e një familjeje biznesmenësh që nuk e ka për herë të parë përballjen me autoritetet.

Edison Elezaj u fut i armatosur në restoranin e VIP-ave Savoy Garden dhe pas sherrit plagosi tre persona, çfarë nuk u tha nga ngjarja tronditëse në Tiranë

Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës bënte me dije se arma është shkrepur në mënyrë të pavetëdijshme, por ku u bazuan?

Fakti që arma ka qëlluar tre herë, e hedh menjëherë poshtë alibinë ‘pavetëdijshme’, sepse askush s’ka si qëllon pa vetëdije tre herë.

Pas raportimeve të mediave, Policia e Shtetit reflektoi dhe shpalli në kërkim Edison Elezaj, duke theksuar dhe akuzën që në njoftimin e parë mungonte, “plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;

Brenda pak orësh, plagosja në mënyrë ‘të pavetëdijshme’, u bë ‘e rëndë me dashje’, sërish pa sqaruar rrethanat që i kanë bërë autoritetet që të dalin në këtë përfundim.

A janë marrë në pyetje të ftuarit në festën ku për pak ndodhi tragjedia?

Tashmë pistoleta pritet t’i nënshtrohet ekspertizës, ndërsa në pranga janë vënë dy persona të tjerë, A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., që akuzohen se kanë fshehur armën e krimit.

Megjithatë kjo nuk është hera e vetme që na ka njohur me djemtë problematikë Elezi.

Në vitin 2019, Edison Elezi kur ishte 27 vjeç u përplas me Altin Isarajn, villain e ish-Drejtorit të Transportit Rrugor Arben Isaraj që ka qenë gjithashtu deputet i Partisë Socialiste, por dha dorëheqjen dhe u tërhoq nga karriera politike, pas ndalimit të vëllait të tij për dy vepra penale. Ngjarja ndodhi në zonën e kompleksit luksoz “Rolling Hills”.

Isaraj ndodhej në një makinë tip ‘Bentley’ me targa AA001 bashkë me dy djemtë e biznesmenit Elezaj dhe në konflikt e sipër, ka qëlluar me armë në ajër. Në atë kohë, Isaraj u vu në pranga pasi përveçse qëlloi me armë, theu dhe masën “arrest shtëpie”.

Një tjetër rast është ai i vitit 2012.

Edison Elezaj ishte vetëm 19 vjeç kur u vu në pranga, në një kohë që babai i tij, Hajri Elezi ishte në kërkim. Shkak u bë një aksident i rëndë, ku edhe vetë mbeti i plagosur. Teksa drejtonte mjetin “Benz”, me targë 507 KS 894, te kryqëzimi i Mistrisë së Arsimit, u përplas me mjetin “Benz”, me targë TR 3372 M, të drejtuar nga Prek Mirashi. Pas kësaj përplasjeje Elezaj humbi kontrollin, duke u përplasur me pemët dekorative dhe me shtyllat e ndriçimit, kangjellat metalike mbrojtëse të trotuarit dhe më pas është përplasur tek një mjet i parkuar. Si pasojë e këtij aksidenti u dëmtua pasagjeri që udhëtonte me Elezajn, Gent Spahiu, 30 vjeç, kushëriri i Elezajt dhe vetë Elezaj.

Përse Hajri Elezaj ishte shpallur në kërkim?

Hajri Elezaj, pronari i kompanisë së naftës “Euroil” dhe i ujit “Lajthiza” u dënua me 6 muaj burg, pasi rezultoi i përfshirë në skandalin e kontrabandës së naftës Virgin. Elezaj u gjet fajtor për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”, ndërsa për sa i përket akuzave të ngritura nga prokurorja Danjela Sula, “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Largim i të burgosurve nga vendi i qëndrimit”, Elezaj është shpallur i pafajshëm.

Për skandalin e kontrabandës së naftës virgin, gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm menaxherin e kompanisë “Euroil” Bledar Rama si dhe të pandehurin tjetër Dashamir Kasaj.

Për çfarë bën fjalë kjo dosje?

Bëhet fjalë për një sasi prej 200 tonë naftë virgin, e cila paraqitej se eksportohej në Gjermani, Itali dhe në pesë shtetetë të tjera por në fakt në asnjë rast nuk është bërë ndonjë dërgesë e tillë. E gjithë sasia është grumbulluar në depozitat e kompanisë Euroil që administrohej nga Hajri Elezi dhe më pas sasia e naftës shpërndahej në pika karburanti ku dhe shitej me çmimin rreth 80 lekë të reja. Nafta e pa përpunuar virgin hidhej në depozitat e karburanteve dhe më pas tregtohej tek drejtuesit e mjeteve.

Nëpërmjet kësaj skeme Hajri Elezaj, arriti të fitonte rreth 1.2 milion euro falë rimbulsimit të TVSH, për shkak se e raportonte naftën sikur e eksportonte jashtë shtetit.

Kush janë Hajri dhe Edison Elezaj , bossët e ujit Lajthiza , emra të njohur për policinë, 32-vjeçari plagosi 3 persona te Savoy Garden dhe ia mbathi, kush e ndihmoi

Etiketat: arjan dushajdardan zalliedison elezajhajri elezajplagosjeSavoy garden
Para

Edison Elezaj u fut i armatosur në restoranin e VIP-ave Savoy Garden dhe pas sherrit plagosi tre persona, çfarë nuk u tha nga ngjarja tronditëse në Tiranë

Pas

Shkollë vrasësis Made in Albania!! “Daku” në Spanjë për vrasjen e bosit shqiptar të drogës

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

29.09.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

13 burra pas Vlora Hysenit

29.09.2026
10.4k
BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.