E diel, 22 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shkollë vrasësis Made in Albania!! “Daku” në Spanjë për vrasjen e bosit shqiptar të drogës

Korrieri nga Korrieri
23.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Shkollë vrasësis Made in Albania!! “Daku” në Spanjë për vrasjen e bosit shqiptar të drogës
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Detaje të reja janë mësuar lidhur me aktivitetin e “Dakut” në Ibiza të Spanjës, atje ku edhe u vendos në pranga. Mediat spanjolle raportojnë se 47-vjeçari Leonard Luzi kishte një mision: të krijonte një shkollë vrasësish shqiptarë në Ibiza. Sipas të njëjtit burim, shqiptari, i cili ishte shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ishte vendosur në Spanjë për të marrë pjesë në vrasjen e një “bosi” të një grupi rival të trafikut të drogës. Megjithatë, nuk bëhen me dije detaje të tjera dhe as emri i shënjestrës që i ishte dhënë Dakut, aq më pak porositësi i vrasjes. 

“Ky i arratisur i përket një organizate kriminale, e cila është e specializuar në kryerjen e krimeve të rënda kundër njerëzve dhe roli i tij ishte rekrutimi i anëtarëve të grupit dhe udhëzimi i tyre për të kryer vrasje. Hetimi në Spanjë filloi pasi u zbulua nga agjentët që kishin zbuluar lidhjet e tij me një bandë droge. Ai kishte udhëtuar drejt vendit tonë për të planifikuar vrasjen e një bashkatdhetari nga një bandë rivale. Është konsideruar tejet i rrezikshëm,”-bëjnë me dije mediat spanjolle. 

Por nuk ndalen me kaq!

Sipas informacioneve të marra nga agjentët që prej kohësh mesa duket e kanë ndjekur aktivitetin e shqiptarit, roli i tij ishte kontakti i drejtpërdrejtë me “financierin e vrasjes”, e më pas transmetonte urdhrat tek anëtarët e grupit që ai kishte nën kontroll. Por fokusi kryesor ishte tek rekrutimi i anëtarëve të rinj, caktimi i misioneve për secilin lidhur me mënyrën sesi do të kryenin vrasjet. Kështu, nëpërmjet komunikimeve të tij, ai u zbulua dhe ndodhej në Ibiza dhe u arrestua.

Por kush është “Daku”?

Leonard Luzi, i njohur me pseudonimin “Daku” u vendos në pranga më 18 korrik nga autoritetet spanjolle pasi ishte shpallur në kërkim për atentatin që nuk u finalizua kurrë ndaj Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt. Pas ekstradimit pritet t’i bashkohet në qeli Amarildo Xhanej Nikollit që gjithashtu u arrestua teksa ishte nisur të vriste Hajrullën. Sipas SPAK, eleminimi i Hajrullës dhe Matodashajt në Vlorë, do të bëhej për tu hakmarrë ndaj vrasjes së Erigert Zejnos dhe për dominimin e tregut të lojërave të fatit. Sipas SPAK, Leonard Luzi (Zejno) është kushëri nga ana e babait me shtetasin Erigert Ferik Zejnon dhe është paguar nga një person, që deri më tani nuk është identifikuar me emër, për të eliminuar fizikisht Matodashajn e Hajrullën. Për kokën e Hajrullës do të jepeshin 500 mijë euro. Në rrëfimin e bërë nga Nikolli flitet për një person që jeton në Dubai dhe që kërkonte me vendosmëri eliminimin e ‘Sakatit’. Bisedat mes Luzit e Nikollit zbulojnë dhe emrin i një personazhi të rëndësishëm të krimit në qytetin e Shkodrës. Ata flasin për një “Dorian”, që për hetuesit, dyshohet se është Dorian Duli. Por të jetë Duli personi që jeton në Dubai dhe kërkon eliminimin e Hajrullës? Një tjetër e dhënë për Luzin është zbuluar nga kunata e Nikollit, Alda Nikolli, e cila në një rrëfim për Top Channel u shpreh se i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani kishte dashur t’i vendoste ‘gjobë’ dhe “Dakut”.

Etiketat: dakuLeonard luzi
Para

Kush janë Hajri dhe Edison Elezaj , bossët e ujit Lajthiza , emra të njohur për policinë, 32-vjeçari plagosi 3 persona te Savoy Garden dhe ia mbathi, kush e ndihmoi

Pas

“Jam Pjerini, më duhen 15 000 euro!” Si u mashtrua biznesmeni nga Lezha

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Leku po rikthehet fuqishëm! “Tronditet” Euro

Euro “rrokulliset” përsëri dhe i afrohet shumë afër kufirit të 90 lekëve!

18.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Veliaj kërkon të marrë pjesë në proces, por justifikon mungesën me gjendjen shëndetësore. SPAK: Kërkoi të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së

18.11.2026
10.4k
Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

18.11.2026
10.4k
Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit

Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit

19.11.2026
10.4k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.