E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndryshon Kodi i Punës, punonjësit 2 ditë më shumë pushim

Korrieri nga Korrieri
30.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Ndryshon Kodi i Punës, punonjësit 2 ditë më shumë pushim
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një ndryshim i bërë në Kodin e Punës është cilësuar si lapsus nga Kuvendi i Shqipërisë. Në seancën e kaluar plenare, u bë një ndryshim në Kodin e Punës, ku shkruhej se me ndryshimet e reja do të shkurtoheshin më pak se 1 javë pushime. Sipas projektligjit të miratuar, punonjësit do të përfitonin 6 ditë më pak pushime në vit: Pushimet vjetore për punëdhënësit, nga 4 javë kalendarike (28 ditë), bëhen 22 ditë kalendarike. 

Pra 6 ditë më pak!

I kontaktuar nga “Top Channel”, Kuvendi i Shqipërisë, sqaroi se ka bërë një gabim terminologjie duke ndryshuar termin “22 ditë kalendarike” në “22 ditë pune”. Gabim që është korrigjuar sipas tyre! 

SQARIMI: Ndryshon Kodi i Punës, punonjësit 2 ditë më

“Ishte 4 jave kalendarike u bë 22 ditë pune. E bëmë me ditë për ti dhënë kuptim qëllimit që nëse punëmarrësi kërkon dy ditë a tre ditë nga leja të ketë sens llogaritja kur leja është me ditë jo me javë. 4 javë kalendarike janë 28 ditë. 22 ditë punë janë pa llogaritur të shtunë, të diel ose nga e hëna në të premte. 22 plus 4 fundjava, të diela dhe të shtuna, domethënë 8 ditë, janë 30 dite. Me ndryshimet në Kodin e Punës, punonjësve u kemi shtuar 2 ditë,”- sqaron Kuvendi.

Sipas projektligjit të miratuar, punonjësit do të përfitojnë 22 ditë pushime (duke shtuar edhe fundjavën që është pushim). Por ngatërresa që është bërë në terminologjinë e Kuvendit ka shkaktuar reagime. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë doli në një reagim zyrtar duke paralajmëruar edhe protesta kombëtare nëse Kuvendi nuk bën ndryshimet në projektligj. Por mesa duket nuk do të ketë nevojë pasi ndryshimi është korrigjuar! Sipas Kodit aktual të punës, në Shqipëri janë 20 ditë pune leje vjetore, apo 28 ditë kalendarike. Me 32 ditë pushimi në vit, shqiptarët renditen në mesataren e vendeve të Europës. 

Projektligji u dorëzua në Kuvend më 16 qershor të këtij viti. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen mori në shqyrtim dhe diskutoi projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7961, date 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë””, si nismë e deputetëve Agron Duka dhe Fatmir Mediu.

Qëllimi i projektligjit:

Konkretisht, në nenin 93, pika 3, të Kodit të Punës në fuqi, parashikohet se: “Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje. Ky ndryshim konsiston në heqjen e kufizimit, që askush nuk mund të përdorë pjesërisht lejen e zakonshme jo më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje.Objektivat që synohen të arrihen, ndikimi ekonomik e social Kufizimi për të marrë pushimet vjetore jo më pak se një javë, nuk ekziston pothuajse në asnjë prej vendeve, jo vetëm evropiane. Kodet e punës krijojnë fleksibilitet maksimal për punonjësit, për të përdorur ditët dhe pushimet vjetore edhe nëse është një ditë, nëse punonjësi e konsideron të dobishme përdorimin e asaj dite për pushime. Studimet tregojnë se fleksibiliteti përmirëson mirëqënien e punonjësve. Punonjësit që ndihen sikur kanë kontroll mbi ekuilibrin e tyre të punës dhe kohës së lirë, kanë më shumë gjasa të jenë të lumtur dhe produktivë. Fleksibiliteti i shtuar në përdorimin e pushimit vjetor i lejon punonjësit të marrë pushim kur ka nevojë, qoftë për pushime, një emergjencë familjare, apo thjesht për të rimbushur energjitë e humbura nga lodhja apo çështje të ndryshme familjare. Fleksibiliteti i ditëve të pushimit rezulton në punonjës që janë të kënaqur me punën e tyre dhe kanë më pak gjasa të marrin ditë sëmundjeje, ose të largohen nga kompania. Studimet kanë treguar se rritja e fleksibilitetit në përdorimin e pushimit vjetor mund të çojë në rritjen e produktivitetit dhe inovacionit. Përfitime kanë edhe punëdhënësit, pasi rritja e fleksibilitetit në përdorimin e pushimit vjetor mund t’i ndihmojë punëdhënësit të zvogëlojnë kostot që lidhen me mungesën e punonjësve, qarkullimin dhe stresin. Për shembull,një punonjës mund të ketë nevojë të marrë disa ditë pushim për të ndjekur lojën në shkollë të një fëmije, ose për t’u kujdesur për një anëtar të sëmurë të familjes. Me rritjen e fleksibilitetit, ata mund të jenë në gjendje të marrin këto ditë pushimi, pa pasur nevojë të përdorin të gjithë pushimin e tyre njëjavor. Kjo është një mënyrë e mirë për t’u treguar punonjësve, se vlerësojnë ekuilibrin midis punës dhe pushimeve, duke krijuar një mjedis pune pozitiv.

Para

Ahmetaj: Tuneli i Llogarasë, aferë korruptive. U anulua tenderi që fitoi kompania shqiptare, iu dha turkut pas takimeve në Ankara mes…

Pas

U hoq se nuk i dha oligarkëve pronat e ushtrisë? FLET Peleshi

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.